Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Kliton Spahiu.
Shkarkimi u bë pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanim i cili parashtroi në KLGJ kërkesën për shkarkimin e magjistratit Klinton Spahiu nga detyra.
Kujtojmë këtu se gjyqtari i Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, u bë i njohur për rastin El Clasico, së bashku me 2 gjyqtarë të tjerë, Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.
Të akuzuar se panë ndeshjen mes Realit dhe Barcelonës me paratë e një biznesmen ata u dënuan me shërbim prove. Në Shtator të 2020-s, Apeli i shpalli fajtorë gjyqtarët për korrupsion, por vendosi që t?i dënojë me 4 vite shërbim prove.
Deklarata e plotë nga KLGJ:
NOTE INFORMUESE MBI KERKESEN E INSPEKTORIT TE LARTE TE DREJTESISE ARTUR METANI PER SHKARKIMIN NGA DETYRA TE GJYQTARIT K.S.
Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me datë 24.02.2021 ka vendosur ndryshimin e objektit të hetimit disiplinor për magjistratin K.S., hetim i nisur nga KLD më 17.01.2018. Në hetimin e tij ILD ka identifikuar shkelje disiplinore për shkak të kryerjes së një krimi, parashikuar nga neni 140 pika 2 shkronja ?b? e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 104, pika 3 e ligjit nr.96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë? i ndryshuar.
Në analizë të dokumentacionit të administruar në kuadër të këtij procesi disiplinor, rezultoi se gjyqtari K.S., me vendimin gjyqësor të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë (nr. 69, datë 29.10.2019), lënë në fuqi nga GjykataePosaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë (nr. 19, datë 21.09.2020) është deklaruar fajtor për veprën penale ?Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë?, të parashikuar nga neni 319/ç të K.Penal.
Magjistrati aktualisht është i pezulluar nga detyra me vendimin nr. 23, datë 09.02.2018 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të marrjes si i pandehur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Ndërkohë gjyqtari K.S. me kërkesën me objekt ?Heqjen dorë nga detyra e gjyqtarit dhe mbarimi i statusit të magjistratit?, drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për dijeni Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kërkesë e regjistruar pranë I.L.D me nr. 104., datë 18.01.2021, ka kërkuar miratimin e dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit si të bazuar në nenet 64, pika 1, shkronja ?a? dhe 65 të ligjit nr. 96/2016, si dhe duke konstatuar edhe mbarimin e statusit të magjistratit. Bazuar në nenin 134, pika 1, shkronja ?ç? të ligjit nr. 96/2016, paraqitja e dorëheqjes se magjistratit nuk përbën shkak për mbylljen e hetimit disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor me vendimin nr. 69, datë 01.03.2021 ka vendosur të pezullojë shqyrtimin e dorëheqjes së magjistratit K.S. deri në përfundimin e hetimit disiplinor të inicuar ndaj tij nga ILD. Për rrjedhojë rezulton se ai gëzon statusin e magjistratit dhe është subjekt i hetimit disiplinor. Në raport me faktet e provuara në këtë proces hetimi disiplinor si dhe të pranuara nga gjykata rezulton se nga ana e magjistratit K.S. janë ndërmarrë veprime aktive me anë të përfitimit në mënyrë të drejtpërdrejtë, veprime të cilat janë vlerësuar se përmbajnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal, të kryera gjatë ushtrimit të detyrës, me dashje direkte dhe me qëllim përfitim të parregullt prej tyre, duke favorizuar njërën palë ndërgjyqëse nëpërmjet dhënies së vendimi gjyqësor civil në favor të tij. Veprimet e magjistratit K.S. kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm por edhe nga veprimet e vetë atyre si funksionarë të drejtësisë.
Këto veprime kanë cenuar besimin e palëve ndërgjyqëse dhe të publikut në organet e drejtësisë dhe respektimin e ligjit nga ana tyre, si dhe kanë diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit. Ushtrimi i pa rregullt i detyrës nga ana e magjistratit K.S.ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, si dhe ka cenuar besimin e publikut te drejtësia. Kur shkelja disiplinore identifikohet me kryerjen e një krimi, për të cilinmagjistrati është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, passjell shkarkimin nga detyra të magjistratit, si një masë me natyrë përjashtuese nga sistemi gjyqësor, mekarakter të përhershëm, e cila nuk shuhet. Për pasojë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon nga KLGJ administrimin e provave të paraqitura prej tij në këtë procedim disiplinor, pranimin e kërkesës së ILD për fillimin e procedimit disiplinor dhe caktimin ndaj magjistratit K.S. të masës disiplinore ?shkarkim nga detyra?./ CNA.al
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka ...
Brenda një periudhë njëvjeçare, në vendin tonë janë regjistr...
Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të mblidhet sot për të vend...
Papa Françesku nxori të martën një rishikim të kodit penal t...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca thot...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në ...
Greqia ka hapur kufinjtë me Shqipërinë, të cilat ishin mbyll...
Udhëheqësit e Bashkimit evropian do të takohen gjatë javëve ...
Avokati Spartak Ngjela ka folur për luftën kundër korrupsion...
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka bërë dy thirr...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se mospranimi i një si...
Skandali me kryegjyqtaren e Elbasanit Enkeleda Kapedani ka s...
Rexhep Kasmi, kryetar i shoqatës së operatorëve turistikë, t...
Ditën e sotme Gjykata e Posaçme mori në dorë çështjen e ish ...
Masa lehtësuese për qytetarët që duan të fluturojnë drejt Tu...
Pas operacionit të antidrogës në Fushë Krujë , Policia ka nd...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës Shkëlqim Hajdari ka d...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka mori pjesë në samitin e NATO...
OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...