
U bë nënë në moshë të re dhe familjarët nuk i flisnin/ Historia që përloti gjithë shqiptarët
Konkurrentja e “She’s on Top”, Silvi, ka rrëfyer historinë e...
Ndërkohë që bota nuk ka shpëtuar ende nga koronavirusi, një sëmundje tjetër që lidhet direkt më të është shfaqur në mjaft vende të botës. Bëhet fjalë për MIS-C (Multisystem Inflammatory Syndrome). Ajo shfaqet kryesisht tek fëmijët që kanë kaluar Covid-19 dhe mund të sjellë pasoja fatale nëse nuk trajtohet.
Por çfarë është MIS-C?
Sindroma Inflamatore Multisystem duket se lidhet me koronavirusin. Shumica e fëmijëve që janë infektuar me COVID-19 zhvillojnë simptoma të lehta, por fatkeqësisht MIS-C prek disa organe dhe inde ? të tilla si zemra, mushkëritë, enët e gjakut, veshkat, sistemi i tretjes, truri, lëkura ose sytë.
MIS-C është një sindromë ? një grup i shenjave dhe simptomave, jo një sëmundje sepse nuk kemi shumë informacione në lidhje me këtë sindromë, duke përfshirë shkakun dhe faktorët e rrezikut, raporton abcnews.al
Identifikimi dhe studimi i fëmijëve që kanë MIS-C mund të ndihmojë në gjetjen e shkakut. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Institutet Kombëtare të Shëndetit po punojnë me mjekë dhe studiues në të gjithë vendin për të mësuar më shumë rreth rrezikut për shkak të MIS-C , duke shkëmbyer në këtë mënyrë të dhënat e domosdoshme për të gjetur një trajtim më efektiv për trajtimin e MIS-C .
Në disa raste të rralla, të rriturit zhvillojnë shenja dhe simptoma të ngjashme me MIS-C . Kjo sindromë e re dhe serioze, e quajtur Sindroma Inflamatore Multysistem (MIS-A), ndodh tek të rriturit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe shumica prej tyre as nuk ishin as në dijeni.
MIS-A ndodh disa javë pas infektimit me COVID-19. Nëse keni dyshime se kemi MIS-A , një test anti- COVID mund në diagnostikojë nëse keni MIS-A . MIS-C është e rrallë, dhe shumica e fëmijëve kurohen nëse marrin mjekimin e duhur. Por disa fëmijë mund të kenë simptoma edhe më të rënda deri në atë pikë sa të rrezikohet jeta e tyre.
Por sigurisht që nevojiten më shumë studime rreth kësaj sindrome inflamatore, raporton abcnews.al
Simptomat
Shenjat dhe simptomat e Sindromës Inflamatore Multisystem tek fëmijët ( MIS-C ) janë:
-Ethe që zgjasin 24 orë ose më gjatë
-Të vjella
-Diarre
-Dhimbje në stomak
-Skuqje e lëkurës
-Lodhje
-Rrahje të shpeshta të zemrës
-Frymëmarrje e shpejtë
-Sy të skuqur
-Skuqje ose ënjtje e buzëve dhe gjuhës
-Skuqje ose ënjtje të duarve ose këmbëve
-Dhimbje koke ose marrje mendsh
? Fryrje limfatike të zgjeruara
Shenjat paralajmëruese të MIS-C
-Dhimbje të forta në stomak
-Vështirësi në frymëmarrje
-Lëkura, buzët ose thonjtë kanë ngjyrë të zbehtë, gri ose blu ? varet nga pigmenti i lëkurës
-Ndihesh i pafuqishëm
Kur duhet ti drejtoheni mjekut
Nëse fëmija juaj ka ndonjë nga shenjat e renditura më sipër dhe është i sëmurë atëherë konsultohuni menjëherë me një mjek dhe shkoni në spital. Nëse fëmija juaj nuk është i sëmure, por ka shenja ose simptoma të tjera të MIS-C , kontaktoni menjëherë mjekun e fëmijës tuaj për këshilla. Mjekët mund të kërkojnë të bëni teste ? të tilla si teste gjaku, ose grafi të mushkërive ose eko të barkut ? për të kontrolluar zonat e inflamacionit dhe shenjat e tjera të MIS-C .
Shkaqet
Shkaku i MIS-C nuk dihet ende, por mendohet se është reagimi i tepërt imunitar lidhur me COVID-19 . Shumë fëmijë me MIS-C kanë nivele të larta të antitrupave. Kjo do të thotë se ata kanë qenë të infektuar me COVID-19 .
Faktorët e rrezikut
Në SHBA , fëmijët më ngjyrë dhe latinë janë më shumë të prekur me MIS-C krahasuar me fëmijët e racave të tjera dhe grupeve etnike.Sigurisht janë të nevojshme studime të mëtejshme për të përcaktuar pse MIS-C prek më shumë këta fëmijë sesa të tjerët.
Disa nga faktorët mund të jenë, për shembull, mungesa e informacionit dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe rreziqet që lidhen me gjenetikën. Shumica e fëmijëve me MIS-C janë nga mosha 3 dhe 12 vjeç, me një moshë mesatare 8 vjeç.Por janë konstatuar disa raste edhe te fëmijët më të mëdhenj dhe tek foshnjat, raporton abcnews.al
Komplikimet
Shumë specialistë e konsiderojnë MIS-C si një ndërlikim të COVID-19 . Pa një diagnozë të hershme dhe trajtim të duhur, MIS-C mund të shkaktojë probleme të rënda në organet vitale, të tilla si zemra, mushkëritë ose veshkat. Në raste të rralla, MIS-C mund të shkaktojë edhe vdekjen.
Parandalimi
Në SHBA, fëmijët e moshës mbi 12 vjeç do të vaksinohen me Pfizer-BioNTech. Vaksina mund të parandalojë që ju ose fëmija juaj të infektoheni me COVID-19 . Gjithashtu, nëse ju dhe fëmija juaj jeni vaksinuar plotësisht, atëherë mund ti riktheheni aktiviteteve normale ? përfshirë mos mbajtjen e maskës ose distancës shoqërore.
Nëse ju ose fëmija juaj nuk jeni të vaksinuar, mund të ndërmerrni shumë hapa të tjerë për të parandaluar infektimin me COVID-19 dhe përhapjen e tij tek të tjerët, raporton abcnews.al
Disa nga masat:
? Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda. Në pamundësi të një sapuni atëherë përdorni dezinfektues që përmban të paktën 60% alkool.
-Mos takoni njerëzit që janë të sëmurë, sidomos personat që kolliten, teshtijnë ose kanë shenja të tjera që tregojnë se mund të jenë të sëmurë.
-Ruani distancën. Kjo do të thotë që duhet të qëndroni të paktën 2 metra larg nga njerëzit e tjerë.
-Mbani maska ??pëlhure në mjediset publike. Kur jeni në vende të mbyllura ose jashtë, ku ekziston një rrezik i lartë i transmetimit të COVID-19 , të tilla si në një ngjarje e mbushur me njerëz ose në një tubim të madh, është e nevojshme mbajtja e maskave.
-Shmangni prekjen e hundës, syve dhe gojës.
-Mbuloni gojën me bërryl kur teshtini ose kolliteni. Pasi në këtë mënyrë shmangim përhapjen e mikrobeve.
-Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet që prekni çdo ditë. Kjo përfshin; dorezën e derës, çelësat ,telekomandën, tavolinën, karriget, tastierën, rubinetin dhe tualetin. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al
Konkurrentja e “She’s on Top”, Silvi, ka rrëfyer historinë e...
Antonela Berisha nuk ndalet me provokimet në rrjetet sociale...
Jasmin Kadriu është një nga vajzat më seksi të Përputhen. Aj...
Sindi i ka befausra të gjithë me fotot e fundit të ndara në ...
Andi Artani dhe Atdhe Xharavina janë dy prej konkurrentëve q...
Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj i kanë dhënë fund lidhjes së ...
Tea Trifoni është një nga personazhet që pushtoi mediat rozë...
Antonela Berisha është një nga vazjat më të komentuara të Pë...
Ledjana Prenga është një nga vajzat më të përfolura dhe të n...
Meghan Markle dhe Princ Harry janë bërë prindër për herë të ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije ...
Prej disa muajsh tashmë, në qendër të vëmendjes së mediave r...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar fot...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar në Reoport tv, ku ka f...
Camille Veronica Kostek është një modele dhe yll televizioni...
Sezoni veror nuk do të kuptohej ndryshe pa modelet seksi të ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Erjona Sulejmani është një prej modeleve të komentuara për r...
Moderatorja Arbana Osmani i ka realizuar një kamerë të fsheh...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka identifikuar një person të implikuar në atentat...
Policia e Himarës ditën e sotme ka njoftuar arrestimin e n...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit t...
Prokurorët federalë po përdorin një juri të madhe në Flori...
Koreja e Jugut aktivizoi avionët e saj luftarakë pasi avio...
Ish nën-presidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar lis...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...