Mitro Çela sjell Koço Devolen ndryshe
Gazetari i njohur, Mitro Çela i ka dedikuar disa vargje miku...
Dritëro Agolli, shkrimtari që ka lënë gjurmë në letërsinë shqiptare përkujtohet sot në 90 vjetorin e lindjes së tij.
Poeti i dashurisë, është shquar edhe si një gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Gjithashtu Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri.
Ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017.
Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Për 30 vite me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.
Në veprën e tij, Agolli e vendosi veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e tij krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi dinjitozë përballë botës së madhe. Si shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sado që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”.
Agolli ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje kronike në mushkëri, por ai mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.
Krijimtaria
Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është “Nënë Shqipëri” (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën “Baballarët” theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash, Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj…).
Në prozë, bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës Nacional – Çlirimtare. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar ?Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist./CNA.al
Gazetari i njohur, Mitro Çela i ka dedikuar disa vargje miku...
Mozarti, Bethoven, muzikë klasike e jazz janë luajtur në kla...
Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela i ësh...
Piktori i njohur korçar Roland Karanxha, sjell në Tiranë eks...
Pas një ndërprerje dy vjeçare për shkak të pandemisë, Kinema...
Mirush Kabashi mund të konsiderohet pa dyshim si një ndër ak...
Një program i larmishëm i pret shikuesit, përfshirë prodhime...
Të fotografosh kohën është një mision që ka të bëjë me një p...
Studiuesit besojnë se ata mund të kenë identifikuar veprën m...
52 vjet më parë, më 16 shtator 1969, u nda nga jeta themelue...
Ka mbërritur nga Italia trupi i pajetë i Mjeshtrit të Madh t...
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta, artisti i madh, bass...
Mjeshtri i Madh Paulin Preka, një gur i çmuar i gjerdanit të...
Rreth 35 filma nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqip...
Ilir Vrenozi është korçari më i famshëm, i cili nëpërmjet fo...
Presidenti Ilir Meta ka ndarë mesazhe ngushëllimi për humbje...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen n...
Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh She...
Refit Rezhda, 64 vjeçari nga Korça, është një nga tifozët më...
Lamtumirë Mjeshtër!Shkodra i dha lamtumirën e fundit mjeshtë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...