Connect with Us

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ SPAK përfshihet në skandal?

Denoncim

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ SPAK përfshihet në skandal?

Publikuar

-

Në disa shkrime investigative, CNA.al ka denoncuar një skandal të përmasave të paimagjinueshme.

Bëhet fjalë për një skandal të ndodhur në vitin 2018, për të cilin CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive, sesi në vendin tonë kanë hyrë më mijëra kuti me pesticide kineze që përdoren në bujqësi, të pacertifikuara nga Bashkimi Europian, të cilat ndaloheshin nga ligji.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive sesi sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. (Lexo këtu)

Një pjesë e porosive ishin nisur nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat, e cila ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i një kompanie spanjolle, gjë e cila nuk është provuar kurrë.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. (Lexo këtu)

Gjithashtu CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana. Dhe po ashtu edhe KLSH, ka filluar një kontroll në dogana, në lidhje me skandalin në fjalë. (Lexo këtu).

CNA.al i shkoi më tej investigimit, ndërsa nga burime mësuam se Drejtori i Hetimit, që ka zbuluar këtë skandal, Ervin Brahaj ka pasur një përplasje të fortë me zv.kryeministrin Erion Braçe dhe është ky i fundit që ka kërkuar largimin e tij nga detyra.

Pra, zv.kryeministri Erion Braçe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Hetimit në dogana, i cili zbuloi skandalin e futjes në Shqipëri të mijëra kutive me pesticide kineze, të cilat ndaloheshin rreptësisht nga ligji .(Lexo këtu)

Por, edhe pse po bëhen gati dy javë, që CNA.al ka denoncuar skandalin në fjalë, SPAK vetëm ka heshtur.

SPAK, një ndër institucionet e dala nga Reforma në Drejtësi, për të cilin pritshmëritë janë të mëdha jo vetëm nga opinioni publik shqiptar, por edhe nga ndërkombëtarët, tashmë është përballë “gurit” të provës.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është institucioni që pretendohet se do hetojë korrupsionin tek zyrtarët e lartë dhe rasti i skandalit të futjes në Shqipëri të pesitcideve kineze të ndaluara nga ligji, ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë Rama, është prova për SPAK.

LEXO EDHE:  Basha flet me shifra/ "Fatura e programit tonë ekonomik shkon 500 milionë euro në vit"

Dokumentet janë të qarta, provat janë aty, dhe SPAK ka shansin t’iu tregojë shqiptarëve se më në fund do të vijë drejtësia e munguar.

Pra, SPAK ka rastin të tregojë nëse është në lartësinë që e kërkojnë shqiptrarët aoo është palë me korrupsionin./CNA.al

Plehra kimike kineze për shqiptarët/ Braçe kërkoi largimin e drejtorit që zbuloi skandalin

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

Skandali-Pesticide kineze për shqiptarët/ CNA.al sjell të tjera dokumente

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët e drogës”/ Gazetari bën denoncimin e fortë

Petro Koçi i cili arriti të merrte mandatin e deputetit në Qarkun e Fierit, bëri pak ditë më parë, bëri një denoncim të fortë duke thënë se  “duart e krimit” janë shtrirë në financat publike dhe sipas tij, paratë e përfituara nga trafiku i drogës po legalizohen duke u futur si subjekt biznesi në tendera publikë.

Ai u shpreh se gupet kriminale të drogës paratë e pista po i pastrojnë me anë të tenderave që marrin nga Bashkia e Fierit.

Por sipas gazetarit Adriatik Doçi, nuk është vetëm Bashkia e Fierit, por edhe ajo e Lezhës që ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës ngre alarmin/ Paralajmëron katastrofë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Basha flet me shifra/ "Fatura e programit tonë ekonomik shkon 500 milionë euro në vit"

Doçi shton se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë.

“Jo vetëm Bashkia e Fierit, por edhe Bashkia e Lezhës ndan paratë publike me bosët ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave të pista në ndërtim.

Janë sot në burg për trafik droge, kanë qenë subjekte të OFL-së dhe ligjit anti-mafia, ndërkohë që kompanitë e tyre marrin tendera dhe lidhin kontrata me Bashkinë e Lezhës.

