LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u manipuluan zgjedhjet në PD/ Bashën e votuan vetëm 30%, thirrja urgjente për demokratët

16 Qershor 2021, 10:25, Politikë CNA
Si u manipuluan zgjedhjet në PD/ Bashën e votuan vetëm 30%,

Grupi për PD ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike.

Grupi për PD, i drejton edhe një apel të fortë demokratëve, ndërsa thekson se ?PD ka nevojë urgjente t?i kthehet dhe t?i përkasë anëtarësisë së saj dhe jo të funksionojë, si deri tani, si një parti e kryetarit dhe e një grupimi rreth tij. PD ka nevojë urgjente të mundësojë hapjen dhe bashkimin e të gjitha kontributeve të humbura ndër vite, konkurencën, debatin e brendëshëm, votën e lirë dhe garën e hapur.?

Gjithashtu në deklaratë thuhet se procesi zgjedhor është manipuluar dhe se Lulzim Bashën e ka votuar vetëm 30% e anëtarësisë.
?Kryetari i Partisë Demokratike në këto zgjedhje është votuar vetëm nga 32 mijë anëtarë nga 75 mijë antarë të rregjistruar nga Partia Demokratike, 25 mijë më pak se në vitin 2017 dhe 3 mijë më pak se në vitin 2013 vit kur PD ka qenë ende në pushtet dhe ka pasur 40.000 votues pjesëmarrës në zgjedhjet për Kryetar Partie.?-thuhet në deklaratë, ndërsa numërohen edhe të gjitha shkeljet statutore dhe proceduriale, të këtyre zgjedhjeve.

Më poshtë deklarata e plotë e Grupit për PD:

?Grupi për PD? u përfshi seriozisht në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke e vlerësuar si shumë të rëndë situatën e brendshme në Partinë Demokratike (PD), sidomos pas dështimit të radhës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Grupi për PD-në u përfaqësua në këtë garë elektorale brenda Partisë me Znj. Edit Harxhi dhe Z. Ibsen Elezi. Z. Elezi u përjashtua nga gara në kundërshtim të plotë me statutin e Partisë Demokratike, dhe ende nuk ka një vendim të Kryesisë së Partisë në lidhje më përjashtimin nga gara të Z. Ibsen Elezi.

Ne besuam që PD ka nevojë për një garë reale, për një proces zgjedhor të hapur dhe të lirë dhe, mbi të gjitha, të ndershëm. Për këtë arsye u përfshimë në këtë proces zgjedhor. Ne gjykuam dhe vazhdojmë të mendojmë që për PD ishte domosdoshmëri një përcaktim i saktë i ideologjisë drejtuese të saj, pasi, ndër vite, partia është çvendosur ideologjikisht drejt qendrës dhe, shpesh herë, edhe drejt qëndrës së majtë.
Gjithashtu PD kishte dhe ka nevojë urgjente t?i kthehet dhe t?i përkasë anëtarësisë së saj dhe jo të funksionojë, si deri tani, si një parti e kryetarit dhe e një grupimi rreth tij. PD ka nevojë urgjente të mundësojë hapjen dhe bashkimin e të gjitha kontributeve të humbura ndër vite, konkurencën, debatin e brendëshëm, votën e lirë dhe garën e hapur. Ishin këto arsyet që ne vëndosëm të dilnim me kandidat përbashkues, që do t?a frenonte bjerrjen e brendëshme, do dallonte dhe tregonte gjëndjen dhe, më pas, do të bashkonim mjetet, strategjitë dhe burimet njerëzore për t?a ringritur PD, për t?a kthyer forcën tonë politike në parti fituese përballë qeverisë kriminale të Edi Ramës. Në funksion të këtij misioni ju kërkuam drejtuesve aktualë që të krijonin mundësitë e nevojshme dhe klimën e përshtashme për një process të besueshëm zgjedhor. Grupi për PD-në kërkoi disa herë zyrtarisht shtyrjen e afatit për zgjedhjet e brendëshme në Parti por kjo nuk u pranua nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Para dhe gjatë procesit zgjedhor janë shënuar shkeljet si më poshtë:

Shkelje statutore:

1. Shkelja e parë në procesin zgjedhor është shkelja e nenit 9 të Statutit të PD (Bazat e Funksionit). Në pikë 4 të tij parashikohet se funksionimi i PDSH-së bazohet në: ?Transparencën në vendimmarrje dhe në veprimtarinë politike të PDSH-së, duke informuar anëtarët dhe simpatizantët mbi to. Mbledhjet dhe veprimtaria e organeve të partisë është e hapur për anëtarët e saj, me përjashtim të rasteve, kur shumica e anëtarëve të organit vendos ndryshe, me qëllim ruajtjen e karakterit konfidencial të mbledhjes apo veprimtarisë. Në çdo rast, vendimet që merren dhe dokumentet që pasqyrojnë veprimtarinë e organit përkatës, u bëhen të njohura anëtarëve të partisë nëpërmjet strukturave organizative apo mjeteve të tjera të informimit publik?.

2. Është shkelur neni 10 i këtij Statuti (E drejta për të zgjedhur dhe pët t?u zgjedhur), sepse u është mohuar e drejta kandidatëve për t?u zgjedhur, pasi disa prej tyre janë përjashtuar nga gara pa arsyetim. Deri sot, dt. 16 qershor 2021, nuk ka një vendim të shkruar të Kryesisë mbi arsyet e përjashtimit të kandidatëve nga gara elektorale.

3. Është shkelur pika 5/a e nenit 50 të Statutit të PDSH (Kompetencat e Këshillit Kombëtar), ku përcaktohet se: ?Këshilli Kombëtar, me propozim të Kryesisë së PDSH-së ose Kryetarit të Partisë, ushtron edhe këto përgjegjësi apo të drejta: a. miraton Rregulloren e Brendshme dhe aktet e tjera të nevojshme nënstatutore përzbatimin e këtij Statuti apo mbarëvajtjen e punës në Parti.?. Theksojmë me përgjegjësi se Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur për të miratuar rregullore të brëndshme dhe për të miratuar modalitetet për zgjedhjet brënda PD-së.

4. Është shkelur pika 3 e nenit 51 të Statutit (Kryetari i Partisë), në të cilën parashikohet se: ?Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit ?Një anëtar, Një votë?. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH.? Rezulton se deri tani këto modalitete nuk janë caktuar nga Këshilli Kombëtar dhe nuk është diskutuar dhe miratuar një kod zgjedhor.

5. Është shkelur neni 66 i Statutit (Për Ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Apelimit). Sqarojmë se Komisioni i Apelimit është Gjykata e PDSH-së. Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur për të emëruar anëtarët e Komisionit të Apelimit

6. Statuti i PDSH-së është i parregjistruar që prej vitit 2005 në Gjykatë. Në Ligjin për Partitë Politike (Nr. 8580, datë 17.2.2000) pika 14 e tij parashikon se: ?Kërkesa për ndryshime në rregjistrin e partive politike bëhet nga organi i partisë që ka në kompetencë përfaqësimin e saj ndaj të tretëve?. Gjithashtu edhe parimi për zgjedhjen ?Një anëtar, një votë? i vendosur në zgjedhjet për Kryetar Partie në vitin 2013, nuk është rregjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Shkelje proceduriale dhe statutore:

1. Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve, por ju dorëzuan komisioneve vetëm ditën e premte (dt.11 qershor 2021) në mesditë, duke i mohuar të drejtën e votës dhjetëra mijë demokratëve.

2. Përjashtimi nga lista e votuesve e 28 mijë anëtarëvë të PD nga Kryetari i Partisë Demokratike, është dhe shkelja më e rëndë e të drejtës për të zgjedhur. Me miëjra anëtarë të PDSH të rregjistruar si anëtarë që prej vitit 1991, të cilët janë themelues partie, ish deputetë, ish kryetarë degësh të PD, ish kryetarë bashkish, ish kryetarë qarqesh, studentë të dhjetorit të viteit 1990, sekretarë aktualë degësh, nënkryetarë aktualë degësh, anëtarë kryesish aktualë të PD, ish komisionerë të PD deri në zgjedhjet e 25 prillit, si dhe familjarë të tyre, nuk e kanë gjetur emrin në lista.

3. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhor, janë bërë anëtarë të rinj dhe janë shpërndarë karta anëtaresie deri në datën 13 qershor 2021. Një pjesë votuesish janë paraqitur për të votuar pa karta anëtaresie, vetëm më një kontrabiletë me shkrim dore nga degët. Në disa qendra votimi, ka pasur edhe raste kur kanë votuar njerëz pa kartë anëtaresie dhe pa emra në listë, raste që tashmë janë bërë publike në media.

4. Në kundërshtim me Nenin 15 të ?Rregullores mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të PDSH-së? (Nr Prot 86/1 i datës 23 Maj 2021), ku thuhet se: ?Secili kandidat ka të drejtë të caktojë një auditues për procesin e gjenerimit të të dhënave nga sistemi elektronik i anëtaresisë, i cili pa patur të drejtën për kopjimin e të dhënave, bën monitorimin e procesit të gjenerimit të të dhënave të antarësisë nga sistemi dhe verifikon nëse ka apo jo modifikime të papërshtatshme në sistem. Zyra e IT-së dhe Sekretariati Organizativ në Partinë Demokratike kujdeset për garantimin e kësaj të drejte?. Audituesit elektronik, përfaqësues të kandidatëve nuk janë lejuar të verifikojnë nëse ka modifikime në sistem. Ata kanë parë vetëm printimin e listave për çdo degë.

5. Kartat e reja të antarësisë nuk përmbajnë elemente sigurie, si fotografi, nënshrkim të antarit, numer serial të koduar dhe as degën nga e cila lëshohet.

6. Komisioni i zgjedhjeve u përcaktua i gjithi në funksion të kryetarit në detyrë dhe kandidatëve të tjerë s’ju la asnjë anëtar në komision, përvecse vëzhgues pa status vendimarrje. Infrastruktura fizike dhe ajo njerëzore në selinë qëndrore dhe ato lokale u vu e gjitha në funksion të kryetarit në detyrë.

7. Vendimi për t?i afruar zgjedhjet ishte krejtësisht arbitrar, pasi mandati i kryetarit të PDSH mbaronte me 22 korrik 2021. Koha për të zhvilluar fushatë ishte e pamjaftueshme.

8. Në takimin e organizuar nga Komisioni i Zgjedhjeve me përfaqësuesit e kandidatëve, në datën 09 qershor 2021, është vendosur që vëzhguesit e kandidatëve në çdo qendër votimi do të qëndronin ulur me Komisionin dhe do të nënshkruanin proces-verbalet. Në proces-verbalin e qëndrave të votimit në Lezhë dhe Durrës, asnjë nga vëzhguesit e kandidates Edit Harxhi nuk e ka nënshkruar procesverbalin përfundimtar për arsye të shkeljeve gjatë ditës së votimit.

9. Në 90% të rasteve, vëzhguesit nuk janë lejuar të uleshin në tavolinë dhe janë kërkuar që të qëndrojnë larg tavolinës së Komisionit. Në njësinë Nr.4 në Tiranë, është votuar nga 98% e anëtarësisë. Në njësinë nr 8 në Tiranë votimi ka qënë 118% e pjesmarrësve! Në Degën Gjirokastër, votimi ka qënë vetëm 30%. Në Kukës, Has dhe Tropojë, nuk e ka kaluar 30%.
Në Librazhd kanë votuar më shumë votues se në Vlorë dhe në Maliq më shumë votues se në Korcë.

10. Ka pasur raste kur vezhguesit e kandidatëve për kryetar partie, janë kërcënuar nga anëtarët e Komisionit (Njësia Nr 4 Kavajë) dhe janë përjashtuar nga Komisioni (Njësia 5 Tiranë). Në Gjirokastër, vëzhguesi i kandidates Edit Harxhi, ish kandidati per Kryetar i Partisë Demokratike në këtë degë, megjithse anëtar i vjetër i PD, nuk është lejuar të votojë pasi nuk kish emrin në listë.

11. Nuk është zbatuar Rregullorja ?Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të PDSH-së? (Nr Prot 86/1 i datës 23 Maj 2021), në lidhje me lejimin e votuesve për të votuar me kartat e vjetra të anëtarësisë, duke mos e pasur emrin në listë. Ky proces ka qenë selektiv, i paunifikuar dhe vendim-marrja është bërë vetëm nga Komisioni i qëndrës së votimit.

12. Në shumicën e qëndrave të votimit, në kundërshtim me çdo parim të votës së lirë, është votuar me fotografinë e Kryetarit aktual në mur.

13. Kutitë e votimit nuk kanë pasur masa sigurie dhe as kodet përkatëse të sigurisë.

14. Gjatë fushatës zgjedhore, disa kryetarë degësh dhe rreth 90% e deputetëve të PD kanë penguar zhvillimin e veprimtarive zgjedhore dhe i kanë bërë thirrje publike antarësisë për të votuar kandidatin Lulzim Basha. Shpesh herë, deputetët i kanë bërë thirrje strukturave të partisë të mos marrin pjesë në takimet zgjedhore të kandidatëve të tjerë.

15. Tre kandidatëve për kryetar të PDSH nuk i është ofruar asnjë burim administrativ, financiar dhe njerëzor. Të gjitha këto janë përdorur nga kryetari aktual, i cili ka vazhduar normalisht garën nga pozitat e kryetarit, duke përdorur të gjitha strukturat e PD.
Konkluzion:

Kryetari i Partisë Demokratike në këto zgjedhje është votuar vetëm nga 32 mijë anëtarë nga 75 mijë antarë të rregjistruar nga Partia Demokratike, 25 mijë më pak se në vitin 2017 dhe 3 mijë më pak se në vitin 2013 vit kur PD ka qenë ende në pushtet dhe ka pasur 40.000 votues pjesëmarrës në zgjedhjet për Kryetar Partie.

Procesi ishte në shkelje të parashikimeve statutore, i pabarabartë, i padrejtë dhe me shkelje të rënda duke pamundësuar një fushatë dhe garë elektorale përjashtuar Kryetarin në detyrë. Kryetari i zgjedhur nuk përfaqëson as shumicën e thjeshtë të anëtarësisë së partisë por një minorancë duke mos i dhënë legjitimitet statutor dhe forcë morale për të drejtuar një proces reformash të thella të cilat janë sot emergjencë dhe jetike për PD-në.

Grupi për PD do vazhdojë angazhimin brenda Partisë Demokratike për demokratizimin e Partisë, ringritjen, reformimin e plotë dhe hapjen e partisë, bashkimin e të gjitha kontributeve dhe vlerave të të gjitha kohërave në PD, futjen e Partisë në shina të djathta ideologjike, për të bërë të mundur ringritjen e opozitës së djathtë shqiptare, si e vetmja mundësi për t?i dhënë Shqiperisë një model të ndryshëm nga qeverisja e Rilindjes, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo si ato të 25 prillit 2021 dhe një qeverisje me duar të pastra larg korrupsionit, krimit të organizuar dhe oligarkisë politike./CNA.al

Lajmet e fundit nga