LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bledi Mane/ Kryegjyqtarja, Elbasani digjet, "kurva" krihet

31 Maj 2021, 10:36, Opinione CNA

I ke parë videot e kryetares së gjykatës së Elbasanit Enkelejda Kapedani në zyrën e saj?- më pyeti një kolege gazetare në whats app. Pasi iu përgjigja negativisht, mi nisi 2 videot…

E vizatova një moment në kokën time gjykatësen Enkelejdë si një nga ato gratë e forta magjistrate me flokë me thinja, të pakrehura nga pamundësia e kohës. Një nga ato profesionistet e hekurta që nuk shkon në parukeri por parukierja e qeth shpejt e shpejt në zyrën e tyre dhe gjykatësja vazhdon punon deri vonë me policë te dera. Prisja të shihja një zyrë mbushur me dosje e me gjykatës të tjerë ku diskutohej ndëshkimi i krimit por mu shfaq një bjonde me leshra të verdha si balerinë tallavaje në mejhanet e Xibrakës.

Në Elbasan krimi ka mbetur pa vrarë tashmë vetëm qentë dhe macet e rrugës. Plagosjet, vrasjet, trafiqet, hakmarrja, gjakmarrja e kanë mekur qytetin komplet dhe mileti do të largohet natën por ndryshe nga mileti i marrë peng, kryegjyqtarja e Elbasanit sfilon, dridhet, tundet e shkundet jo vetëm para pasqyrës në shtëpinë e saj por koridoreve dhe zyrave të institucionit publik madje shfaqet pa teklif edhe në rrjetet sociale me veshjet dhe makinat e shtrenjta ku e sheh edhe krimineli, edhe viktima.

Karshillëku që bjondja na bëri këto ditë jo vetëm që kurajon krimin dhe mafien por shkërdhen edhe reformën në drejtësi e cila qëndron buzë greminës në fije të perit dhe ndoshta me bjonde të tilla si Enkelejda ky vend do katandiset në një bordello të madhe ku ne do pallojmë njëri-tjetrin, do vrasim njëri-tjetrin…

Lajmet e fundit nga