Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e mbivendosjes së pronës përmes falsifikimit në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, aty ku ndërton firma Al Constrution GBI e cila ka marrë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës dhe ka paguar taksat sipas ligjit.
Por në kufirin verior të tokës ku ndërton kjo firmë, familja Brahja ka shfaqur pretendime se aty ka 900 metra tokë dhe për rrjedhojë janë bllokuar punimet.
Por pjesa e tokës që pretendon punonjës i Gardës, Gazmend Brahja, është në rrugën ku ka kaluar Unaza e Madhe e Tiranës dhe është kompensuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Emisioni Stop investigoi dhe zbuloi se si u manipuluan dokumentet, që prodhuan një mbivendosje artificiale në favor të shtetasit Gazmend Brahja. Në fillim në lojë hyri Njësia Farkë, që jashtë kompetencës, me kërkesë të familjes Brahja, bën një azhornim të zonës, ku është konflikti dhe prodhoi mbivendosjen.
Me kamera të fshehtë, specialisti i njësisë, i cili verifikoi pronën në terren, thotë, se është bërë procedura, por i mbetet Kadastrës ta hetojë dhe të ndryshojë kufijtë. Gjithashtu në këtë procedurë mungojnë deklaratat e kufitarëve, gjë që tregon se çdo gjë është bërë me njohje dhe presion.
Denoncuesi-Nuk e di, a do ta njihni hartën, apo jo, siç është këtu, është një leje ndërtimi, që është miratuar nga Bashkia e Tiranës që në 2019-ën,tek zona ku është rreth rrotullimi tek Liqeni Artificial, këtu janë këto pronat, se dua t?i kuptosh!
Specialisti, Njësia Farkë-Ëhë?
Denoncuesi-Këtu tani është një pronë tjetër para, që kjo pronë, kur ne kemi marrë lejen, ka qënë e shpronësuar, është dhe gjykuar zyrtarisht nga institucione.Tani shkojmë te ARSH-ja, shkojmë te IPD-ja thonë: ne i kemi marrë praktikën e Farkës dhe kemi vepruar.
Specialisti, Njësia Farkë-Është bërë vetëm saktësimi, nëqoftëse.
Denoncuesi-Se ky saktësimi, sa merret për bazë, që a duhet të vijë vetë Hipoteka, që të bëjë verfikime?
Specialisti, Njësia Farkë-Patjetër, patjetër, prandaj po them unë.
Denoncuesi-A e merr nismën Hipoteka, për të rregulluar pronat?
Specialisti, Njësia Farkë-Po, po!
Denoncuesi-Jo, pyetja ime është këtu, që Farka në vetëvete, njësia administrative, nuk është se ndan dhe vendos kufij?
Specialisti, Njësia Farkë-Jo, jo!
Denoncuesi-Nuk i vendos Farka?
Specialisti, Njësia Farkë-Jo, çdo shkresë, që nisim thotë: Bashkia përcjell dokumentacionin për verifikim tekniko-ligjor dhe vendimmarrje nga ana juaj. Kupton?
Denoncuesi-Se ky është edhe plan rilevim privat.
Specialisti, Njësia Farkë-Po, unë thjesht si specialist, a më kupton? Kam vajt, kam pa k?të gjendjen faktike, që është, edhe kaq kam miratuar.
Denoncuesi-Se kshu ka thënë qytetari, po themi.
Specialisti, Njësia Farkë-Kam vajtur në vend unë.
Denoncuesi-Po pra, më ka thënë qytetari një drejtim.
Specialisti, Njësia Farkë-Po, po, kam pa dhe vend planin, kam pa të gjitha. Është fiks edhe kaq! Këtu mbaron! Të gjithë pastaj kanë të drejta.
Denoncuesi-Lojën e ka bë Hipoteka d.m.th..?
Specialisti, Njësia Farkë-As s?e vej në dyshim.
Denoncuesi-Jo puna është këtu, që mirë Hipoteka e ka bë, po Hipoteka thotë ma ka sjellë Farka.
Specialisti, Njësia Farkë-Jo më, ke të drejtë ta verifikosh!
Denoncuesi-Hartën, që ma sjell mua, ma sjell kështu..
Specialisti, Njësia Farkë-Po pra, e di, kur shkon ky qytetar, i jep k?të hartë.
Denoncuesi-I jep këtë tjetrën.
Specialisti, Njësia Farkë-E pra..
Denoncuesi-I jep këtë?
