“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Shqiptaro-amerikani Ardian Zika u largua nga Kosova në moshën 17 vjeçare në kërkim të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 21 vite më vonë, më 2018, ai fitoi mandatin e tij të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në shtetin e Floridës, ndërsa tani gëzon mandatin e tij të dytë në këtë detyrë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Zika thotë se arsyeja që e nxiti të futet në politikë është që të sigurohet se edhe gjeneratat e reja gëzojnë mundësitë që ai i gjeti në ShBA.
Nëntorin e vitit të kaluar shqiptaro-amerikani Ardian Zika fitoi mandatin e tij të dytë si përfaqësues i Partisë Republikane për një nga 120 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve të Floridës.
Rrugëtimi deri në këtë pozitë të rëndësishme në politikën e këtij shteti amerikan, thotë ai, është mishërimi i realizimit të ëndrrës amerikane.
?Unë jam një amerikan që e filloi rrugëtimin si emigrant nga Kosova. Jam mishërimi i veçantisë amerikane. Amerika është një komb i mrekullueshëm. Amerika është vendi të cilin Ronald Reagan e quajti qyteti që ndriçon në kodër, ku kushdo, nga çdo sferë e jetës, mund të vijë, të punojë dhe të arrijë sukses sepse mundësitë këtu janë të pafundme,” thotë zoti Zika për Zërin e Amerikës.
Shqiptaro-amerikani Zika erdhi në ShBA në moshën 17 vjeçare, fillimisht në Luiziana, ku mbaroi shkollën e mesme dhe fakultetin, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Florida.
Për 14 vite ai punoi në sektorin bankar, ndërsa më vonë themeloi edhe kompaninë konsulente në fushën e biznesit ?Guardian Street?.
Përkundër karrierës së suksesshme në sektorin privat, ai thotë se gjithmonë ishte i interesuar në politikë, sepse e ndjente si detyrim për të kontribuar për vendin, që i dha gjithçka.
?Jam shqiptaro-amerikani i parë nga Kosova që bëhet pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Floridës. Një nga tre shtetet më të mëdha në vend, një nga 20 ekonomitë më të fuqishme në botë, me prodhim të përgjithshëm mbi një trilion dollarë.Jam shumë krenar që jam një amerikan që ka filluar rrugëtimin e tij si emigrant dhe që ka arritur sukses në këtë vend të mrekullueshëm, që të gjithë e duam?, thotë zoti Zika.
Ai thotë se qëllimi parësor i tij në politikë është angazhimi që edhe gjeneratat e reja të kenë mundësitë, që atij iu dhanë në ShBA.
?Ky është institucioni që përcakton të gjitha politikat publike që lidhen me drejtimin e shtetit të Floridës, një vend i mrekullueshëm ku jetojnë mbi 20 milionë banorë. Me një buxhet prej mbi 100 miliardë dollarësh. Roli im është shumë i rëndësishëm. Arsyeja kryesore që unë i?u futa garës, është që Florida të vazhdojë të jetë vendi ku njerëzittë vazhdojnë të realizojnë ëndrrën amerikane, në mënyrë që çdo fëmijëtë ketë mundësi të barabarta?, shton ai për Zërin e Amerikës.
Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përjetojnë ndasi të forta politike mes Partisë Republikane dhe asaj Demokrate, shqiptaro-amerikani, thotë se pavarësisht dallimeve qëllimi është i njëjtë.
?Politika amerikane është shumë e zhurmshme. Por përkundër kësaj qëllimet i kemi të përbashkëta. Një qëllim që fuqizon pasionin tonë, një pasion që garanton që të gjithë të jemi të bashkuar në një, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa ne mund të mos pajtohemi për disa çështje, ne të gjithë pajtohemi për një gjë, se Amerika është një vend i mrekullueshëm?, thotë zoti Zika.
I pyetur për situatën në Kosovë, zoti Zika tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkan është rruga e vetme për një Evropë të qëndrueshme, ndërsa shtoi se ka besim se administrata e Presidentit Joe Biden do të vazhdojë angazhimin për arritjen e këtij synimi.
?Për mendimin tim presidenti Biden i kupton çështjet në atë rajon të Evropës. Bazuar në ato që kam lexuar dhe sipas mendimit tim, ai është i përkushtuar që të vazhdohet mbështetja, që të sigurohet se ky rajon i Evropës do jetojë në paqe dhe do të ketë një të ardhme shpresëdhënëse. Mendoj se ai e kupton shumë mirë atë pjesë të botës?, përfundon zoti Zika.
Aktualisht partia republikane ku bën pjesë Ardian Zika kontrollon Dhomën e Përfaqësuesve në shtetin e Floridës ku nga 120 vende,republikanët mbajnë 78,ndërsa demokratët 42./ VOA
Ka ndërruar jetë elektricisti Gëzim Çabej, i cili mëngjesin ...
Autoritetet greke njoftuan dje se kanë shtyrë sërish hapjen ...
Disa zona në Tiranë do të kenë mungesë të energjisë elektrik...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të pos...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit Krimit të Organizua...
Në aksin nacional Berat- Ujë Vajgurore është regjistruar një...
Policia e Shtetit ka theksuar edhe një herë masat anticovid....
Kryegjyqtarja Enkeleda Kapedani ka “pushtuar” mediat me vide...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në ...
Kryegjyqtarja e Elbasanit vijon me shfajësimin për videot pr...
Nga Mitro ÇelaGRUAJA-Bisedë me Koço Devolen.--Mitro! Kur ish...
Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, ka reaguar pas skandalit,...
Policia e Fierit ka vënë në pranga autorin e plagosjes me th...
Pas 5 muajsh pezullim, sot nis kolaudimi i mjeteve. Mjetet e...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, pritet të mblidhet sot, ...
37-vjeçari me inicialet M.A është arrestuar nga Policia pasi...
Pas operacionit masiv të ditës së djeshme, një tjetër operac...
Kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kepadani e ka kthyer ins...
Deri në mesditë moti do të mbetet me alternime kthjellimesh ...
CNA.al zbuloi nga burime zyrtare dhe më pas siguroi edhe dok...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...