“Jam mafia”/ Videot në 'TikTok' të kryegjyqtares bën namin në rrjet, reagon Don Xhoni
Skandali i videove në ‘TikTok’ të kryegjytares së Elbasanit,...
Analisti Ylli Dylgjeri ka komentuar skandalin e prodhuar nga kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila një ditë më parë bëri xhiron e mediave me disa video provokuese, të publikuara në rrjete sociale.
Video ishin regjistruar në ambjentet e Gjykatës së Elbasanit dhe në zyrën e saj.
?Sapo e mësova se Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit ka konkuruar vite të shkuara në konkursin e bukurisë, Miss Albania. Pas këtij informacioni pësova një zhgënjim akoma më të madh për perpjekjet që bën vendi im në luftën ndaj krimit. Akoma më i rëndë bëhet ky fakt, kur kjo femër bukurie vihet të gjykojë mbi altarin e drejtësisë së një qyteti ku krimi e bandat bëjnë kërdinë çdo ditë të zakonshme apo ditë vere?, shkruan Dylgjeri në rrjetet sociale.
Sipas të njëjtit, ky emërim nga superiorët është më shumë se një papërgjegjshmëri, është një tallje, një fyerje për publikun, për shoqërinë, për kohën ku jetojmë.
?Në jetë, nga detyrat që kam pasur në rend apo drejtësi, kam mësuar thënien se ushtari vetëm në luftë, në betejë, i mban gradat e gjenerali në xhep.
Çfarë lufte bëri Enkeleda? Çfarë betejash përjetoi ajo? Po të kërkoj në CV-në e saj fillimisht do të më dalë përpara konkursi i bukurisë ku ajo ecte mbi pasarelën e Miss-it. Po, kush është Enkeleda Kapedani?
Si mund ajo të ngjitej brenda një kohe të shkurtër në majat më të larta të karrierës? Ështe shpallur si fillim ?Miss Shqipëria? në konkursin e bukurisë në vitin 2003, dhe kaq.
Të tjerat janë studime në drejtësi dhe zbukurimet në shoqëri. Më thoni ju lutem ç’prova kaloi gjyqtarja në drejtësi? Cila është karriera e saj? Ku u përplas? Ku dalloi? Ku u dogj për ligjin? Jeta dhe detyra më ka njohur në perëndim me femra, agjente të krimit që kanë bërë edhe punën e prostitutës për ti shërbyer vendit të tyre. Po, po, një agjente kriminale në Danimarkë punoi 2 vite në shtepitë publike të Hong Kongut për të zbuluar rrjetet e drogës që lidheshin me atdheun e saj. Pas kësaj pune ajo vijoj karrieren deri në kolonele në strukturat e larta policore. Këto janë sprovat. Kjo është eksperienca.?, shkruan më tej Dylgjeri.
Sipas tij, të tilla nuk ka Enkeleda. Por, e shumta janë videot me sfilatat në gjykatë dhe parakalimet e pesë makinave në rruget me shi të Elbasanit me 130 km ne orë.
?Në statuset e mija ne FB, pas publikimit të videove të saj kam bërë humor duke mos i vlerësuar ato, biles herë, herë, kritikat e disa gazetarëve apo frendsave më kujtonin luftën kundër shfaqeve të huaja që bënin njëherë e një kohë me BRPSH- në. Por jo! Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit duhet analizuar në rrënjë. Në Elbasan po vriten njerez.
Po vritet rinia. Po mbyllen dyer. Enkeleda nuk i takon as vetes, as familjes e as sfilatave te modës. Enkeleda në Elbasan është institucion. Është drejtësia. Po ajo serish po na sillet si Miss! Ju lutem shtetar, bëhuni serioz me Elbasanin. Nuk ju falet gjaku i derisotëm. Një ditë do të bëhet drejtësi. Nuk luftohet krimi me Miss.?, përfundon reagimin etij Dylgjeri./CNA.al
Skandali i videove në ‘TikTok’ të kryegjytares së Elbasanit,...
Gazetari Artan Hoxha ka drejtuar gishtin nga kryeministri Ed...
Videot e publikuara nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani kanë sje...
Rreth 11 mijë e 700 doza të tjera vaksinash të Pfizer kanë ...
Avokati Saimir Visha, i ftuar sonte në “Opinion” ka komentua...
Teksa ka folur për vrasjet e 21 Janarit 2011, gazetari Artan...
Gazetari Artan Hoxha është rikthyer te dosja e 21 Janarit, k...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme se partnerë...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për vrasjen e 4 p...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për ngjarjen ...
Shqiptaro-amerikani Ardian Zika u largua nga Kosova në moshë...
Ka ndërruar jetë elektricisti Gëzim Çabej, i cili mëngjesin ...
Autoritetet greke njoftuan dje se kanë shtyrë sërish hapjen ...
Disa zona në Tiranë do të kenë mungesë të energjisë elektrik...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka dërguar një ekip të pos...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit Krimit të Organizua...
Në aksin nacional Berat- Ujë Vajgurore është regjistruar një...
Policia e Shtetit ka theksuar edhe një herë masat anticovid....
Kryegjyqtarja Enkeleda Kapedani ka “pushtuar” mediat me vide...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...