
Fiks Fare/ HEC-et “mbijnë” edhe në kanalet vaditëse, kryetari i Këshillit i dha leje vetes!
Fiks Fare iu rikthye problematikës së ndërtimeve të HEC-eve ...
Të shtunën, mediat transmetuan lajmin se Policia e Fierit arrestoi një të ri i cili kishte dhunuar një mjek të Spitalit të Fierit. Emisioni ?Stop? hodhi sot dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.
Ardit Klima është i arrestuari 32-vjeçar dhe prej mëse një muaji ka shtruar të atin në spitalin e Fierit, pas një ishemie cerebrale. Ai pretendon, se të atit nuk i është dhënë ndihma mjekësore e nevojshme.
?Djali i hallës ka sjellë babain në spitalin rajonal të Fierit dhe ka qenë shumë i kujdesur për të atin, ilaçet, mjekimet, gjithçka. Ka hasur shumë vështirësi me mjekët për neglizhencë të ilaçeve, të pacientit, të kurave që ne i kemi me prova dhe fakte. Ka qenë shumë kërkues ndaj mjekëve. Derisa djali nuk po arrinte më të vinte në shtëpi derisa 1 muaj e 4 ditë djali ka qenë vetëm në spitalin e Fierit nga frika se mos bënin kura të gabuara siç djali i ka kapur në shumë herë gabime. Kjo solli një acarim të madh ndaj djalit të pacientëve ku filloi fyerje dhe ofendimeve ndaj doktorëve. Në datë 21 Maj 2021 ka ndodhur një dhunë çnjerëzore ku doktorët e kanë dhunuar në një mënyrë çnjerëzore. Kërkoj të vihet drejtësi deri në fund. Ilaçet i ka blerë të gjitha me lekë. Nuk ia di emrin infermieres, por do ta zbuloj dhe atë. Nuk ia jepte ilaçet. Ka kapur doktorin, në 3-4 raste gabim. Mësoi në javën e 4 që duhej bërë një ekoskaner që doktori nuk ia kishte thënë, që ishte e domosdoshme për t?u bërë që javën e parë. Doktorët i kanë bërë kartelën 9 ditë që e kanë nxjerrë. Duke i parë mjekimet e gabuara ai ka insistuar që ta mbajnë në spital. Djali është bërë shumë i zhurmshëm në spital me të drejtën e tij. Nga neglizhenca e stafit edhe mund t?i ketë ofenduar, me të drejtën e tij. Por është e patolerueshme që të bëhen 4 mjekë dhe ta rrahin, ta torturojnë në mënyrat më çnjerëzore?, tha një i afërm i djalit.
Më 21 Maj, Klima ka debatuar me infermieren dhe kryeinfermieren, për insulinën e babait.
Djali: Ia bëre?
Infermierja: Çfarë bëra, ore? Bëja vetë ti! (insulinën)
Djali: Ah, t?ia bëj vetë insulinën? Po kur t?ia bëj vetë unë, në orën 11:00?
Infermierja: Kur të duash ti, kur e ka orarin!
Djali: E ka në orën 7:00 babai.
Infermierja: Bëja kur të duash, ç?punë kam unë? Mos më bërtit mua!
Djali: Ti je infermierja!
Infermierja: Unë nuk kam asgjë, ja, këtu nuk kam asnjë.
Djali: Ka që të hënën!
Infermierja: Po, dhe në mënyrë shoqërore të kemi ndihmuar.
Djali: Nuk dua fare në mënyrë shoqërore.
Infermierja: Atëherë, ik fare, vazhdo!
Djali: E dua në mënyrë profesionale! Nëse nuk vjen, të paktën thuaj: ?Insulinën bëje vetë?!
Infermierja: Po bëja vetë, ç?punë kam unë?
Djali: Po nuk ma the, ma thua tani, ora 11:00! Mundem?
Kryeinfermierja e urgjencës: Hajde, ore!
Djali: Dalja nga spitali është bërë të hënën nga doktori neurolog Enver Halili. Detyra e infermierëve është vazhduar: të hënë, të martë, të mërkurë, të enjte. Deri dje.
Kryeinfermierja e urgjencës: Nga ana humane do ndihmohesh.
Djali: Nuk dua fare nga ana humane, dua profesionalizmin, humane nuk ka këtu. Sot, insulina në orën 7 nuk është bërë.
Kryeinfermierja e urgjencës: Bëja vetë!
Djali: Kjo është humania?
Kryeinfermierja e urgjencës: Ti hyn në infermieri dhe i ofendon, i detyron? Ore ti zotëri, sa do rrish këtu ti?
Djali: 1 vit!
Kryeinfermierja e urgjencës: 1 vit? Po kush do të mbajë?