Specialisti, Njësia Farkë-Po! Biles i heq këtë kokën këtu, i lë me firmat tona këtu, pra.
Denoncuesi-Edhe ta hajë, kush ta hajë,- thonë ato.
Specialisti, Njësia Farkë-Fiks! Ca të them unë?! Kjo është situata!
Denoncuesi-Kjo quhet praktikë, që të verifikojnë ato.
Specialisti, Njësia Farkë-S?bëhet fjalë!
Denoncuesi-Nuk është se ti.., ato të marrin praktikën dhe ta regjistrojnë, se s?është ligjore.
Specialisti i Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës i shmanget përgjegjësisë, duke ia kaluar fajin Njësisë Farkë.
Denoncuesi-Është bërë një shkresë nga ana juaj për përditësim.
Specialisti, Kadastër-Po!
Denoncuesi-Të Hipotekës!
Specialisti, Kadastër-Bllokut kadastral?
Denoncuesi-Po, se kemi ardhë, nuk e di, bashkë kemi qenë, që kemi diskutu bashkë me drejtorin, me të madhin, me Lamen, këtu tek Liqeni i Thatë.
Specialisti, Kadastër-Po!
Denoncuesi-Për ca prona.
Specialisti, Kadastër-Po, për bllokun ku janë ndërtu pallatet ë, që ishe te pjesa e rrethrrotullimit ë?
Denoncuesi-Po!
Specialisti, Kadastër-Letrat ne, atë dosjen, që kemi marrë nga ju, e kemi diskutu 20 herë.
Denoncuesi-S?ka dalë në asnjë përfundim?
Specialisti, Kadastër-Dëgjo! Proçedurën e bën drejtoria vendore, ose kemi një projekt të përmirësim-përditësimi, ka një strukturë të veçantë te Drejtoria Vendore, me bë atë, po nuk mund të bëjmë vetëm pronën tate. Kupto? Duhet të bëjmë gjithë bllokun!
Denoncuesi-Jo, jo! Unë s?jam në pronën time, unë jam mbrapa, gjithë blloku, pra. Jam dakord të bëhet gjithë blloku, edhe Hipoteka, që ka vepru te prona e ka saktësu në moment, që ajo ka qenë e shpronësume. S?e di, a është marrë për bazë të gjitha këto letra.
Specialisti, Kadastër-Ti ke marrë leje zhvillimore me pronat, që ishin aty, me hartat drejt dhe je në rregull me atë?
Denoncuesi-Unë jam në rregull, po s?jam në rregull atje në terren, se?
Specialisti, Kadastër-S?je në rregull në terren?
Denoncuesi-Vjen ai thotë tani, ?Jo është pronë e imja, unë të vras, unë të bëj..?
Specialisti, Kadastër-E mor vesh, prandaj ky nuk është diskutim, që mund ta bëj vetëm unë, është një gjë më lart. Ta diskutoj..!
Denoncuesi-Unë këtë du me dit, o vëlla! Ku është bazuar Farka, ose ku jeni bazuar ju?
Specialisti, Kadastër-Është institucion, do vejë atë, që i konfirmon te AMTP.
Denoncuesi-Po jo, se ato i bën vetëm me ligjin mbi kadastrën, i bën vetëm ASHP-ja.
Specialisti, Kadastër-Tani po!
Denoncuesi-Po në 2020-ën e ka bë ai.
Specialisti, Kadastër-Në rregull pra, prandaj po të them, më le ta diskutoj dhe diskutojmë nesër!
Denoncuesi-Në 2020ë-n mund t?i bënte ato letra ai?
Specialisti, Kadastër-Jo!
Denoncuesi-Farka?
Specialisti, Kadastër-Jo!
Denoncuesi-S?e bën dot në 2020-ën rregullimin e pronës, saktësimin.
Nga ana tjetër, specialisti i ARRSH-së tregon sesi u kompensua familja Brahja për pronën që prekej nga projekti i Unazës së Madhe. Por më pas u ndryshuan dokumentet dhe u prodhua mbivendosja.
Specialisti, ARRSH-Ça bën? Si je?
Denoncuesi-Ça bëhet o vëlla, se na çmëndët me atë shpronësimin? Është bë legjendë fare, s?po na lejnë as me punu, asgjë..
Specialisti, ARRSH-Tani këtu problematika është, se për saktësimin, Hipoteka, nuk e ka bërë për të gjithë, ato e kanë bërë sipas komunës, o burrë..
Denoncuesi-Po pra, sipas Farkës, po nuk ndan Farka toka, o vëlla..!
