Si shitet përgjigja e tamponit për udhëtim tek ‘Intermedica’ pa bërë testin
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe fig...
Emisioni Stop në Tv Klan i është drejtuar qytetit të Peqinit, ku Ilirjan Petriti thotë se akuzohet padrejtësisht për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes. Ai ka qenë i martuar me një grua nga Rrogozhina dhe ka dy fëmijë, vajzën 13 vjeçe dhe djalin 17 vjeç.
Është divorcuar në vitin 2013 për mosmarrëveshje. Por problemet me ish-bashkëshorten nuk i janë ndarë, edhe pse është i martuar prej 4 vitesh me një grua tjetër. Në Qershor 2020 Ilirjani është takuar me ish-gruan për një firmë për të lëvizur me fëmijët në Francë.
Situata është acaruar për një debat pronash dhe gruaja ka bërë kallëzim në polici për dhunë nga ana e Ilirjanit. Ndërkohë komisariati ka marrë një letër nga një doktor në Rrogozhinë me gjendjen e zonjës, që kishte një gërvishtje në buzë dhe Ilirjanin e arrestuan.
Ilirjan Petriti: Kam qenë i martuar, nga martesa e parë kam dy fëmijë djali 17 vjeç dhe vajza 13 vjeç. Të dy shtëpitë më janë bllokuar nga zyra e Përmbarimit Elbasan, makina më është bllokuar për arsye se unë kam qenë debitor te fëmijët e mi. Por ndërkohë që unë kam 9 vite që akoma nuk i kam marrë fëmijët sipas vendimit të gjykatës, sepse nuk kanë dashur fëmijët, nuk i ka lejuar se fëmijët kanë jetuar me nënën e vetë. Pasi unë bëra një pagesë prej 1.7 milionë Lekë, këto lekët kaluan te pensioni ushqimor i fëmijëve. Të Zyrës së Përmbarimit më thanë që paguajte këtë dhe nuk është nevoja të bllokojmë dy shtëpitë, po të mbajmë të bllokuar një shtëpi. Unë aktualisht jam i martuar, kam 4 vite, dhe nuk më janë ndalur problemet që kam pasur me gruan e parë kur bashkë me fëmijët dhe me ish-zonjën kemi shkuar te hyrja e shtëpisë time. Aty pastaj kemi biseduar, unë i thashë nuk kam problem do ja jap firmën që fëmijët të shikojnë një jetë më të mirë, por i thashë mos harro se ne bashkë kemi lënë problemin e shtëpive si ta zgjidhim. Edhe i thashë do shkojmë të zgjidhim problemin e shtëpive te noteri, një shtëpi ti dhe një shtëpi unë. Jo tha, kjo është djersa ime, djersa e fëmijëve të mi. Filloi duke bërtitur, duke u acaruar. Unë thjesht qëndroja i ulur, në mes kanë qenë fëmijët dhe në një distancë prej 1 metra ka qenë zonja. Zbriti poshtë nga shkallët duke sharë, duke ofenduar me fjalë të rënda, i gjuajti dhe me gurë makinës dhe unë isha me fëmijët te shtëpia. Fëmijët ikën, unë i hipa makinës dhe erdha në Peqin. Ndërkohë më merr në telefon oficeri i policisë në Rrogozhinë dhe më tha që ti ke rrahur zonjën. Ka ardhur zonja, tha, ka ardhur me gjak. Ai më vuri direkt prangat. Zonja më ka bërë një denoncim për dhunë në familje, thotë që unë e kam goditur ndërkohë që fëmijët bashkë me zonjën thonë që e kam goditur me një shpullë, gjë që nuk është e vërtetë. Shkelja e dytë është se zonja më datë 28 Qershor ka shkuar te mjeku Agron Karaj në Rrogozhinë, e ka pajisur me një dokument që thotë një gërvishtje hematomë, gërvishtje të buzës, dhe mjeku ka konstatuar që kjo zonja nuk ka pasur asnjë lloj shenje. Ndërkohë që zonja më 29 Qershor ka shkuar në Durrës te eksperti mjeko-ligjor, ka shkuar me qafore, është ankuar me dhimbje barku, me dhimbje stomaku, ka një gërvishtje në buzë, dhe të gjitha këto kanë ardhur për pasojë se zonja është goditur me mjete të forta prerëse dhe nuk është e aftë për masën deri në 9 ditë. Ky mjeku-ligjor pa asnjë lloj grafie pa asnjë gjë si e vërteton këtë gjë. Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie. Kam 8 muaj që jam në arrest shtëpie pa e dhunuar, pa asnjë lloj prove, pa asnjë lloj fakti. Unë kërkoj që të zbardhet e gjithë ngjarja dhe kërkoj pafajësinë, të dali e vërteta siç është dhe jo siç thuhet nëpër letra.
