LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e Tiranës

1 Mars 2021, 11:59, Denoncim CNA
Zbulohen dokumentet false/ Thellohet skandali i tenderave për pastrimin e

Tenderat dhe skandalet në institucionet publike vazhdojnë të tronditin opinionin publik. Ashtu siç ndodhi me falsifikimin e dokumentave në Unazën e Madhe, tashmë falsifikime të tilla po shkojnë në Bashkinë e Tiranës.

Gjithmonë qeverisja është mbrojtur me faktin se nuk janë ata përgjegjës për falsifikimet, por bizneset private. CNA.al ka mundur të sigurojë nga Bashkia e Tiranës një dosje të plotë në lidhje me tenderat e pastrimit të kryeqytetit.

Në Lotin e II ka rezultuar një garë totalisht formale, ku ka dhe falsifikime dokumentash. Garat duket të jenë formale për shkak se firmat hyjnë sipas marrëveshjeve paraprake në garat e njëra-tjetrës. Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se ligji e ka të qartë se një subjekt nuk mund të paraqesë të njëjtat dokumenta dhe të njëjtat mjete dhe më pas të shpallet fitues në dy apo tre lotet e pastrimit të Tiranës. Por firmat fusin dokumentat tek njëra-tjetra. ?Korsel? fut tek tenderi i asaj që fiton ?Fusha? në fund, apo ?Fusha? fut tek ?Korseli? dokumentat e njëjta me të cilat më pas pretendon që të shpallet fitues.

Pra plotësojnë numrin e garuesve dhe krijojnë përshtypjen e një ?lufte? të vërtetë, ku në fakt gjithçka është formale, sepse mbushin njëra-tjetrën. Por zyrtarisht një prej përfaqësuesve të firmës ?Korsel? i tha CNA.al se kjo nuk është në shkelje të ligjit, por firmat garojnë sepse pretendojnë të jenë në sa më shumë gara dhe të rrisin probabilitetin për të fituar.

CNA.al thelloi hetimin e tij të së enjtes dhe me dokumentat më poshtë po sjellim atë që thamë, pra paraqitjen e mjeteve të falsifikuara dhe lejeve e dokumentave të tyre në tender. Sipas kritereve të kërkuara dhe të paraqitura nga vetë institucioni i prokurues.

Në dokumentin e parë, sipas kërkimeve nga autoritetet rumune mjeti me targën TL29JTG  me numër Shasie ZCFCD70A405164626 nuk ekziston.

Në dokumentin e dytë, mjeti me targën TL04KZY dhe me numër shasie  VF630N166JD001587 në sistemin e siguracioneve  të automjeteve në shtetin Rumun, nuk ekziston.

Në dokumentin e tretë, mjeti me targë TL31JTG dhe me numër shasie është i ndryshëm nga ai që ka paraqitur Korsel shpk ZCFC435B105218439.

Në dokumentin e katërt vihet re që mjetit me targë TL32JTG, numër i shasisë është i ndryshëm nga ai që ka paraqitur Korsel ZCFC435B805218437

Përfaqësues të firmës ?Korsel? ditën e parë të publikimit kanë kontaktuar zyrtarisht redaksinë e CNA.al dhe kanë kërkuar dhe kanë dhënë informacion me këtë tender. Ata pretendojnë se nuk kanë bërë falsifikime, por në qoftë se kjo ka ardhur mund të ketë ardhur prej firmës me të cilën ata kanë bërë kontratë në Rumani.

Gjithsesi fakti është një: Në tenderin e Lotit të II një subjekt ka dokumenta të falsifikuara apo të ndryshuara të mjeteve që ka futur në tender dhe së dyti gara duket të jetë krejtësisht formale nga futja e dokumentave, nga subjekte që thuajse kanë zënë prej fyti tenderat e pastrimit të kryeqytetit dhe së treti nga ajo që bie në sy Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues subjekte të cilat kanë dhënë oferta 500 milionë apo më shumë sesa ofertuesit e tjerë.

Dhe gjithçka është bërë duke përdorur kriteret skualifikuese. Por në fakt fiton dikush që ofron 500 milion më shumë por dokumentat e paraqitura i ka false./CNA.al

Skandali/ Firma me dokumenta false në garë për pastrimin e Tiranës

Lajmet e fundit nga