Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar rastin e një qytetari që është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim prej 11 ditësh gabimisht. Leandro Përgjegaj, i biri i Pal Përgjegaj, tregon se i ati është ndaluar në aeroportin e Rinasit më 15 Maj 2021 pasi udhëtoi nga Italia.
Ndalimi i tij është bërë zbatim të një vendimi gjykate të vitit 2020, që përmbante arrest me burg për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike në Kukës.
Por Leandro Përgjegaj thotë se babai i tij jeton në Itali prej vitesh dhe nuk ka lidhje me personin që po kërkohet për kultivim kanabisi në Kukës. Në fakt bëhet fjalë për një tjetër Pal Përgjegaj. Prokuroria e lidh këtë person me një numër telefoni, për të cilin i biri shprehet, se babai i tij nuk e ka patur kurrë në përdorim. Pali ka mbi 10 ditë në qeli dhe më datë 2 Qershor është seanca e radhës gjyqësore.
Leandro Përgjegaj: Unë jam i biri i Pal Përgjegaj, babi im u nis nga Italia për të ardhur në Shqipëri për të marrë letrat për të bërë pensionin. Ndalohet në aeroportin e Rinasit dhe policia shoqëron në Policinë e Rinasit dhe i thonë që ky ka një dënim në vitin 2020. E kanë lidhur me një bandë që prodhojnë lëndë narkotike marijuanë a kanabis në Kukës, dhe ma fusin në burg. Te letrat që mori avokati doli që ky është i lidhur me anë të një numri telefoni. Numri i telefonit, ne kemi shkuar dhe hetuar atë që duhet të bënte Prokuroria, nuk i përket absolutisht babait tim. I përket një Pal Përgjegaj tjetër. Babai im nuk ka qenë asnjëherë në Kukës. Është 61 vjeç, nuk ka hyrë ndonjëherë në jetën e vetë në Kukës, nuk ka futur këmbë përveç me këtë rast. Është shofer autobusësh për persona me invaliditet. Jemi gjithë familja komplet me nënshtetësi italiane më shumë se 10 vjet. Janë 11 ditë që nga sot që është shoqëruar në paraburgim, 11 ditë që unë babain tim nuk e shoh.
Në numrin e telefonit në fjalë, ku është bazuar Prokuroria dhe ka arrestuar Pal Përgjegajn, gazetarja e emisionit Stop, Domenika Bajraktari, telefonoi dhe u përgjigj një tjetër person i quajtur gjithashtu Pal Përgjegaj por me gjeneralitete të tjera të prindërve, i biri i Gjon dhe Dile Përgjegaj.
Hetimin e kësaj dosje e ka bërë prokurorja Rita Gjati, e cila është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë pasi nuk ka kaluar Vettingun. Ndërsa tani çështja i ka kaluar prokurorit Edmond Karriqi. Gazetarja e Stop bisedoi me prokurorin Karriqi i cili tha se çështja tani është në dorë të gjykatës për të vlerësuar rastin e ngatërresës së personit.
Prokurori: Këto vlerësime të provave, i bën Gjykata tani. Unë e kam marrë çështjen në gjykim dhe akoma nuk jemi futur në shqyrtim gjyqësor. Ka një masë sigurimi të vendosur nga Gjykata një vit përpara. Ajo masë sigurimi ka qenë e paekzekutuar. Para kësaj mase, është vendosur një masë tjetër, po për një Pal Përgjegjaj tjetër, është revokuar, është pushuar. Tani kemi të bëjmë me një Pal Përgjegjaj, që disa ditë përpara, u bë verifikimi i masës pikërisht, për atë emër, mbiemër për të cilën ishte marrë masa me vendim gjykate. Unë për këtë pjesë, nuk kam qenë prokurori i çështjes. Unë vij në gjykim, unë kam dosjen përpara dhe futem në gjykim dhe derisa çështja nuk ka filluar shqyrtimin gjyqsor, unë jam pjesëmarrës. Autoriteti ligjvënës dhe vendim- marrës është Gjykata.
Gazetarja: Në dosjen e kësaj çështje për këtë shtetas a ka qoftë dhe një kërkesë tek Operatori Telefonik, që ky numër lidhet me këtë shtetas, me këto gjeneralitete, që ka Pali, që sot është në burg?
Prokurori: Këto janë veprime, që janë kryer gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe do t?i vlerësojë Gjykata. Kjo dosje me këto të dhëna, me këtë emër, mbiemër është pranuar të kalojë për gjykim, se për gjyqtarin e hetimeve paraprake, ka qenë e mjaftueshme akuza.
Gazetarja: Unë di sot të them, që zoti Pal Përgjegaj, me gjeneralitetet e vendosura në këtë vendim dhe me numrin e telefonit, kanë një përplasje, pasi nuk janë i njejti person.
Prokurori: Po pra, por këtë e vendos Gjykata.
Nesër, më 2 Qershor, është seanca e radhës gjyqësore ndaj 61-vjeçarit Pal Përgjegaj që është arrestuar padrejtësisht./ tvklan.al
Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka publikuar disa video të ndot...
Komuna Gradash, ka 4 vjet që ka nisur procedurën për një te...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soci...
Fiks Fare ka sjell mbrëmjë e sotme një rast të një gruaje të...
Emisioni “Stop” transmetoi pak ditë më parë rastin e dhunës ...
Bana Muça, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “S...
Një “inxhinier” 89-vjeçar ka zbuluar gabimet e rindërtimit t...
Emisioni “Stop” ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin...
Të shtunën, mediat transmetuan lajmin se Policia e Fierit ar...
Fiks Fare iu rikthye problematikës së ndërtimeve të HEC-eve ...
Në CNA.al ka mbërritur një denoncim për analistin Shpëtim Na...
Niko Toti prej vitesh ka ndjekur studimet në Stamboll. Ndërk...
I aksidentojnë djalin duke i thyer klavikulën, por mjeku har...
Në fund të Tetorit 2020 emisioni “Stop” ka transmetuar histo...
Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi këtë të mërkurë rastin e...
Emisioni Stop në Tv Klan i është drejtuar qytetit të Peqinit...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon sot me zë dhe fig...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e sotme di...
Agjencia “Aplikime punësimi” mashtron të tjerë persona. Në e...
Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...