“Hetoni blerjen e votave"/ Thirrja e fortë e ambasadorëve
Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit E...
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat para selisë blu, dhe deklaroi se zgjedhjet ishin një ?masakër zgjedhore?, se beteja sapo kishte filluar, e të tjera si këto.
Ndërkohë, Basha urdhëroi edhe bërjen e një analize, mbi atë që ai e quan si ?masakër zgjedhore?.
CNA.al ka siguruar raportin e plotë me 16 faqe, të përgatitur nga Partia Demokratike, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit 2021.
Në raportin e siguruar nga CNA.al, PD vijon t?i qëndrojë deklaratave për të ashtuquajturën ?masakër zgjedhore?, ku ndër të tjera thuhet se ?Zgjedhjet parlamentare të 25 Prill 2021 përbëjnë masakrën më të madhe elektorale që nga zgjedhjet e para demokratike në vitin 1991 në Shqipëri. Kjo masakër elektorale u përgatitë dhe u realizua nga qeveria Socialiste në pushtet, në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe Kartës së Kopenhagës. Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit, me mijëra informacione, fakte, grup faktesh dhe dokumentacion, ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve, që provonin sesi Partia Socialiste po zbatonte një projekt kriminal të deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes një masakre elektorale më të madhen në historinë e Shqipërisë?.
Nga ana tjetër në analizë akuzohet Qeveria socialiste, se ?u angazhua në një operacion masiv dhe skemë sistematike në shkallë të gjerë të blerjes së votave, në bashkëpunim me kartelet e drogës dhe bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar, të cilat në shumë raste u morën në mbrojtje nga Policia e Shtetit.?.
Sipas raportit final të përgatitur nga PD, rastet më tipike për këtë skemë u konstatuan në qarqet Elbasan, Shkodër, Durrës, Fier dhe Tiranë.
Gjithashtu, në raport renditen 14 konkluzione që sipas PD tregojnë ?masakrën zgjedhore?:
“Përtej përfshirjes së grupeve kriminale në fushatën zgjedhore dhe operacionit të strukturuar dhe masiv të blerjes së votës, Partia Socialiste në qeveri u angazhua më tej në veprime të paligjshme për përfitime të veta elektorale, ku përfshihen, por pa u kufizuar:
1. Përdorimi i të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, si formë e ushtrimit të presionit ndaj qytetarëve dhe ofrimit të favoreve shtetërore për nevojat që ato mund të kishin. Media publikojë informaconet që përdoreshin nga PS me të dhënat personale të 910,000 qytetarëve, vetëm për qarkun Tiranë;
2. Pagesa e 125 milion eurove të fondeve publike gjatë fushatës elektorale për mijëra familje të prekura nga tërmeti 2019, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin pagesa të përfituara në mënyrë fiktive;
3. Dhënia e koncesioneve të mëdha publike me vlerë qindra miliona euro;
4. Shpenzimi i rreth 120 milion euro nga pushteti lokal i kontrolluar tërësisht nga Partia Socialiste për punë publike gjatë fushatës zgjedhore;
5. Rritja e pagave në vitin elektoral për sektorin publik në një fond rreth 63 milion euro;
6. Punësimi i përkohshëm i rreth 13.000 punonjësve të rinj të shtetit;
7. Disbursimi i hershëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milion euro dhe shtimi i 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike gjatë periudhës së fushatës;
8. Legalizimi i strukturuar në këmbim të votës i më shumë se 10.000 banesave të ndërtuara në mënyrë informale;
9. Operacioni masiv i blerjes së votës, i strukturuar në bashkëpunim me grupet kriminale dhe marrja në mbrotje e tyre nga Policia e Shtetit;
10. Mbyllja e papritur dhe e paprecedent e kufijve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar diasporën e madhe shqiptare dhe pakicën greke që jeton kryesisht në Greqia të vijë për të votuar.
11. Niveli rekord i lartë i prokurimit publik prej 505 milion euro në muajt Nëntor – Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash publike dhe prokurimet, krahasuar me një mesatare vjetore prej 116 milion për të njëjtat periudhë, në 5 vitet e fundit. Kjo shifër në mënyrë disproporcionale më e lartë pasqyron abuzimin me burimet publike nga qeveria Socialiste për përfitime elektorale vetëm 4 muaj para zgjedhjeve të Prillit 2021.
12. Në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me aktet nënligjore të miratuara nga KQZ, ku qartësisht ndalohej dhënia e koncesioneve ose favoreve publike në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve, Qeveria vazhdoi të japë koncesione me vlerë qindra miliona euro, përfshirë por pa u kufizuar në kontratën për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, prokurimin për Portin e Vlorës dhe Portin e Durresi, kontratën per gjurmimin e hidrokarbureve dhe shume te tjera.
13. Qeveria alokoi dhe pagoi përfitimet financiare për foshnjat e porsalindura për të gjithë periudhën 4-vjeçare që nuk ishin paguar në kundërshtim me aktet nënligjore përkatëse.
14. Investigimet zbuluan se si numri i banorëve në një lagje të Tiranës u rrit nga 8.000 në 22.000 nga Nëntori 2020 deri në 5 mars 2021. Në disa raste, janë përdorur kontrata të falsifikuara të qirasë së shtëpive në mënyrë që të rritej në mënyrë fiktive numri i votuesve socialistë në qarkun Tiranë.”-thuhet në raportin e PD.
Po ashtu, Partia Demokratike thekson se ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në zyrat e prokurorisë në rrethe, disa ditë përpara datës së zgjedhjeve, në lidhje me keto krime elektorale.
Më tej, në raport theksohet se kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Kukës, Korçë, Lezhë dhe Vlorë.
Ndërsa, kanë patur performancë më të ulët dhe jo brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër, dhe Tiranë./CNA.al
Ambasadorja Yuri Kim, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit E...
Zgjedhjet e përgjithshme paralamentare të 25 prillit 2021, s...
Nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar, se Partia D...
Ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka folur me...
Një sërë projektesh vijojnë të jetësohen në kryeqytet, duke ...
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kryetari i Par...
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Partia Demokratike regjistro...
Për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, nga dita e sotm...
Eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur mëng...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një letër apo telefonatë pasionante mund të vijë nga një mik...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaryar m...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur mbrëm...
Gjatë një takimi në selinë blu me Lulzim Bashën, ambsadorja ...
Eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se aferat e incenera...
Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha ka nxjerrë zbuluar mas...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklar...
Ish kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli parashikon se...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi u shpreh se m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...