Connect with Us

Komisariati i Policisë Korçë i lidhur me krimin

Lajme

Komisariati i Policisë Korçë i lidhur me krimin

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Korçës përfshihet në skandal. Dinamika e një ngjarjeje raportuar sot tregon se uniformat blu, nuk hetojne e zbardhin ngjarjet kriminale, por fshehin dhe behen palë me krimin.

Le ta shohim ngjarjen që nga informacioni paraprak i policise.

Një plagosje është raportuar mesditën e sotme në Moravë të Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, “rreth orës 12:15, në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi A. R., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin S. M., banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.”

Ndërkohë policianë vendngjarje ka gjetur gëzhoja dhe nuk e thotë në njoftim, nga ana tjeter ka administruar dhe pamjet e kamerave dhe rezulton se gjatë përplasjes nga një debat që ka ndodhur, një person me armë i drejton pistoletën në kokë qytetarit i cili aktualisht ndodhet i shoqëruar në komisariatin e policisë. Sipas njoftimit të policisë, është ky qytetar, pra personi që është shoqëruar, ai i cili ka goditur me mjete të ftohta shtetasin me iniciale S.M.

Në fakt video dhe gëzhojat tregojnë qartë të tjera detaje, që duhet ta detyronin policinë të thellonte hetimet deri ne zbardhjen e plotë të së vërtetës. Duket qartë se një person me armë ka qëlluar në vendngjarje. Mësohet se policia ka gjetur edhe gëzhojat, pra do të thotë që ka pasur dhe persona që kanë qëlluar me armë në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Video/ Si humbi jetën babai dhe vajza e tij në Korçë

Nga ana tjetër, disa orë pas ngjarjes në ambientet e jashtme të Komisaritit Korçë, është kërcënuar shtetasi E.R, vëllai i personit që ndodhet i shoqëruar në komisarit.

Polica në këtë rast po bëhet palë me krimin, ose po kërkon minimalisht të nxisë një krim!

Së pari policia e Korçes ka dezinformuar publikun, dhe nuk ka thelluar hetimet për të zbardhur të vërtetën e cila ka të bëjë me persona të armatosur në vendngjarje.

A është palë polica me krimin kur nuk hetohet një ngjarje plotësisht dhe një incident me armë?

A është palë policia kur dezinformon dhe jep njoftimin tjetër për tjetër?

A është palë policia me krimin kur një qytetar në dyert e komisariatit kërcënohet me armë dhe ambjentet e komisariatit kanë kamera, pa folur qe nuk ka dalur asnjë polic?

Pra ka prova e detaje të tjera në ngjarje.

Polica në vend që të  hetojë, të zbardhë të vërtetën, me këtë ndërhyje e mos reagim po bëhet palë në një ngjarje kriminale dhe po fsheh persona të armatosur.

Krenar Gjokutaj, shefi i Komisariatit të Policisë Korçë, i cili ose është i paaftë ose është i korruptuar ose është i lidhur me krimin, ose po zbaton qorrazi urdhrat e të tjerëve. 

Kjo ngjarje është një fakt tjetër skandaloz për Krenar Gjokutajn dhe Policinë e Korçës./CNA.al

 

Kriminale/ Qytetari kërcënohet në derën e komisariatit, policia hesht

Video-ekskluzive/ Si ndodhi përplasja me armë në Moravë?

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

ONE Telecommunications mbështet teknologjinë dhe inovacionin

Publikuar

-

Nga

ONE Telecommunications është gjithmonë një partner i rëndësishëm në eventet teknologjike, ndaj këtë herë nuk mungoi në “ThinkTech”, forumin inovativ dedikuar risive teknologjike dhe mundësive që u ofrohen të rinjve në këtë sektor.

Në këtë forum, mori pjesë znj. Ralitsa Guri, Kryetare e Bordit Drejtues të One Telecommunications, e cila foli për rëndësinë e lundrimit në një rrjet të sigurt. Interneti është burimi më i madh i informacionit dhe komunikimit, por si i tillë është i mbushur me kërcënime të vazhdueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

“Përdorimi i rrjetit është bërë pjesë e pandashme e jetës tonë. Transferimi i vazhdueshëm i të dhënave na ekspozon gjithmonë ndaj rrezikut. Vetëm vitin e shkuar teknologjia na ka mundësuar të bllokojmë 16,000 sulme të rrezikshme. Teknologjia ka rreziqet e saj, por na jep edhe zgjidhjet për tu mbrojtur. One është kompania e parë që ka përqafuar iniciativën “Clean Network”, e cila synon të mbrojë të dhënat e përdoruesve. Për të pasur një rrjet të shpejtë dhe të sigurt kushton shumë, por është detyra jonë për ta garantuar këtë.” u shpreh znj. Guri gjatë forumit “ThinkTech”.

