LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Misioni i humbjes së Lulzim Bashës dhe dëshmorët e Misionit

24 Maj 2021, 11:56, Opinione CNA

Nga Lorisa Ylli

Prej më shume se një viti jam larguar nga aktiviteti politik ne Shqiperi, me vetëdijen se sa ta shihja të djathtën të fundosej dita ditës, e duke e ditur që asgjë s?mund ta ndalte fatin e shënuar mes aktorëve politik nga ku pashë me sytë e mi se sa më shumë të bëja opozitaren aq më shumë sulmohesha nga pushteti i Ramës dhe nga ?opozita? e Bashës mora vendimin të mos bëhesha pis në llucin e përditshëm argëtues.

Sigurisht që nuk ishte një zgjedhje e lehtë për mua që karrierën time ia kam përkushtuar Partisë Demokratike që fëmijë, kur Lulzim Basha nuk i ishte bashkuar akoma. Gjatë kësaj periudhe sigurisht e kam ndjekur nga larg rrjedhen të cilën e kisha parashikuar hap pas hapi.

Kur më pyesnin miq të ndryshëm si e mora një vendim të tillë përgjigja ime ishte:

?Nuk kam ndërmend të zvarritem për të ndryshuar cfarë është parapërcaktuar ? Do thoni ju zgjodhe të mos luftoje? Jo nuk ishte kjo, pasi kam luftuar e vetme me bandat e pushtetit ne protesta ndërkohë që vetë Kryetari i Partisë Demokratike zgjidhte te dilte 5 minuta ne foltore sa për teatrin e radhës.

Kjo sa për parantezë të ndonjërit që i lindin pyetje.

Fati i shkatërrimit dhe i tkurrjes së Partisë Demokratike është i paracaktuar madje Luli është misionari i këtij akti të suksesshëm për ta lënë Shqipërinë pa një opozitë reale duke përzënë të gjithë të djathtët nga Partia Demokratike e të mari p.sh si mbrojtës të flaktë të kauzave të djathta të birin e Ylli Hilës ku pranoi para një Shqipërie që kurrë nuk ishte penduar se kishte vrarë gjatë diktaturës.

A po e arrin Lulzim Basha misionin që i është besuar nga babai ndërkombëtar? Sigurisht që po dhe ai me vetëveten kur del para pasqyrës është i suksesshëm pasi po arrin me përpikmëri cdo plan që ai është betuar, prandaj për të as nuk ka sens dorëheqja nga Partia Demokratike. Misioni i Lulzim Bashës ka qenë dhe do jetë gjithmonë tkurrja e Partisë Demokratike nga të djathtët duke e orientuar në një Parti Liberale ku nuk ka pikën e lidhjes me vlerat mbi të cilat e djathta është formuar.

Në ngutje për të grabitur Partinë Demokratike për të disatën herë shkeli dhe statutin që vetë e përpiloi, firmosi e vulosi. Është për të ardhur keq se si Partia Demokratike shkërmoqet dita ditës e jo më kot në zhargonin e përditshëm askush nuk thotë më PD-ist por lulzims, pasi rrethi që ka mbetur përfaqësohet nga individë qe skanë as ideale të djathta, as moral e as parime po thjesht cirren: ?Luli?.

E djathta Shqiptare meriton më shumë se kaq. E djathta meriton një garë të reale përndryshe kjo do mbetet vetëm partia e Lulit ku qarravitet në studio Rama më vodhi zgjedhjet ndërkohë që ai vetë pranon aktet zgjedhore në favor të vjedhjes dhe kurrë nuk ndërmer hapa konkretë për vjedhje vote por përkundrazi zgjedh të vjedhi brënda partisë së tij me kushte anti statuore dhe me komisionerë që në një kohë të afërt do i shpalli dëshmorë të misionit të tij.

Nga ana tjetër dua të përshëndes kandidaturat që kanë shprehur interes për një riformim të së djathtës për ta kthyer në origjinë mbase dhe në origjinën që kurrë s?ka qenë por që i takon dhe që Shqipëria e shqipëtarët e meritojnë.

Ibsen Elezi di të them që është një nga figurat e djathta që do bënte këdo krenar për vërtetësinë dhe ndershmërinë e tij por sigurisht Lulzim perëndimori kompleksohet pranë tij, edhe në një garë të pandershme ndaj zgjodhi të mos i pranonte kandidaturën.

Agron Shehaj është tipiku I biznesmenit që kërkon një karrierë politike gjë që nuk e shoh si problem perkundrazi e pergezoj per votat. Por për momentin Partia Demokratike ka nevojë për një përfaqësues që e njeh me rrënjë të djathtën dhe strukturat.

Edith Harxhi është nga emrat, ku dhe dua të ndalem sepse është një ndër demokratet që gjithmonë ka kompleksuar Lulzim Bashën sidomos në fushën dipllomatike dhe shkollimin. Ndërkohë që Lulzim Basha ende s?ka sqaruar nëse e ka një dipllomë në perëndim sikurse pretendon e mburret; Znj Edith Harxhi është e dipllomuar në Britaninë e Madhe për Shkenca politike dhe PHD në Diplomaci. E mbi të gjitha politikane e formuar dhe në karrierë ku besoj do e kthejë Partinë Demokratike në vlerat që cdo i djathtë ka ëndërruar.

Znj. Harxhi kam pasur fatin ta njoh personalisht jo vetëm si e djathtë e bashkepunetore por dhe nga ana njerëzore dhe shoqërore dhe nëse brënda Partisë Demokratike do kishte një garë reale padiskutim që do kishte mbështetjen time në një bashkëpunim afatgjatë për vlerat e së djathtës, e besoj cdo shqiptari që kërkon një qeverisje me vlerat e së djathtës. Për herë të parë në Partinë Demokratike të Shqipërisë kandidon një grua për më tepër me shumë vlera ku meriton mbështetjen e cdo gruaje në Partinë Demokratike dhe jo vetëm.

Znj. Harxhi është nga ato zonja që do vendoste në vend meritën e një gruaje në karrierë dhe politikë ku sëfundi gruaja në politikë është deformuar me antivlera. Mjafton të shohësh kush kryeson listat dhe standartin e debatit politik ku kontributi politik dhe intelektual është pika e fundit në listën emërore të Krytarëve Politikë. Gruaja është kthyer në mashën e kryetarëve përkatës dhe jo vendimmarrëse sikurse i takon.

Pa dashur të zgjatem shumë uroj që të djathtët në vitin e 8 të Misionit humbës të Lulzim Bashës të kenë ndërgjegjësim për një të ardhme më të mirë së pari për Shqipërinë që po na dhemb gjithmonë e më shumë!

Do thoni ju ka ligj, ka dhe Maliq; ka kandidatura por ka dhe lista; ka komisionerë po ka dhe lulzimsa!

Uroj dhe shpresoj që të gjeni celësin e daljes së të djathtëve nga purgatori dhe për këtë keni mbështetjen e padiskutueshme të një Shqipërie./CNA.al

Lajmet e fundit nga