LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha dhe komunistizimi i PD

24 Maj 2021, 08:22, Opinione CNA

Nga Jurgen Drrasati

Që lideri Basha, është një i dështuar politikisht, këtë tashmë veç ai nuk do ta kuptojë.

Problemi nuk qëndron tani tek Luli, problemi në gjykimin tim qëndron tek luledelet e tij, e kam fjalën për kryesinë e PD-së.

Ata përdite e më shumë po tregojnë mendësinë komuniste dhe batakun ku kanë rënë.

Kjo reflektohet më së miri në perpjektjet e fundit që ne bllok po i bëjnë proçesit të Demokratizimit të jetës në parti.

Atë parti dikur vlerash dhe idealesh, sot e gjen të kthyer në një shpk me administrator të vetëm.

Eliminimi i Ibsen Elezit, dhe jo vetëm, si dhe farsa në zgjedhje duke pranuar kandidaturen e  “maqolakroristeve” Kadilli, Shehaj, tregon friken e kryetarit, e cila pasqyrohet në sjellet e tyre.

Tregon friken nga zgjedhjet e lira, Basha akuzon Ramën se i ka vjedhur zgjedhjet, kur vetë ai ka 8 vite që jua vjedh konkurentëve në parti me forma të ndryshme.

Me keqardhje konstatoj se kjo parti përdite e më shume po rrëshqet në një diktaturë të brendëshme, në formen më të keqe të komunizmit.

Një parti ku zëri ndryshe, fryma ndryshe mbytet është veç një sekt.

Ja ku e ka kthyer Basha

Një sekt i cili është vënë totalisht në shërbim të interesit të ngushtë të tij dhe familjes.

A nuk bëri të njëjtën gjë Hoxha???

Duke eliminuar të gjithë kundërshtaret e tij?

Sa ngjasojnë me njëri tjetrin në dy epoka të ndryshme, por me qëllime dhe veprime të njëjta.

PD ka nevojë për një proçes të rregullt pastrimi dhe freskimi të saj me elementë të rinj, por njëkohësisht duke i dhënë hapësirë dhe mbështetje të gjithë atyre që kontribuan në 30 vite jete të saj, por që u shpallen armiq dhe si të tillë i larguan.

Vetëm atëherë kur të arrihet ky proçes pastrimi nga pinjollë të komunizmit, mund të fillojmë e të flasim për Demokraci brenda partisë, e cila i bën vetëm mirë jetës politike të një partie.

Lajmet e fundit nga