LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rinumërimi/ Berati, fakti që rrëzon alibinë politike të Bashës

21 Maj 2021, 16:00, Opinione CNA

Sot KAS numëroi kutitë e qarkut të Beratit. Ishin gati 114 kuti të përzgjedhura nga LSI, pasi kishte vëzhguar kamerat e këtij qarku që ndodheshin brenda qendrave të votimit. Qartazi u duk se numëruesit kishin qenë korrekt. Pra, votimi i ndodhur në kuti ishte i njëjtë me rezultatin e nxjerrë nga numëruesit në KZAZ-në përkatëse.

Pra pretendimi se ka pasur manipulim votash në numërim apo është bërë masakër zgjedhore është thjesht një pretendim i pavlerë dhe mesa duket tashmë i paargumentuar dhe pa fakte, sepse numërimi i bërë në kutitë e Beratit tregojnë qartazi se votat që ishin hedhur në kuti ishin numëruar saktësisht.

Pra, deformim të procesit zgjedhor gjatë numërimit në qarkun e Beratit nuk ka. Ky pretendim nga LSI bie, ashtu siç bie edhe çdo pretendim tjetër i bërë edhe nga njerëzit e Lulzim Bashës, të cilët për herë të parë në historinë politike të kësaj partie provat nuk i çojnë vetë në KQZ, por i kërkojnë që KQZ t?i marrë nga institucionet e tjera.

Pra një farsë e vërtetë, e lodhshme dhe e turpshme për të justifikuar dhe delegjitimuar një proces legjitim zgjedhor, thjesht dhe vetëm që Lulzim Basha të ruaj karrigen e kryetarit të PD-së dhe Monika Kryemadhi të justifikojë vazhdimësinë e saj dhe të bashkëshortit që e ka edhe për disa javë president.

Pra procesi i rinumërimit të votave në Berat na tregoj se pretendimet se kanë ndodhur manipulime gjatë procesit të numërimit kanë rënë posht.

Pra dhe termi masakër zgjedhore bie, sepse kur ditën e zgjedhjeve nuk ka asnjë incident, kur votimi gjatë ditës së zgjedhjeve ka qenë i saktë, i qartë, me fluks normal dhe pa asnjë kontestim nga asnjë parti politike, nga mëngjesi deri në mbrëmjen e 25 prillit asnjë forcë politike nuk ka dhënë asnjë kontestim.

Pasi janë mbyllur kutit, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi publikisht kanë thënë se vullneti i zgjedhësve është në kutitë e votimit, aty ishte edhe fitorja e opozitës.

Pra dita e votimit, mbyllja e procesit saktësisht të thënë sipas opozitës ishin spektakolare dhe të pa përsëritshme nga ajo vetë, një proces ekselent. Më pas, filloi numërimi, i cili u quajt sërish një proces ekselent, u dha kurajon numëruesve. Për 48 orë rezultati doli, por PD dhe LSI humbën.

Në këtë moment filluan edhe pretendimet. Megjithëse 48 orë kishin shpallur fitoren, të hënë në datën 26 tha se po numëroheshin kutitë e socialistëve dhe sa të hapeshin kutitë e demokratëve, pastaj do bëhej nami. Në fakt nuk rezultoi kështu. Lulzim Basha humbi dhe doli e nuk njohu zgjedhjet, duke pretenduar se ishte bërë një masakër elektorale.

Në fakt sot KAS tregoi argumentin e tretë se masakër elektorale nuk ka pasur. Pra vullneti i zgjedhësve i shprehur në kuti ishte numëruar saktësisht.

Dita e votimit ka qenë ekselente dhe procesi i votimit ka qenë i qetë, numërimi ka qenë i saktë, atëherë ku qëndron masakra zgjedhore?