Gjyqi zhvillohet me letrën e një eksperti mjeko-ligjor nga Durrësi, që shprehej se zonja ishte goditur me mjete të forta. Prej 8 muajsh Ilirjan Petriti është në arrest shtëpie, edhe pse nuk e ka dhunuar asnjëherë ish-bashkëshorten. Mjeku Agron Karaj tregon se nga policia i është kërkuar të mbushë nje fletë dhe këtë e ka bërë për të mbrojtur gruan. Ai thotë se zonja nuk ka vajtur me ato shenja siç shkruhet në aktin e ekspertit mjeko-ligjor.
Mjeku: E kam zgjidh.
Gazetarja: Si e ke zgjidh?
Mjeku: E kam zgjidh. I kam dhënë shkresë atij burrit. Se ai nuk duhet të rrinte në burg, as në izolim, as në burg me një letër timen, që paraqitet, që unë nuk jam mjek ligjor. Dhe ata e kanë mbajt gabimisht. Policia ta merrte mjekun ligjor, ta binte ta vlerësonte këtë rast. Se unë nuk jam mjek ligjor. Unë jam mjek urgjence. Se unë shof hematoma, po nuk them, që e ke rrahur. Këtë e përcakton mjeku ligjor. Këta e kanë mbajt brenda me letrën time. Se letrën ma ka kërkuar policia mu. Më jep një letër ç?a ke parë ti këtu dhe unë shkruajta diagnozën.
Gazetarja: Ka qenë vërtet me ato hematoma, që ajo ka vajt te eksperti mjeko-ligjor? Se për shembull me qafore ka shkuar atje.
Mjeku: Jo, jo, jo! Aboslutisht, fare! Ka qenë normal. Ankth e stres sic rritet pak tensioni, pak rrahjet e zemrës. E axhituar. Asgjë s?kishte, për t?u kshu? Po duke dit, që hajd të mbrojmë femrat, me thonë të drejtën unë ia dhashë një copë letër. S?duhet t?ia jepja fare atë letrën. Ia dhashë një copë letër, se policia tha jepi një letër.
Gazetarja: Kjo ka deklaruar, që më ka fut duart në fyt, prandaj them, që cfarë ke shkruar, se mos??
Mjeku: Nuk ka pas fare për fyt, fare. Një ankth, një kshu edhe një gërvishtje e lehtë, asigjo. Thonjtë në fyt nuk e di, po unë nuk mund të ashu?/ tv klan
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe fig...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e sotme di...
Agjencia “Aplikime punësimi” mashtron të tjerë persona. Në e...
Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se...
Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Roskovecit këtë të premte. Pri...
Fiks Fare zgjidhi problemin disa mujor të një qytetari të Ti...
Në qendrën shëndetësore në zonën e Kombinatit në Tiranë nuk ...
Fiks Fare edhe mbrëmjen e sotme solli të tjera agjenci udhët...
Në emisionin “Stop” janë trajtuar raste të mashtrimit në for...
Me rënien e pandemisë masat që shtetet e BE-së morën për të ...
Kufizimet që i janë vënë Shqipërisë nga vendet e BE-së gjatë...
Bën kontrata të pavlefshme, qytetarët paguajnë biletën e kth...
Emisioni Stop në Tv Klan sot ka publikuar historinë e Shefqe...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga qyteti i ...
Fiks Fare solli rastin e një fëmije i cili për shkak të bull...
Një 68 vjeçare po endet prej 15 vitesh në dyert e gjykatës d...
Emisioni “Stop” në Tv Klan sot ka udhëtuar drejt fshatit Tha...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Inspektor...
Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës. Red...
Mashtron komshien duke i marrë një milion lekë të vjetra. I ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...