Duket se SPAK-u do të ketë shumë punë këtë vjeshtë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti tregon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Publikuar

-

Nga

“Kërkoi 200 mijë euro”/ Plas lufta në PS, socialisti zbulon parapaskenat e sulmeve të Koçit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një socialisti nga Fieri, i cili thotë se në degën e PS në këtë qytet ka plasur sherri.

Denoncuesi, ndërsa i referohet disa qëndrimeve publike të deputetit të zgjedhur të PS, Petro Koçi, i cili ka thënë se krimi po merr tendera dhe kundërpërgjigja nga ish-kreu i Hipotekës, tregon edhe detajin që sipas tij është bërë shkak për përplasjet.

Sipas denoncuesit, Petro Koçi i ka kërkuar 200 mijë euro ish-drejtorit të Kadastrës, Ervin Bushi, por ky i fundit nuk ia ka dhënë.

Po ashtu, ai shkruan se edhe kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi, e sulmon ngaqë nuk i jep perqindje tek tenderat.

Jam një socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier.

Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha “skam pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek Kadastra”. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.

Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete Bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe ia kane nisur Edi Rames. Edhe Subashin e sulmon ngaqe nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.

Bushi i tha publikisht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Pallati i dëmtuar nga tërmeti i pabanueshëm. Ekspertiza, duhet rikonstruktuar

Pas tërmetit të 26 Nëntorit, pallati 29 Tiranë në Bulevardin Bajram Curri, sipas ekspertizës doli i pa banueshëm. Bashkia nënkontraktoi një firmë për t’i bërë ekspertizën e thelluar. Pas më shumë se një viti kërkesa, banorëve u jepet informacion që pallati është për rikonstruksion vetëm pas interesimit të Fiksit.

Në një intervistë për Fiks Fare, Ferdi Musa dhe banorë të tjerë të pallatit, thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë bashkisë Tiranë prej më shumë se një viti, nesë ka dalë apo jo ekspertiza e thelluar, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë. Disa prej tyre u është dhënë bonus qeraje. Disa kanë marrë 3 milion të vjetra për rikonstruksionin e banesës, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë as bonus qeraje por vijonë të banojnë aty edhe pse pallati sipas ekspertizës së parë ka dalë i pa banueshëm.

Banorët ankohen se nuk dinë si duhet të veprojnë pas gjithë këtyre lëvizjeve të bëra nga bashkia dhe mungesa e informacionit. Ata në rrugë jo zyrtare kanë mundur të sigurojnë një raport, të analizave të materjaleve të pallatit. Sipas këtij raporti, të gjitha analizat mostrave të marra kanë dalë jashtë standartit.

LEXO EDHE:  Kryemadhi dhe Braçe në një mendje/ SPAK “zbret” në Kuvend

Kërkesat e vazhdueshme të banorëve nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë por pasi Fiks fare interesohet pranë bashkisë Tiranë, kjo e fundit kthen përgjigje menjëherë pas verfikimit ku pretendon se sipas analizës së thelluar dhe oponencës që i është bërë është vendosur se duhet ti nënshtrohet rikontruksionit.

LEXO EDHE:  Basha flet me shifra/ “Fatura e programit tonë ekonomik shkon 500 milionë euro në vit”

“Sipas konkluzioneve të nxjerra nga operatori ekonomik dhe oponencës teknike të hartuar nga Instituti i Ndërtimit dalin në përfundimin që Pallati Nr. 29 në Rrugën BLV “ Bajram Curri” duhet t’i nënshtrohet Përforcimit dhe Rikonstruksionit.
Fiksi komunikoi edhe me përfaqësues së laboratorit ku janë kryer analizat, për të konfirmuar njësimin e raport analizës me fotokopjet e dhëna nga banorët. Këtë raport na e konfirmoi vetëm inxhineri gjeolog, por laboratori hezitoi të na e konfirmonte edhe pas kërkesës dhe kumunikimit në telefon dhe kerkeses zyrtare.

Edhe pse të gjitha analizat e mostrave kanë dalë jashtë standartit, është vendosur që pallati mund të rikonstruktohet. Ky vendim është marrë edhe nga Instituti i Ndërtimit pas openencës që i eshtë bërë raportit./tch

LEXO TE PLOTE