Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Në redaksinë e emisionit ?Stop? është drejtuar këtë të premte një vajzë e re, e cila pasi ka përfunduar studimet Bachelor për Gazetari dhe Gjuhë Angleze në Elbasan, ka ndjekur Masterin Shkencor për mësuesi të gjuhës angleze në Tiranë. Pasi i ka përfunduar të dy ciklet e studimeve, ka marrë përgjigje negative për praktikën nga ana e ZVA Elbasan. Sot vajza nuk futet dot në provimin e shtetit, duke i çuar dëm 5 vjet.
?Pasi përfundova gjimnazin vendosa që bachelorin ta ndjek në degë Gazetari-Anglisht pasi mendova që është një mundësi e mirë punësimi në të dyja degët. Në përfundim të Bachelorit e gjeja veten tek pjesa e anglishtes dhe vendosa të vazhdoj Masterin për Gjuhë Angleze. Kur aplikova në Tiranë nuk më nxorrën probleme dhe ndoqa programin dyvjeçar Master Shkencor. Pasi u diplomova në Korrik të vitit të kaluar, mësuesia duhet të ndjekë edhe një vit stazh, dmth praktikë profesionale. Kur dorëzova letrën për të vazhduar praktikën në një nga gjimnazet e Elbasanit, ZVA Elbasan më thotë që nuk mund ta kryesh praktikën pasi nuk lejohesh të futesh në licencë duke qenë se bachelori që kam ndjekur është Gazetari dhe Gjuhë Angleze dhe QSHA nuk ka një provim që të jetë e gazetarisë dhe gjuhës angleze?, tha ajo.
?Një specialist më ka kërkuar dokumente nga shkolla. Kam qenë në kontakt me të dhe në fund të Marsit ky zotëria më tha që ka përgatitur një shkresë dhe ti je me të drejtën tënde dhe ligji nuk ka të drejtë që të ndalojë të marrësh licencën. Kjo shkresa ka që në Mars që nuk më firmoset nga Sekretari i Përgjithshëm, të paktën sa më thonë në ministri?, shprehet e reja.
Dekani i universitetit ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan shprehet se studentja e degës Gazetari dhe Gjuhë Angleze ka mundësi të marrë drejtimin që dëshiron.
Dekani: Në qoftë se ke mbaruar ?Gazetari dhe Anglisht?, mund të punosh në Gazetari. Kuptohet ky është niveli Bachelor, nuk të jep profesion, formim i përgjithshëm si me thënë. Gjithashtu dhe në Anglisht, ai merr formim të përgjithshëm në Anglisht. Veçse çdo Universitet tani në nivel Master, vendos kriteret e veta. Në qoftë se masa e krediteve të fituara nga studenti te ne në Bachelor, atij i mjafton për të filluar Masterin Profesional, ai mund ta pranojë dhe do diplomohet. E ka pranuar Fakulteti i Tiranës, i Gjuhëve të Huaja, që diplomon edhe për gjuhë të huaj dhe për mësuesi. Në qoftë se fakulteti e ka pranuar, vajza është në rregull duhet të punojë si mësuese.
Edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Tiranës, thonë se nuk kanë gabuar që e kanë përzgjedhur vajzën, por nuk dinë të thonë, sesi është interpretuar nga instancat e tjera.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: Kjo nuk është se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka bërë shkelje, absolutisht. Por sesi interpretohet nga instancat e tjera, kjo është një gjë, që ne nuk jemi gabim, që të kemi përzgjedhur. Përderisa ti ke marrë një numër matrikulimi, nuk është se ke dalë nga hiçi. Kështu që fakulteti dhe Universiteti i Tiranës ka bërë një punë, ashtu siç është vlerësuar nga një komision. Për këtë dosje, ke patur mesataren përkatëse, ke ndjekur studimet dhe Universiteti këtu, për procedurat ligjore është në rregull. Më kupton?!/tvklan.al
Të bësh shkollën, por të të mos të njohin që e ke bërë. Ësht...
Një skandal deri në kufijtë e të paimagjinueshmes, ku instit...
Emisioni “Stop” ishte këtë të enjte në qytetin e Roskovecit,...
Entela Noka u ankua në emisionin Fiks Fare se bashkëshortit ...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” erdhi nga Elbasani ng...
Në datën 1 Qershor emisioni “Stop” publikoi denoncimin e Lea...
Lapsusi i bankës vë nën sekuestro shtëpinë e qytetares blerë...
Emisioni “Stop” ishte këtë të martë në Vlorë për problemin e...
Fiks Fare trajtoi problemin e zonjës Resmija Hasa, nga fshat...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një 17-vjeçare...
Banorët e fshatit Beshisht në Vlorë u ankuan në “Fiks Fare” ...
Më datë 25 Maj 2021, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi mat...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi problemin e 88-vjeçares Na...
Një 88-vjeçare nga fshati Mborje i Korçës është ankuar pranë...
I vdes e motra në Selanik, nuk sjellë dot trupin në Shqipëri...
Vjedhja e luleve në varreza dhe rishitja e tyre është një fe...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari q...
Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka publikuar disa video të ndot...
Komuna Gradash, ka 4 vjet që ka nisur procedurën për një te...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...