LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Astrit Çerma/ Me Dritëro Agollin

13 Tetor 2021, 16:20, Kulturë CNA
Nga Astrit Çerma/ Me Dritëro Agollin

Nga Astrit Çerma

Nuk jam i sigurt në 1974 apo në 1975, por, përpara se të botohej i plot romani i Dritero Agollit ?Njeriu me top?, në revistën ?Nëntori? u botuan disa kapituj të tij.

Ishin 11, që fillonin nga i pari, me gjetien e topit, dhe deri tek i 10 kur Mato Gruda qëllonte kullën e Fizëve, ndërsa i 11 që, me sa mbaj mend, është i 21-ti, kapitulli i fundit, ai që mbyll romanin kur Matua qëllon gjermanët…

Më pëlqeu shumë dhe në vrull e sipër më hipi në kokë ta dramatizoj për teatrin tonë. Por, 10 kapitujt që mungonin ku ti gjeja?… U mundova ?sa andej- këtej? me atë ?budallallëkun? tim të takoja në një farë mënyre Dritëro Agollin, në shtëpinë e lidhjes së shkrimtarëve por nuk munda.

Edhe sado që u mundova në sekretarin e lidhjes së shkrimtarëve dhe në redaksin revistës ?Nëntori? nuk qullosa gjë.. Ata shokët e ?Nëntorit? më thanë prerazi se ? kaq kapituj i kishte sjell? autori, dhe, kur morën vesh se unë po ?gërrmoja? në shtypshkronjë ?me ca marifete? tek rradhitësit, më ?këshilluan? zyrtarisht të mos i fus hundët aty ku nuk më takojnë.

Ndërsa sekretaria e Dritëroit, kur i vajta për herë të dytë , mu sul e ndërkryer se..?as ti e as kush nuk ka të drejtë të merret me një roman që akoma nuk është botuar më vete, i plot, nga autori. Do të mbash përgjegjsi..?.. At?here më shkrepi një ide: Nga..?dramatizim? të romanit, krijmin tim ta quaja ?dramë sipas një..motivi të romanit?.. Ashtu vendosa…

Mora nga romani, motivin e topit, Mato Grudën, italianin Agush dhe krijova dramën ?Hakmarria e madhe? në bazë të..?një motiv? të romanit ?Njeriu me top? të Dritero Agollit.. Por për këtë u bë debat nga këshilli artistik se: “A kisha të drejt ta quaja unë ?dramë? apo jo”?! Dhe më e keqia ishte, se, sipas ironisë të kryetarit të këshillit Ruzhdi. Q.: “Unë e ?titulloja? të tillë vetëm sepse ligji i vlersimit në para i ?dramës? ishte pothajse tre herë më i madh se sa i ?dramatizimit?..

Drejtori i teatrit Agron Frashëri më siguroi për vlersimin e saktë dhe teatri filloi punën. ?Premjera? u dha me sukses në mars të 1976 dhe çfaqet vazhduan dy javë rrjesht me sallën plot, dhe, për të qetësuar Ruzhdiun me antarët e tij tek reklama nuk u shkrua as dramë, as dramatizim.

U emërua ?Pjesë?..Pjesë nga A.Çerma. Por, kur erdhi puna për të më paguar mua si autor, befas u muar vesh se teatri i Gjirokastrës po vinte në skenë..?dramatizimin? e romanit të posa botuar të Driteroit ?Njeriu me top?. Eh. Kaq u desh U ngrit përsëri si tërbuar Kryetari i këshillit artistik Ruzhdi. Q.., dhe me ? avazin e mukës?,?dramë apo dramatizim?, mori arratin deri në Tiranë, në kryesin e lidhjes së shkrimtarve e artistëve ku kryetar ishte Driteroi.

Unë u largova rreth tre javë me filmin ?Fijet që priten?. Kur u ktheva drejtori Agron Frashëri sapo u paraqita në teatër mu drejtua: – Shko në llogari dhe merr paratë, edhe e theksoi,.? të dramës.?. Edhe në reklam ishte hequr ai emërtimi ?pjesë?. ?Dramë nga A. Çerma? shkruhej… Për gjithë këtë ?ri vlersim në emërtim? më tha diçka Demiri: ?rreth një telefonate të ardhur nga ?Lidhia e shkrimtarëve..? por , as ai nuk e dinte sakt se ?si dhe se, qysh”?!.

Të vërtetën e mora vesh nga Dhimitër Xhuvani kur u takuam një ditë në Tiranë dhe pimë një kafe. Kishte qenë në zyrë me Driteroin atë ditë, kur, si i tërbuar kishte ardhur nga Elbasani Ruzhdiu: ?Me këmbë e me duar lëshoi një batare llafesh gjithë vrer kundër teje si hajdut për vjedhje ?fare ashiqare? të motivit të romanit të Dritëroit tek vepra që paturpsisht e quaje dramën tënde, dhe që..tërrti e vërrti: Topi, figurat, dialogu,,? – Dale bre Ruzhdi, dale..- e kishte ndërprerë Dritëroi, -Unë kam dëgjuar se teatri i Elbasanit ka vënë një çfaqie ? me topin?, po..Në e ka vënë..mirë ka bërë. Ç’të keqe ka këtu?!.

Ishte një top u bënë dy..Luftë ishte de..Sa për atë që thua tinë se ay djalka ma ka vjedhur mua topin..Po, mirë ka bërë. Ce..që ta dishë tinë.. edhe unë..vjedhur e kam topin o Ruzhdi..Topin me gjithë italian e me gjithë shejtan. Vjedhur e kam..E, oo..

Vjedhur në Librazhd, ce aty ka ngjar dhe aty ma kan rrëfyer historinë..Eee..Në është ay hajdut, po, hajdut dal edhe unë apo jo?! Ik o Ruzhdi, ik o Ruzhdi për kokën tënde dhe lëri më një anë ?llafkat?, ce, djalka për deri sa e ka ngjallur veprën vetë, po, vetë di edhe si t?ia vërë emrin: dramë apo..dramushkë..Hë de… A. Çerma. Nga vëllimi ” Me Njerzit që kam ecur rrugës”…/ CNA.al

Lajmet e fundit nga