LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do të punojmë sërish bashkë”/ Trump i jep Grenell çmimin 'Game Changer'

7 Nëntor 2021, 16:06, Kosova & Bota CNA
“Do të punojmë sërish bashkë”/ Trump i jep

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka vlerësuar me çmimin ‘Game Changer’ (njeriu që ndryshon lojën) diplomatit amerikan, Richard Grenell.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë e ka vlerësuar diplomatin Grenell si bashkëpunëtorin e tij të shkëlqyer, njeri me guxim të madh dhe një zëdhënës i mirë për të gjithë amerikanët.

Eventi është zhvilluar mbrëmjen e kaluar përmes një ceremonie të veçantë, ku ishte e pranishme edhe aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane, Evi Kokalari.

Fjala e Trump për Grenell
?Ric (Richard Grenell) ishte vërtet një person i guximshëm. Melania (Zonja e parë Melania Trump) kishte përmenduar fjalën guxim. Ric ka guxim të madh. Disa njerëz nuk e kishin atë guxim. Mendova se do ta kishin por jo. Ata u ‘mbytën’. Disa u mbytën si qen dhe disa të tjerë nuk duhej të ishin aty në fillim. Dhe pastaj Ric, kishim edhe disa njerëz të mrekullueshëm. 

Por Ric kishte guxim të jashtëzakonshëm. Ai shkoi atje dhe ‘pastroi shtëpinë’, Jeanine e tha më mirë se çdokush mund ta thoshte, ajo e kupton atë më mirë se shumica, por ai hyri dhe ‘pastroi shtëpinë’ dhe unë isha shumë krenar për të, dhe ishe një gjë e bukur, e mrekullueshme për të parë.

Ne jemi me ju gjatë gjithë rrugës, ne kemi qenë me ju që në fillim. Nuk ka pasur zëdhënës më të mirë, jo vetëm për njerëzit në këtë sallë, por njerëzit në vendin tonë. Kështu që, Ric, dua vetëm të të përgëzoj, je një njeri i veçantë si dhe i fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Dhe ishte një nder të punoja me ju dhe kam një ndjenjë se do ta bëjmë përsëri”. 

 

Lajmet e fundit nga