
“Do të jem kryebashkiak i të gjithëve”/ Belind Këlliçi: Fshatrat do të kenë investime dhe vëmendje
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Vjedhja e luleve në varreza dhe rishitja e tyre është një fenomen që prej kohësh i mundon familjarët në Tiranë dhe jo vetëm.
Hajdutët e kanë kthyer tashmë në një biznes duke bashkëpunuar me tregtarët e luleve që operojnë në varreza.
Pikërisht edhe denoncimi që u bë në Fiks Fare nga një qytetar ishte në lidhje me vjedhjen e herëpashershme të luleve nga varri i nënës së tij. Ai iu drejtua Fiks Fare për të ngritur zërin kundrejt këtij fenomeni aspak njerëzor, pasi edhe kjo në vetvete është një lloj dhunimi varri.
Denoncuesi në një intervistë për Fiksin u shpreh se ka humbur nënën prej Covid -19 dhe sa herë që shkon për ta vizituar në banesën e saj të fundit në Sharrë i çon lule të freskëta, të cilat në asnjë rast nuk i ka gjetur mbi varr në vizitën e tij pasardhëse. ?Unë së bashku me motrat çdo herë blejmë lule natyrale dhe i çojmë tek varri i nënës tonë, por ato vidhen rregullisht dhe rishiten. Kemi provuar edhe t?i presim bishtat që mos t?i marrin, por përsëri i vjedhin. Jemi interesuar dhe kemi pyetur këtu vërdallë dhe na thonë që janë disa persona që e bëjnë këtë gjest të turpshëm. Kërkojmë nga emisioni juaj të investigoni mbi këtë fenomen? përfundon qytetari.
Fiksi zhvilloi disa biseda në varrezat e Sharrës kryesisht në parcelat e reja. Punonjësit që montojnë pllakat e mermerit shprehen se të gjithë ankohen për vjedhjen e luleve natyrale. Ata tregojnë se janë persona të caktuar që në orët e vona të natës dalin e mbledhin gjithë lulet natyrale që gjejnë mbi varret e shumta, më pas këto lule i rishesin me një çmim më të ulët.
Gazetarët e Fiksit vendosin të rikthehen në varreza në orët e vona të mbrëmjes të po të njëjtës ditë. Aty ata vështrojnë dy gra, ku njëra prej tyre mban në dorë një palë gërshëre që i përdorin për të prerë lulet. Ato shëtisin në të gjitha parcelat duke mbledhur lulet që më pas t?i rishesin sërish me çmim më të ulët në një dyqan në dalje të varrezave. Fiksi solli me pamje edhe momente të prishjes së kurorave ku disa gra u merrnin shufrat mbajtëse.
Por për të parë nëse për këto gra kjo ishte rutina e çdo mbrëmje, gazetarët shkojnë në varrezat e Sharrës disa ditë rresht dhe i gjejnë aty duke mbledhur lule. Njëra prej tyre që quhet Bukurie shprehet se formonin buqeta me degë dhe u vinin një trëndafil brenda. Këto buqeta i shisnin kundrejt çmimit 100-200 lekë. Gratë fusin lulet në makinën që i shoqëron dhe një prej gazetarëve të Fiksit iu kërkon që ta shoqërojnë afër daljes më makinën e tyre. Brenda në makinë përveç luleve natyrale gratë kanë vjedhur edhe lule artificiale dhe justifikohen se këto lule mbi varre i marrin nga halli.
Bisedë me punonjës të varrezave
Fiksi: Si kalove u lodhe? Kush i merr këto lulet e reja këtu?
Punonjësi 1 : Ja më këto privatët ktu, merr andej ço andej.
Fiksi: Po ku i çojnë këto?
Punonjësi 1 : I ri shesin në vend tjetër, ja japin një banori tjetër përshembull. Në qoftë se aty ka për ta marr dymijë apo njëmijë, këtu i jep pesëqind.
Punonjësi 2: Ato që i shesin.Ato vijnë natën me vjedh nuk vijnë ditën.Ditën ka rob, natën vijnë vjedhin, kur nuk i shef njeri. Nuk je vetëm ti që ankohesh ka dhe të tjerë.
Fiksi: Kush i merr lulet këtu? Kush i merr pra?
Fëmija: Këto që i shesin.
Fiksi: Këto që i shesin vetë vijnë i marrin këtu ?
Fëmija: Po ne e dimë, po pse të tregojmë ty, të futemi me të tjerët në sherr kot.Unë nuk ta tregoj dot kush është nga këto.
Punonjësi 3: Nuk je as e para e as e fundit që ngre ankesa kështu, ke të drejtë, ti me taten je shumë drejtë, por puna është se ?..
Punonjësi 4: Do vish avash avash, pyeti kush i ka lulet më të lira më ashtu, dhe duken se i ka buqetat. E ke shumë të thjeshtë.
Punonjësi 3: Rri ndonjë javë këtu se i shef vetë. Po meqë e ke qef që ta kapësh hajde rri.
Punonjësi 4: E ke shumë të thjeshtë, shife kush i ka buqetat e mëdha i shesin nga pesë mijë lekë, që po ti blesh ato bëjnë dy qind mijë lekë.
Fiksi: Keni frikë që të flisni?
Punonjësi 5: Jo mi nuk është punë frikë , se nuk jetojmë me frikë ne, por problemi përse duhet të flasim ne. Është diçka që nuk na intereson.
Punonjësi 3: Motër e dashur është shumë e thjeshtë, hajde rri pasdite dhe e gjen direkt. Hajde nga ora 6 e gjysmë 7 edhe e shef vetë.
Sharrë/ Mbasdite vonë, dy gra vjedhin lule nëpër varre.
Gruaja 1 ? Qyqa ngelën lulet atje o gru, jo mi se janë të bukura.
Gruaja 2. ? Vijmë i marrim pastaj, të ikin këta.
Fiksi: Shih atje poshtë, unë po shoh këtej lart.
Gruaja 2: Kjo është parcela 3 zemra.
Fiksi: Treshi?
Gruaja 1 (Bukuria): Po kë don ti?
Fiksi: 70, se unë pashë aty lart ishte 81.
Gruaja 2: Po 70 është tek e para.
Fiksi: E para fare?
Gruaja 2: Po
Gruaja 1 (Bukuria): Do ecësh tek disheza poshtë e ke në krah të djathtë, porta e parë edhe aty i keni.
Fiksi: A ka ndonjë që shet lule tani?
Gruaja 1 (Bukuria): Po
Fiksi: Ku?
Gruaja 1 (Bukuria): Mu te porta, leje makinën, zbrit poshtë ti është një dyqan me lule që duket lulet jashtë .
Fiksi: Që rri hapur?
Gruaja 1 (Bukuria): Po rri hapur deri në orën 8 të darkës.
Fiksi: Po
Gruaja 1 (Bukuria): Do ecësh nja 10 metra dhe duket se është një plasmas bojqelli, mu aty i ke lulet, lule qiri ça të duash edhe ke atë djalin aty
Fiksi: Ok. A e njihni ju?
Gruaja 1 (Bukuria): Po e ka emrin Isi, i thuj kam ardh me marr lule.
Fiksi: Ok, t?i them kush më ka çuar?
Gruaja 1 (Bukuria): Po Bukuria thuaj./ tch
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari q...
Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka publikuar disa video të ndot...
Komuna Gradash, ka 4 vjet që ka nisur procedurën për një te...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Fiks Fare ka sjell mbrëmjë e sotme një rast të një gruaje të...
Emisioni “Stop” transmetoi pak ditë më parë rastin e dhunës ...
Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “S...
Një “inxhinier” 89-vjeçar ka zbuluar gabimet e rindërtimit t...
Emisioni “Stop” ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin...
Të shtunën, mediat transmetuan lajmin se Policia e Fierit ar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së ndërtimeve të HEC-eve ...
Në CNA.al ka mbërritur një denoncim për analistin Shpëtim Na...
Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërk...
I aksidentojnë djalin duke i thyer klavikulën, por mjeku har...
Në fund të Tetorit 2020 emisioni “Stop” ka transmetuar histo...
Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi këtë të mërkurë rastin e...
Emisioni Stop në Tv Klan i është drejtuar qytetit të Peqinit...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe fig...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e sotme di...
Agjencia “Aplikime punësimi” mashtron të tjerë persona. Në e...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komi...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, h...
Aeroporti “Heathrow” ka njoftuar se disa pasagjerë mun...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemë...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...