Tek blerja e votës? Nuk mund të quhet masakër zgjedhore blerja e votës apo deformimi i votës, sepse nuk mjafton vetëm një fakt që të quhet masakër. E në rast se janë blerë vota dhe janë manipuluar vota jashtë kutive të votimit, pra gjatë një muaj gjatë fushatës deformimi të tilla të procesit zgjedhor, sado i madh të ketë ndodhur ky fenomen, sado deformues të ketë qenë ai nuk e përmbys dot rezultatin në rastin kur ka ndryshim pushtetesh.

Këtu kujtojmë 2005-ën, 2013, sepse mali i votave që krijohet nga fryma për ndryshim nuk mund të ndalet nga blerja e 500 votave, apo nga blerja e 200 votave, sepse diferencat po t?i shohësh nga të dhënat zyrtare nëpër qarqe janë shumë të thella. Partia Socialiste, përjashtuar disa qarqe të veriut, kudo ka fituar me rezultat shumë të thellë, diferenca shkon nga 10 mijë në 30 mijë vota.

Ka një trend që ruan votat e vitit 2017, ruan votat nga viti 2013 dhe PD ka një rritje, por ka një rënie të LSI çka tregohet qartazi se pjesa më e madhe e votuesve të LSI të cilët e votuan këtë forcë në vitin 2013 dhe 2017 kanë kaluar tashmë tek shtrati politik i PD, duke e kthyer LSI gati tek votat e vitit 2009. Pra çfarëdo lloj  blerje të kishte, nëse Lulzim  Basha do kishte krijuar një frymë të vërtetë votat do ishin në kuti dhe fitorja do ishte e qartë. Sepse nuk mund ta ndalte Edi Rama as PS me disa blerje, qofshin këto edhe që do mund të çonin në deformim të rezultatit.

Sepse procesi i ditës së votimit, procesi i numërimit, shpallja e rezultatit dhe tani rinumërimi për të parë se çfarë ka ndodhur në Berat tregon qartazi se Lulzim Basha ka humbur dhe për gjithçka po bëhet zhurmë është thjesht dhe vetëm për një arsye: Delegjitimim i një procesi legjitim thjesht dhe vetëm që Lulzim Basha të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së.

Edhe sikur të hapen kutitë e të gjithë Shqipërisë, ndoshta Lulzim Basha mund të humb thellë, sepse i tillë është rezultati. Dhe sikur të numërohen të gjitha votat e pavlefshme apo të riklasifikohen disa prej tyre, sërish rezultati ka për të qenë edhe më i thellë. Prandaj aventura me zgjedhjet që po bën Lulzim Basha është e neveritshme.

Ai po kërkon alibinë e tij politike për të qëndruar në krye të PD-së, por fakti është se Lulzim Basha humbi. Rezultati është i thellë, i pastër dhe i qartë.

Të gjitha pretendimet e tjera janë trillime apo lëvizje të tij për të justifikuar dështimin personal dhe për ta mbajtur peng PD, në një moment mjaft delikat dhe historik për të edhe pas vendimeve të fundit të DASH kundër ish kryeministrit Berisha, të cilat ndikojnë jo vetëm politikisht, por dëmtojnë edhe logon e PD-së.

Edhe për rastin e Berishës, por edhe vetë qëndrimi i mbajtur nga Basha edhe me atë rast, edhe me zgjedhjet por edhe me të ardhmen politike të kësaj partie, e cila në fakt nuk po mund dot të bëjë zgjedhje brenda saj në një proces të lirë, as sa gjysma e 25 prillit, sepse në rast se do e bënte këtë, do të ishte vërtet demokratike, por mesa po shohim zgjedhjet në PD janë të pamundura, të deformuara të cilat janë argument tjetër kundër Lulzim Bashës të cilat tregojnë se dikush që nuk bëri dot zgjedhje në shtëpinë e tij dhe vjedh votat e familjarëve të tij ti kërkoj kundërshtarit transparencë elektorale. Prandaj nga humbja në humbje Lulzim Basha është garancia e pushtetit të Edi Ramës./CNA.al

Lajmet e fundit nga