Djali: Vetë!
Kryeinfermierja e urgjencës: Vetë? Atëherë, bëja vetë shërbimin!
Djali: Unë jam edhe infermieri, unë jam edhe sanitari.
Kryeinfermierja e urgjencës: Bëja vetë!
Djali: Të tëra vetë i kam bërë!
Më pas, ai iu drejtua dhomës së mjekut neurolog Enver Halili, duke i kërkuar të shkojë tek i ati. Në këtë moment nisin fyerjet dhe konfrontimet mes të dyve. Neurologu Halili tregon se ai dhe stafi mjekësor kanë qenë të qetë, ndërsa hematomat në fytyrën e Arditit, ky i fundit i ka bërë vetë.
Mjeku Enver Halili: Në momentin, që kam qenë me mjekun e Hermodinamikës, duke konsultuar një rast para derës së Infermierisë, ka ardhur me vrap nga fundi i korridorit, duke kërkuar me forcë që të shkoja të shikoja prindin e tij. I kam kërkuar, që do shkoja ta shoh, por që të largohej se nuk mund të punoja në praninë e tij. Në ato momente më ka goditur në supin e majtë dhe në pjesën e fytyrës.
Gazetari: Thjesht të ka goditur, apo të ka shtyrë?
Mjeku Enver Halili: Ajo ka qenë me tendencë, unë e quaj goditje. Është futur në pjesën e Infermerisë dhe është munduar të kapte cfarë t?i shihnin sytë. Një nga gjërat që është munduar të kapë ka qenë karrigia, duke u munduar të na e hedhë në kokë. Për fat të mirë, ka ndërhyrë edhe pjesa tjetër, familjarët që kanë qenë aty, mjeku që ishte prezent, që ka ndërhyrë, për ta neutralizuar. Nuk u neutralizua menjëherë, filloi po acarohej më keq, duke goditur nga të mundte ose duke u munduar të kapte çfarë të ishte afër rreth e rrotull.
Gazetari: Kolegët e tu kanë përdorur dhunë?
Mjeku Enver Halili: Kolegët janë munduar ta neutralizojnë, sepse e dinin se ishte rast problematik. Gjatë neutralizimit ka bërë përplasje nga më të ndryshmet, mundohej që të përplaste këmbë e duar, ose kokën. Ajo, që më ka trembur më shumë, ka qenë momenti, kur ka tërhequr tavolinën dhe për pak sa nuk i ka rënë xhami në kokë.
Gazetari: Kemi parë disa hematoma në fytyrë. Kush i ka shkaktuar?
Mjeku Enver Halili: Ka qenë i shtrirë përmbys dhe gjatë kohës, që ne i themi prit të vijë policia, vazhdonte të përplaste, të bënte?
Gazetari: Ju thoni nuk ka patur ushtrim dhune nga kolegët?
Mjeku Enver Halili: Janë të vetat. Ne jemi munduar, që ai të mos vetëdëmtohej, të mos vetëgjymtohej, se pranë kishte vegla pune, bisturi, age.
Gazetari: Kolegët e tu, e kanë fyer këtë djalë?
Mjeku Enver Halili: Absolutisht, të gjithë si staf kemi qenë tepër të qetë kundrejt tij./ tvklan.al
Fiks Fare iu rikthye problematikës së ndërtimeve të HEC-eve ...
Në CNA.al ka mbërritur një denoncim për analistin Shpëtim Na...
Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërk...
I aksidentojnë djalin duke i thyer klavikulën, por mjeku har...
Në fund të Tetorit 2020 emisioni “Stop” ka transmetuar histo...
Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi këtë të mërkurë rastin e...
Emisioni Stop në Tv Klan i është drejtuar qytetit të Peqinit...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe fig...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e sotme di...
Agjencia “Aplikime punësimi” mashtron të tjerë persona. Në e...
Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se...
Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Roskovecit këtë të premte. Pri...
Fiks Fare zgjidhi problemin disa mujor të një qytetari të Ti...
Në qendrën shëndetësore në zonën e Kombinatit në Tiranë nuk ...
Fiks Fare edhe mbrëmjen e sotme solli të tjera agjenci udhët...
Në emisionin “Stop” janë trajtuar raste të mashtrimit në for...
Me rënien e pandemisë masat që shtetet e BE-së morën për të ...
Kufizimet që i janë vënë Shqipërisë nga vendet e BE-së gjatë...
Bën kontrata të pavlefshme, qytetarët paguajnë biletën e kth...
Emisioni Stop në Tv Klan sot ka publikuar historinë e Shefqe...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pasdit...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:10...
Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotm rreth orës...
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë diplomimit të dis...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje...
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në ...
Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, R...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...