Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i kishin vedosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por në vitin 1939, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia dhe më pas nga Gjermania, marrëdhëniet u ndërprenë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist e mbajti Shqipërinë në izolim dhe vetëm pas rënies së tij, u bë e mundur rivendosja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara. Sot, me rastin e 30 vjetorit të rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, Shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho, bisedoi me ambasadorin e parë amerikan në Tiranë pas rivendosjes së marrëdhënieve, William Ryerson, mbi kujtimet e tij nga ato vite.
Ambasadori Ryerson: Mund të flasë me orë të tëra për kujtimet. Janë kaq shumë. Unë nuk isha i pranishëm kur ne u rikthyem në pronën tonë në rrugën e Elbasanit. Diplomati Chris Hill ishte i pranishëm.
Flamurin amerikan e ngriti e veja e një ish punonjësi të Legatës Amerikane, që ishte vrarë më pas nga regjimi komunist. Për fat të keq nuk kam një foto, ndonëse imazhin e saj e kam në kujtesë, pasi e njoha më pas dhe u bëmë miq. Kishte një sërë gjërash që ndodhën në ato fillime. Kur mbërrita për herë të parë në muajin prill të vitit 1991, isha vendosur në Hotelin Dajti. Gjera të çuditshme. Një ditë pas mbërritjes, shkova për t?u takuar me zyrën e protokollit në Ministrisë së Jashtme për t?i njoftuar që do ndiqja në sallë seancën e parlamentit. Në atë kohë po diskutohej projekt-kushtetua dhe ishte rrëzuar varianti i paraqitur. Më thanë ?jo nuk mund të shkosh?. I pyeta ?Ç?do të thotë nuk mund të shkoj? Unë protestoj!? U thashë më tej, se po të shkoni në Uashington, mund të hyni në Kongres për të ndjekur punimet, mund të mërziteni, por nuk jeni të ndaluar të hyni. Nuk ndryshuan qëndrim. Përgjigja ishte përsëri Jo. U thashë zyrtarisht ?Qeveria ime proteston!? Më vonë atë ditë u takova për herë të parë me Gramoz Pashkon. Më pyeti nëse do të shkoja në parlament për të ndjekur punimet. I tregova ç?më kishin thënë. Do merremi ne me këtë, më tha. Të nesërmen më marrin në telefon nga protokolli dhe më thanë se mund të shkoja dhe mund të merrja edhe përkthyesen me vete. Kuptova një gjë, ?insisto, mos prano gjepurat që të thuhen?. Ishte dhe një episode i dytë, i kësaj natyre. Vijnë një ditë dy aparatçikë në hotel, unë isha duke shtypur diçka në makinë shkrimi dhe filluan të flisnin me një person, shqiptar, që punonte për ne. Ata u ankuan se përse kishim marrë njerëz në punë pa miratimin e Ministrisë së Jashtme. U ktheva dhe u thashë ?Më falni, rivendosja e marrëdhënieve parashikon që ne do të marrim në punë kë të duam dhe mund të shkojmë ku të duam në mbarë vendin. Nëse diçka ka ndryshuar nga ju, ndoshta do të na duhet të largohemi?. Që atëhere nuk dëgjova më prej tyre. Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri, ?mos u dorëzo përball pengesave?.
Zëri i Amerikës: Një nga momentet më kulmore të mandatit tuaj në Shqipëri ishte vizita e Sekretarit të Shtetit James Baker. Çfarë ndikimi pati kjo vizitë për marrëdhëniet mes dy vendeve? Jemi në një moment që Shqipëria, një vend që e ka sharë Amerikën për 50 vjet, që nuk ka pranuar marrëdhënie me të dhe sapo vendi fillon hapjen, vizitohet nga Sekretari i Shtetit. Si e shpjegoni këtë?
