LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avioni që u rrëzua në Vermosh transportonte drogë/ Gjurmët e gishtërinjve “tradhëtojnë” autorët

25 Tetor 2021, 13:09, Kronika CNA
Avioni që u rrëzua në Vermosh transportonte drogë/

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi  është rrëzuar një avion i vogël.

Rreth tre javë pas kësaj ngjarje të veshur me mister, vijnë edhe informacionet e reja.

Sipas Report Tv, në avionin në fjalë, udhëtonin dy shqiptarë, të cilëve tashmë iu janë zbuluar identitetet falë gjurmëve të gishtave që kanë lënë në vendin e ngjarjes.

Është bërë analiza e AND dhe është zbuluar dhe identiteti i tyre.

Dyshimet janë  e përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge gjë që solli dhe rënien e tij.

Ndërkaq, raportohet se organet hetimore  po punojnë edhe për identifikimin e personave që i ndihmuan të largohen pas rrëzimit të avionit në Vermosh me një makinë fuoristradë të bardhë, siç dëshmuan banorët e zonës./CNA.al

Lajmet e fundit nga