LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dënimi është selektiv”/ Gjata krahason Llallën me Prelën: Pse ajo u la në detyrë nga KPK!

23 Shtator 2021, 20:00, Aktualitet CNA
“Dënimi është selektiv”/ Gjata krahason Llallën

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar vendimin e fundit për dënimin me burg të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gjata e ka vlerësuar si një rast selektiv, duke rikthyer në vëmendje edhe rastin e Prokurores së Krimeve të Rënda Prela, e cila u konfirmua në detyrë nga KPK.

?Nuk e di dosjen sepse që të flasësh për një çështje të caktuar duhet të kesh marë pjesë dhe ta njohësh në detaje dosjen, të dish gjithçka në lidhje me çfarë ka kaluar. Thembra e Akilit në rastin e Adriatik Llallës mund të jetë fajtor dhe stërfajtor. Mund të shkojë në burg çfarë të vendosi gjykata, nuk kam kompleksitet. Mendoj se duhet trajtuar pak si Adriatik Llalla, si problem qytetar se ndoshta  mund të ketë shfrytëzuar postin, jo se i ka marë lekë njerëzve. 

Ndryshe nëse ka ndërhyrë për të liruar kriminelë nga burgu.

Ajo që po vlonë me këtë ngjarje është selektimi. E meriton vendimin të shkojë në kokërr të burgut.

Nëse e meriton le të shkojë në burg. Ju thatë se apartamenti 40 milionë të vjetra dhe e ka blerë për 20. Kur ne bërtisnim për Prelën e Krimeve të rënda kur vetingu dhe KPLK e konfirmoi në detyrë me pasuri, me tokë më shtëpi me kontrata dhe personi që kishte në hetim ia kishte shitur. Ajo u la në detyrë nga KPK. Askush ska dalë të kërkojë falje për këtë vendim?, u shpreh Gjata në syri tv./CNA.al

Lajmet e fundit nga