Ambasadori Ryerson: Ishte një vendim i mirë. Pjesëmarrja në miting ishte e pabesueshme, një-e-dhjeta e popullsisë së vendit kishte dalë në shesh. Mendoj se njerëzit në atë kohë e kuptuan, se gjerat po ndryshonin. Pati një ndikim të thellë në zhvillimet politike. Mendoj se Baker, dhe ky është mendimi im, pasi nuk isha në mendjen e tij, e kuptoi që po lindte një mundësi dhe vendosi të ndihmonte. Pa dyshim, ai ishte kurioz, ?ç?është ky vend?? Zyrtarët në Uashington, në Departamentin e Shtetit, të ndihmuar edhe nga reportimet që bënte shërbimi shqip i Zërit të Amerikës, po e shihnin që gjerat po ndryshonin. Për vëmendjen që pati Shqipëria në Departamentin e Shtetit pas vizitës, e mësova me vonë nga ambasadori izraelit në Romë, i cili mbulonte edhe Shqipërinë. Kur erdhi në Tiranë për të paraqitur letrat kredenciale, kërkoi që të takoheshim, filluam të flisnim dhe më tregoi se kur Bakeri shkoi në Izrael, një ose dy muaj pas Shqipërisë, e vetmja gjë për të cilën dëshironte të fliste ishte vizita në Shqipëri; Lindja e Mesme kishte probleme, ai fliste për vizitën në Shqipëri. Po ashtu dëgjoja që në Departamentin e Shtetit, ku ka një zyrtar, që është në fund të hierarkisë, e që merret me një shtet të caktuar, Brazilin, Tajlandën, etj., që në zhargonin diplomatik njihet si ?desk officer?, pra kur bëhej fjala për Shqipërinë, thuhej se emri i këtij zyrtari ishte James Baker! Tregohej se kur James Baker dëgjonte për ndonjë projekt, ose nismë, pyeste, a mund ta bëjmë këtë edhe në Shqipëri! Pra ai ndihmoi shumë me këtë vëmendje që i dha Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Ju keni vazhduar t?i ndiqni zhvillimet në Shqipëri, pasi ju kuptoni dhe flisni shqip. Kur ishit në Shqipëri, udhëheqësi i opozitës atëhere Sali Berisha, gëzonte mbështetje të madhe nga Shtetet e Bashkuara. Sot pas 30 vjetësh, qëndrimi ka ndryshuar 180 gradë. Sekretari i Shtetit e ka përcaktuar Sali Berishën për korrupsion madhor. Si shpjegohet? Cili është mendimi juaj për këtë ndryshim?
Ambasadori Ryerson: Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë.
Zëri i Amerikës: Sot në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara, janë po aq të angazhuara në zhvillimet e brendshme, sa në kohën tuaj, para 30 vjetësh. Por ndërsa atëhere Shqipëria ishte një demokraci në lindje dhe kishte nevojë për ndihmë, sot është vend i NATO-s dhe kandidat për në BE. A është bllokuar Shqipëria në një tranzicion të përhershëm?
Ambasadori Ryerson: Për këtë duhet të pyesni politikanët shqiptarë. Ata e dinë përgjigjen.
Zëri i Amerikës: Faleminderit. Dhe së fundmi, dëshironi të thoni diçka për këtë përvjetor.
Ambasadori Ryerson: Është një përvjetor i gëzuar. I uroj gjithë të mirat Shqipërisë. Mbaj mend një diskutim serioz që kam patur kur isha atje me një zyrtar të lartë shqiptar. Ramë dakort që nuk kishte konflikt interesi midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ne nuk do pushtonim Shkodrën dhe Shqipëria nuk do merrte Dakotën e Jugut, apo Luizianën. Ajo që të dy vendet dëshironin ishte paqe, begati në Ballkan dhe një masë të caktuar lirie. Një përputhje absolute interesash. Unë dua të falenderoj edhe qeverinë e tanishme të Shqipërisë dhe popullin shqiptar që pranuan refugjatët afganë në ndalesën e tyre të parë larg rrezikut. Mirënjohje e thellë./VOA
Fituesit e zgjedhjeve parlamentare janë socialdemokratët. Po...
Numri i viktimave me koronavirus ka shënuar rekord për të ka...
Në 24 orët e fundit, si rezultat i 3.472 testimeve, 42 qytet...
Nëntë persona kanë humbur jetën në Rumani, pasi një spital C...
Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga nëntor...
Tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia e Tori...
Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shë...
Në prag të samitit për Ballkanin javën e ardhshme Presidentj...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten në mbrëmje vetëm di...
Kosova dhe Serbia kanë arritur sot një marrëveshje lidhur me...
Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka fillu...
Një gjykatë në Francë ka dënuar ish -presidentin Nicolas Sar...
Një sondazh i ri në nivel kombëtar, i kryer nga Fondacioni “...
Zëvendësndihmës sekretari Amerikan për Çështje të Evropës dh...
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fun...
I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nic...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas arritjes ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar menjëherë ...
Pas dy ditësh negociata intensive është arritur një marrëve...
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka pritur në Beograd, në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...