LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orë

1 Tetor 2021, 13:50, Kosova & Bota CNA
Situata pandemike në Kosovë/ Ja sa raste të reja janë

Në 24 orët e fundit, si rezultat i 3.472 testimeve, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin në Kosovë. Ndërkohë, 2 persona nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.

Aktualisht në të gjithë vendin 2.559 pacientë janë aktivë me virusin, ku numrin më të lartë të infektimeve e shënon Prishtina.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orë janë shëruar 409 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 154.600 që prej fillimit të epidemisë në vend.

Që prej fillimit të pandemisë 1.343.656 persona janë vaksinuar, ku 541.431 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat.

Në 24 orë janë dhënë 14.821 doza të vaksinës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga