LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD jashtë shtratit ligjor/ Arben Ristani zbardh shkeljet e Bashës

16 Qershor 2021, 08:36, Politikë CNA
PD jashtë shtratit ligjor/ Arben Ristani zbardh shkeljet e Bashës

Kryetari i Komisionit të Apelimit brenda Partisë Demokratike, ish-Sekretar i Përgjithshëm i saj, Arben Ristani,ka  deklaruar se Lulzim Bash aka shkelur Ligjin për Partitë politike.

Sipas tij, PD është jashtë shtratit ligjor në vend pasi nuk ka dorëzuar në gjykatë ndryshimet në Statut.

Pas një përpjekje të gjatë që PD të vendoset në shtratin ligjor dhe statutor ne nuk ia kemi dalë.

Duke qenë se PD nuk është vetëm aset i demokratëve por i të gjithë shqiptarëve kërkohet një vëmendje e madhe e të gjithë shoqërisë. 

PD është jashtë shtratit ligjor sepse nuk ka dërguar në gjykatë ndryshimet statutore dhe ne duhet të përpiqemi që ta kthejmë patjetër në shtratin ligjor“, ka deklruar Ristani./CNA.al

Lajmet e fundit nga