Specialisti, ARRSH-Thashë, ata nuk kanë bërë saktësimin për gjithë bllokun, ata kanë bërë saktësimin për një pasuri.
Denoncuesi-Do na ktheni ndonjë përgjigje juve?
Specialisti, ARRSH-Kush?
Denoncuesi-Hipoteka, që janë saktësuar pronat?
Specialisti, ARRSH-Jo,jo, thjesht Hipoteka..
Denoncuesi-Mori praktikën.
Specialisti, ARRSH-Jo, e bukura, ka ardhë kryetari vetë me atë pronë, unë kisha içikë merak, se ndonjë falsifikim ndonjë gjë, e kupton dhe i bëra shkresë Hipotekës. Ma konfirmoni, që kështu është gjendja e pasurisë sot. Ata e kanë bërë me shkresë, që po kjo është nga të gjitha anët.
Denoncuesi-Me hartën, që të tregova unë ty?
Specialisti, ARRSH-Me hartën, që për mua s?është legjitime, pavarësisht, se ne jemi të detyruar ta zbatojmë, sepse ajo hartë, në rradhë të parë njëherë, nuk është bërë afishim 45 ditor për kufitarët, që të japin..
Denoncuesi-Është me deklaratë fallco me kufitarët..
Specialisti, ARRSH-Ça thua?! Duhet të pezullohet?! Deklaratë fallco, ë?
Denoncuesi-Po se ça deklaratë kufitarësh, kufitari jam, ose unë si firmë ndërtimi, ose pronari, që kam unë në sipërmarrje. Asnjë s?ka firmosur nga ne, fusin emra kot.
Specialisti, ARRSH-Erdhi të bëjë kërkesën, kur isha unë, i thashë që nuk ka ndryshim projekti, në rast se keni pretendime për pronën, i duhet t?i drejtoheni Hipotekës! Ky bëri një ankesë dhe tha prona ime po çregjistrohet në Hipotekë, ndaj kërkoj nga ana juaj matjen faktike, sepse prona nuk është e saktë..
Denoncuesi-Po pra, se e çoi aty në qendër, të zbatohet ajo formula, e çoji shkresën!
Specialisti, ARRSH-E kam bërë unë atë shkresë, zbatimin e formulës.
Denoncuesi-Bazuar tek shkresa e Bashkisë.
Specialisti, ARRSH-Dhe në këto moment, unë realisht, si çdokush tjetër po të ishte në pozicionin tim, ka dyshimet e veta, thotë vraje mendjen, se mos kanë të drejtë këta zotërinjtë..!
Denoncuesi-Po, normal!
Specialisti, ARRSH-Edhe pas presioneve, se më ka bërë presion atëherë ai?
Specialisti, ARRSH-Po dhe unë i kam thënë tekstualisht, unë jam shumë i gatshëm i thashë, ta lej këtë si punë, sesa të bëj atë shkresën, se s?mund ta marr unë, siç e ka marrë Farka, se s?është legjitimiteti im, kupton? Se unë mund ta merrja te vendosja pronën dhe të thosha kjo pronë nuk preket, sipas vendimit, por s?mund ta bëj unë atë gjë, ata zotërinjtë kanë shkuar në Hipotekë..
Denoncuesi-Kanë bërë sipas qejfit./ tvklan.al
Firma e ndërtimit Al Constrution GBI operon në tregun shqipt...
Një 80 vjeçar po endet prej më shumë se 20 vitesh në dyert e...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga Ksamili p...
Bashkimi Europian hap më në fund dyert për turistët shqiptar...
Të tjera skandale po dalin në dritë nga zgjedhjet e 13 qersh...
Në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës në da...
Edhe në pjesën e tretë emisioni “Stop” ka trajtuar historinë...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal që ndodh...
Emisioni “Stop” këtë mbrëmje ka trajtuar historinë e një 18-...
Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesi...
CNA.al ka denoncuar së fundi, një skandal të përmasave të më...
Në dy ditë, CNA.al ka raportuar në lidhje me një skandal të ...
Pesticidet kineze për shqiptarët, që në fakt ndalohen të hyj...
40 studente të diplomuar për Anglisht pranë Universitetit të...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar këtë të premt...
Të bësh shkollën, por të të mos të njohin që e ke bërë. Ësht...
Një skandal deri në kufijtë e të paimagjinueshmes, ku instit...
Emisioni “Stop” ishte këtë të enjte në qytetin e Roskovecit,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...