LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ka nevojë të rishpikë Bashën/ Agron Gjekmarkaj: Luli që njohim duhet të bëhet ish-Luli

22 Shtator 2021, 08:29, Politikë CNA
Basha ka nevojë të rishpikë Bashën/ Agron Gjekmarkaj: Luli

Analisti Agron Gjekmarkaj, sot ka veshur ?kostumin e deputetit?, ?kostum? për të cilin u shfrenua dhe ?derdhi djersë? për ta pasur.

U shfrenua me të ashtuquajtura analiza politika, duke akuzuar e sharë kreun e PD Lulzim Basha, “derdhi djersë” sa nga njëri emision në tjetrin, duke numëruar dështimet e Bashës dhe më pas e gjeti veten në listat për deputet dhe sot mban një pozicion të tillë.

Edhe pse me besueshmëri zero, jo se e themi ne por se e thonë veprat e tij, Gjekmarkaj del në Kuvend dhe paguhet me taksat e shqiptarëve, sikur këtë ta fundit po i dhimbsen.

Në të vërtetë ai nuk shikon përtej hundës së tij dhe këtë e ka treguar në raport me kreun e PD Lulzim Basha, i cili e futi në lista për deputet pasi u sha dhe u ?masakrua?, prej tij.

Më 23 Janar 2018, në një analizë me titull ? Basha ka nevojë të rishpikë Bashën?, që gjeti hapësirë në të gjitha mediat, Agron Gjekmarkaj shkruante se ?Luli që njohim duhet të bëhet ish-Luli.

Sipas Gjekmarkajt, aii duhet të tejkalojë vetveten në disa gjera themelore e karakteriale.

?Falje duhet të kërkojë për kauzat e tradhtuara prej tij pas çadrës dhe drynit të ?Republikës së re?. Falje të thërrasë për arsyet personale që e çuan te gjymtimet, prerjet dhe vragat që i ka shkaktuar PD-së dhe puçrrat që i ka mbivendosur!

 Falje që lejoji triumfin e banalitetit, këtë flamë që nuk i shqitet. Ai duhet t?u kërkojë falje për mungesën e koherencës dhe identitetit politik të këtyre viteve që ai është kryetar. Të kërkosh falje, nuk është dobësi.

Ta përdorësh atë për të kaluar lumin, është poshtërsi. Budallenj s?ka shumë në xhiro këso kohe. Ai duhet të thërrasë derisa të ngjiret, tani jam një tjetër?

Besomëni! Basha i ka konsumuar stinët e fjalimeve të bukura, tani i duhet të hyjë në stinën e akteve të vërteta?, shkruante Gjekmarkaj, duke bërë thirrje që ta besonin për këto që thoshte.

I njëjti, pasi e pa veten në listat për deputet nisi me elozhe ndaj Bashës.

Nga “Basha ka nevojë të rishpikë Bashën”, Gjekmarkaj doli tek Basha kryeministër dhe me vizion.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, me datë 8 Prill 2021, Gjekmarkaj shkruante se ?me ardhjen e Bashës në krye të punëve në Shqiperi do të vijnë më shumë vaksina perëndimore, proçesi i vaksinimit do të jetë më efikas dhe i plotë?.

Sipas Gjekmarkajt, strategjia e tij si Kryeministër dhe e Opozitës për daljen nga kriza ishtë e qartë.

?Shkurt e drejt, vaksinimi do të vazhdojë, do të përfundojë me vaksina cilësore për të gjithë pa diskriminim social.

Duhet të kujtojmë se shtëpitë nuk po i ndërton Edi Rama me kursimet e veta, por me donacionet dhe kreditë që duhet t?i paguajmë një me një të dhëna nga BE dhe institucione të tjera ndërkombëtare!
Po ashtu në këtë pikë Lulzim Basha ka qenë i prerë dhe konkret. Rindërtimi do të permbyllet nga Qeveria e re si prioritet absolut. Shtëpitë me ligj do të jenë pronë e banorëve të cilët mund ti shesin ose ti mbajnë sipas dëshirës.

Fushata njerëzore e Lulzim Bashes po e vjetron edhe më gënjeshtarin kronik, hakërruesin dhe sharësin e perjetshëm?, shkruante Gjekmarkaj.

Por, pavarësisht këtyre lëpirjeve, Basha nuk u bë dot, kryeministër, por Gjekmarkaj u bë deputet.

Realiteti është ky, se sa dhe si mund ti besohet Agron Gjekmarkajt në Kuvend, ngrihen mijëra pikëpyetje dhe dyshime./CNA.al

Lajmet e fundit nga