Në rrugëtimin 1-vjeçar, ONE solli ndryshimin e duhur në teknologji, duke përmirësuar rrjetin dhe duke e shtrirë atë në të gjithë territorin e vendit, për të ofruar një shërbim më të mirë, pa prekur të ardhurat e abonentëve. Për këtë arsye One Telecommunications është certifikuar si “Best in Test” nga lideri ndërkombëtar i testimeve Umlaut.

LEXO EDHE:  Video/ Si humbi jetën babai dhe vajza e tij në Korçë

LEXO EDHE:  Foto+video-Çuni i Fahriut i bën “gjëmën” Ramës/ Shikoni si u prit në Korçë



Prioriteti i One mbetet ndërlidhja e njerëzve dhe komunikimi i vazhdueshëm. Për ta mbajtur këtë lidhje të pandërprerë, ONE ka investuar në rrjetin më të mirë duke u përmirësuar për të arritur tek çdo klient. Modernizimi i rrjetit në teknologjinë Ericsson dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, etj.

Qasja inovative e One ka mundësuar ofrimin e produkteve të personalizuara për grupmoshat e klientëve. Ndaj me paketat e reja Ultra Unlimitet, abonentëve u është dhënë mundësia për të mos i ndalur asnjëherë telefonatat, mesazhet, dhe të jenë gjithmonë online.

Një ekip i dedikuar dhe vizionar, i përbërë nga 60% vajza dhe gra, ka bërë të mundur që teknologjia të mbërrijë kudo. Shërbimi në dyqanet e One përmirësohet çdo ditë, duke trajnuar vazhdimisht stafin e shitjeve si dhe duke rimodeluar 90% të dyqaneve në funksion të eksperiencës më të mirë të klientit.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nga Gjiri i Lalzit në Shijak/ Defekti në rrjet lë pa energji elektrike disa zona në Durrës

Publikuar

-

Nga

Vdekja e elektriçistit në Gjirokastër/ Arrestohet drejtuesi i punimeve në OSSH, një tjetër nën hetim

Një avari në nënstacionin Sallmone ka bërë që sot të mbeten pa energji elektrike shumë zona në Durrës e Shijak.

Sipas njoftimit të OSHEE, mësohet se kanë mbetur pa energji elektrike Sukthi, Shijaku, Mamianasi, Gjiri Lalëzit, Shënvalashi etj.

Ndërkohë që në terren kanë dalë dhë grupet e avarisë dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Njoftim për abonentët #Durrës

LEXO EDHE:  Video/ Si humbi jetën babai dhe vajza e tij në Korçë

LEXO EDHE:  Atentat me armë në Vlorë/ Vihet në shënjestër 27-vjeçari



Si pasojë e një defekti në NST Sallmone, sot kanë mbetur pa energji disa zona në Durrës e Shijak:

Shijak, Breg Lumi, Sukth, Biznes gjate autostrades, “4 Rruget” Maminas – Shijak, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi “Lura”, Shënavlash. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë

Publikuar

-

Nga

cna lajme

YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lidhura me vaksinat kundër COVID-19.

Shembuj të përmbajtjeve që nuk do të lejohen në YouTube përfshijnë pretendimet se vaksina e gripit shkakton humbjen e aftësisë riprodhuese dhe se vaksina e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, mund të shkaktojë autizëm.

Një zëdhënës i YouTube-it tha se kompania do të bllokojë gjithashtu edhe ato kanale të lidhura me aktivistë të njohur kundër vaksinave mes tyre Robert F. Kennedy Jr. dhe Joseph Mercola.

Në një email për shtyp publikuar në faqen e tij në internet zoti Mercola shkruante: “Ne jemi të bashkuar në të gjithë botën, nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rivendosim liritë tona”.

LEXO EDHE:  Video/ Si humbi jetën babai dhe vajza e tij në Korçë

LEXO EDHE:  Rama premton ndërtimin e stadiumit të ri në Korçë/ “Na jepni 7 mandate ta bëjmë realitet”



Në një deklaratë të tij zoti Kennedy shkruante: “Nuk ka asnjë rast në histori kur censura dhe fshehtësia janë vendosur përpara demokracisë ose shëndetin publik”.

Ky zhvillim vjen pasi YouTube dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë si Facebook dhe Twitter janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen në faqet e tyre të informacionit të rremë të lidhur me shëndetin publik.

Por ndërsa YouTube po ndërmerr masa më të ashpra ndaj dezinformatave, ai përballet me reagime në të gjithë botën. Të martën, kompania bllokoi kanalet në gjuhën gjermane të RT-së, të mbështetura nga qeveria ruse. Kompania tha se kanalet kishin shkelur politikën e saj mbi dezinformacionin ndaj COVID-19.

Të mërkurën Rusia e quajti këtë vendim si “agresion të pashembullt ndaj informacionit” dhe kërcënoi se do të bllokojë YouTube-n./ VOA

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: