LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bëmat e magjistrates provokuese Enkeleda Kapedani?/ Si i rrëzoi dy koleget në garën për kryegjyqtare

1 Qershor 2021, 08:56, Aktualitet CNA

Me 30 Shtator 2020, u emërua në krye të Gjykatës së Elbasanit, gjyqtarja Enkeleda Kapedani.

Ajo e mori këtë detyrë pas dorëheqjen se gjyqtarit Zihni Shahu.

Ishin gjyqtarët e Elbasanit, të cilët e zgjodhën Kapedanin në krye me anë të votave.

Në garë ishin edhe dy gjyqtare të tjera, Matilda Fetahu dhe Pajtime Fetahu, të cilat konkuruan për pozicionin e kryegjyqtares.

Por, gjyqtarja Kapedani edhe pse ka pasur vota të barabarta me një nga konkurentet është shpallur fituese.

Enkeleda Kapedani ka marrë katër vota, Matilda Fetahu ka marrë katër vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë një votë.

Dhe fituese ka dalë Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.

Kjo e fundit e cila kishte vota të barabarta me Kapedanin është emëruar në detyrë në vitin 2016. E përbashkëta e të dyja gjyqtarëve është se emërimi ëhstë bërë nga i njëjti President, Bujar Nishani.

Në aspektin profesional, gjyqtarja Matilda Fetahu nuk është e lakuar as negativisht dhe as pozitivisht.

Ndërsa gjyqtarja Enkeleda Kapedani në aspektin professional është gjërësisht e lakuar dhe për më tepër negativisht.

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, bëri bujë në media, pasi në Dhjetor të vitit 2019,  vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit, i ashtuquajturi i ?forti? i bandës së Gaxhait.

Viktor Ymeri u arrestua dhe dënua për dy vrasje në 1999.  Ai dyshohej si i përfshirë në vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Një tjetër çështje që ka pasur në duar kjo gjyqtare, ka lidhje me dosjen e korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, në vitin 2018, kur la në burg 4 nga 7 personat e arrestuar nga policia.

Por, pavarësisht këtyre skandaleve gjyqtarja Kapedani ka shfrytëzuar vjetërsinë në punë për të marrë drejtimin e Gjykatës, sigurisht me miratimin e kolegëve.

Pas ngritjes në detyrë ajo e ktheu Gjykatën dhe zyrën e saj në një vend për sfilata mode dhe fotosh e videosh provokuese.

Në orar të punës, Kapedani shfaqet, jashtë çdo kodi etike, duke sfiluar në mënyrë provokuese, nën ritmet një kënge, ku dëgjohej teksti ? rrethi im është mafia?.

ILD njoftoi një ditë më parë se ka nisur hetime dhe nga ana tjetër Kapedani pretendon se ia ka hedhur dikush tjetër video që ajo vetë ka filmuar në rrjete sociale. Por, kjo nuk do të thotë, se ajo të mos mbajë përgjegjësi për veprimet dhe integritetin e saj, në institucionin e drejtësisë./CNA.al

VIDEO-Çmendet kryegjyqtarja e Elbasanit/ “Rrethi im është mafia”

VIDEO-Çmendet kryegjyqtarja e Elbasanit/ “Rrethi im është mafia”

VIDEO-Çmendet kryegjyqtarja e Elbasanit/ “Rrethi im është mafia”

 

Lajmet e fundit nga