LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mitro Çela/ Biografitë

22 Maj 2021, 20:37, Opinione CNA

-Allo…Filip! Jam Thoma Zuzi! Kam sjellë peshk dhe ngjala  nga Patoku.  Ju pres tek Sky Tower.

Me lugë në brez,  zumë vend rreth tavolinës: Koço, Filipi, Dori, Devis, Thomai dhe unë. Fjalën e mori Filipi:

-Sot do pimë verën qe ka bërë Lad Kosta. Nga më të mirat në Tiranë.

Ndërkohë thirri kamarierin. I tha në rrëzë të veshit:

-Mua më sill ?Devolte?. Qorrat le të pinë verë – Ladi!

-Një dolli për Mitron,- tha Koçoja.-I vetmi i djathtë safi në tavolinë. Një nga temeluesit e PD-së. Kryeredaktor i RD-së. Deputet i Berishës! Me fund!

-Dale -dale! Nga doli i djathtë Mitroja,- tha Filipi.-Babai shofer me teserën e komunistit në xhep. Mama pjellore: lindi 13 kalamanë. Mitro 20 vjet punoi tek ?ZP? dhe gazetën ?Bashkimi?.

-Kam dëgjuar,-tha Dori,- se Mitroja ka qënë desident!

-Po për burg, ke dëgjuar?

-Dori! Desident në diktaturë, pa vite burgu, nuk mund të gjesh në mëmëdheun tonë?

-Mua,-tha Koçoja – më bënin desident letrat anonime. Me dy sebepe.

-Së pari. Xhaxhai në vitin 1939 braktisi Shqipërinë.

Së dyti, babai ishte nja dy – tre vjet në Itali. U bë operator në kinema. (Për fatin e tij të keq. )Deri në vitin 1951 punoi në kinemanë e Kuçovës. Pastaj në Tiranë, në kinema ?17 Nëntori?.

Një ditë e thirrën shoqëruesit e Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut. Të dy me shumë pushtet. U vendosi në shtëpi linja telefonike direkte.

Por ndodhi hataja: Të dy i shpallën armiq të popullit. I burgosën. I pushkatuan. E hëngri edhe babai im: nga kinemaja – punëtor në Kombinatin e Tekstileve…

-U rrita që u rrita unë? Doja të shkoja në lice. Dola para jurisë.  Më rrahën shpatullat: Paske talent!

Por urtë e butë arriti anonimja: ?Koço në lice?!Por atij i është arratisur xhaxhai në vitin 1949! Babanë e ka të dënuar!?

Niste verifikimi i ?anonimes?.  Sa doli e drejta, u dogj konkurimi.

-Anonimet kishin rënë në sevda edhe me mua. -Tha Filipi.-Nisa punë si gazetar ne ?ZP?. Piva kafe me kryeredaktorin, Arshin Xhezo. Bëra një plan. E dogji një anonime nga Dermishti. Fshati im i lindjes. ?Si mund të punojë Filip Çakuli në gazetën e partisë, kur gjyshin e ka pasur ballist?!?

-…Më ?mbyllën derën? e gazetës. Më hapën derën e fermës në Plug-Lushnjë!

-E mo Filip!-Tha Koçoja.- Mos e bë qimen tra! Të dërguan në

Plug. Ferma, një vrap pele është larg Divjakës, ku ka shtëpinë Vasilika! Pse su bëre kolovar? Mitroja si kolovar, ishte si veshka mes dhjamit!/CNA.al

Lajmet e fundit nga