Berisha “flakë për flakë” me Bashën/ Kuvendi do të mblidhet, PD do shpëtojë nga pazaret
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone mjaft të fo...
Prej gati një jave, ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur një tur takimesh. Qindra vetë në Tiranë, mijëra në Fier, takime entuziaste, me brohoritje. Një Berishë që duket më i fortë, më i ashpër dhe më i drejtpërdrejtë. Dhe analiza është shumë e thjeshtë.
Thjeshtë dhe vetëm janë sepse vendi ka nevojë për Opozitë.
Lulzim Basha nuk është opozitë. Lulzim Basha është pazari i Edi Ramës.
Lulzim Basha është ortaku i kryeministrit, i marrëveshjeve dhe i lëvizjeve politike, që po t?i përmendësh si kauza këto tetë vite janë vetëm tradhëtitë që ai ka bërë ndaj grupimeve, ndaj demokratëve por edhe grupeve të ndryshme shoqërore.
Kujtojmë këtu rastin e tradhëtisë me Rrugën e Kombit, Teatrin, Unazën e kështu me radhë.
Interesa klienteliste dhe korruptive, personale, të Lulzim Bashës lidhur me Qeverinë, të cilat kanë shuar zërin opozitar.
Lulzim Basha nuk shpresohet dhe nuk lexohet nga shqiptarët si opozitë.
Prandaj dhe njerëzit sot kanë nevojë që të kenë Opozitë. Duan një zë të fortë opozitar. Duan një betejë dhe një përballje me Qeverinë dhe me Ramën. Opozitë që i bën mirë dhe vetë Qeverisë. Sepse një Opozitë si zgjatimi i shumicës është thjeshtë dhe vetëm një vasale e korrupsionit.
Dhe vasale korrupsioni nuk mund të jetë Partia Demokratike, por duhet të jetë një alternativë kundër Edi Ramës. Vendi sot më shumë se kurrë po vuan nga fakti se nuk ka Opozitë. Është një nevojë tmerrësisht thelbësore ajo për të pasur një Opozitë të fortë, të drejtpërdrejtë, denoncuese ndaj ministrave, ndaj skandaleve, ndaj aferave, ndaj korrupsionit.
Pasi kjo do ta bënte dhe qeverisjen më të mirë dhe do t?i shërbente më shumë qytetarëve. Pasi ky është funksioni dhe roli i Opozitës.
Të qëndrojë fort dhe përballë Qeverisë. Jo të bëhet zgjatim I saj dhe të tradhëtojë kauzat e qytetarëve, për milionat e eurove që shkojnë në xhepat e interesave korruptive të kryetarit të Opozitës, e cila nuk mund të quhet më e tillë.
Sot Shqipëria ka nevojë për Opozitë më shumë sesa kurrë, dhe prandaj njerëzit duket se po mbështesin Berishën. Sepse po shohin një zë të fortë që po flet, që po kumbon.
Shumë mund të mos e duan Doktorin, mund të jenë kritik me të. Janë në të drejtën e tyre. Ka shumë të tjerë që e vlerësojnë.
Por, fakti është një. Vendi sot ka nevojë për Opozitë dhe Berisha është një opozitar i lindur. Kurse Lulzim Basha është një pazarxhi i lindur.
Ka edhe zëra të tjerë opozitarë, ndoshta jo dhe aq radikalë sa Doktori. Ka edhe emra të tjerë që kërkojnë të jenë në fron me Opozitën. Por, edhe pse mund të jenë emra me peshë, të ndershëm e të drejtë, zëri i tyre nuk gjen hapësirë, sepse ndodhen në hijen e Lulzim Bashës. Hije korrupsioni që i nxin të gjithë.
Prandaj Shqipëria dhe Partia Demokratike sot kanë nevojë për Opozitë. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për Opozitë të vërtetë dhe këtë nuk mund ta bëjë më Lulzim Basha. Ndoshta duhet të ikë Lulzim Basha, që të tërhiqet Berisha nga beteja, për të pasur një Opozitë të vërtetë.
Vendi është në një situatë vërtetë delikate, ku prej javësh vjen në pushtet për herë të tretë qeveria e Rilindjes, e PS-së, gjë që nuk kishte ndodhur në këto 30 vite.
Dhe nuk diskutohet për qeverinë, për reformat, për pagat, për pensionet, për ekonominë. Por, diskutohet për Opozitën. Për atë që i mungon vërtetë Shqipërisë. Dhe përgjegjësi kryesor për këtë është Lulzim Basha./CNA.al
Pse Berisha ndiqet nga demokratët?!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone mjaft të fo...
Në një mbledhje të dy ditëve më parë në shpikjen më të fundi...
Kreu i PD Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje sot ish-kryemin...
Dy takime dhe skema duket e qartë. Kudo që të shkojë, Berish...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me reciprocitetin ...
Analisti Agron Gjekmarkaj, sot ka veshur “kostumin e deputet...
Ish-presidenti Bujar Nishani e cilëson vendosjen e traut në ...
Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromenaj ka reaguar pas deklaratës...
Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha ka komentuar përplasjet e...
Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë kundër mazho...
Gazetari Mentor Kika ka komentuar situatën brenda Partisë De...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknu...
Analisti Andi Bushati thotë se ka vërejtur një ngërç për të ...
Gazetari Bledian Koka, ka folur për takimet e Berishës, ku t...
Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur para demokratëv...
Pasditen e sotme, qyteti i Fierit është “ndezur”, nga mbërri...
Në takimin e tij me demokratët në Fier, ish kryeministri Sal...
Ish-kryeministri Sali Berisha kam mbërritur në qytetin e Fie...
Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha vijon sot...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të sotëm me demo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...