web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Holodomor, kur Stalini vdiq nga uria miliona njerëz në Ukrainë

23 Nëntor 2020, 08:10, Blog CNA

Ishte një tragjedi aq e madhe, saqë ukrainasit shpikën një fjalë të re për ta përshkruar ?Holodomor? ose ?vdekja nga uria?. Ajo i referohet vdekjes së miliona ukrainasve në vitet 1930, të shkaktuara nga politikat mizor të Josif Stalinit.

Një masakër, që është ende një nga arsyet kryesor të marrëdhënieve të tensionuara mes Kievit dhe Moskës, sigurisht bashkëngjitur edhe zhvillimet pas vitit 2014. Tragjedia nisi kur Stalini, midis vjeshtës së vitit 1932 dhe pranverës së vitit 1933, vendosi kolektivizimin e detyruar në bujqësi, duke i detyruar kulakët, fshatarët e pasur që t?u bashkoheshin kundër vullnetit të tyre fermave shtetërore. Ai proces shkaktoi një uri masive, që preku pjesë të ndryshme të Bashkimit Sovjetik, nga Kaukazi në Siberi, dhe nga Kazakistani në zonën e lumit Vollga. Megjithatë, ata që e pësuan më shumë ishin ukrainasit, pasi shfarosja e fshatarëve ishte e ndërthurur me përndjekjen e inteligjencës, dhe luftën kundër patriotizmit të një populli të tërë.

Për Bashkimin Sovjetik, Ukraina pjellore, e njohur ndryshe me nofkën ?hambari i Evropës?, ishte një vend që duhej shfrytëzuar. Ndaj Stalini vendosi të lajë njëherë e mirë hesapet me kulakët, kundërshtarët e fortë të kolektivizimit. Kësisoj, në fund të viteve 1920, ashtu si fermerët e tjerë në Bashkimin Sovjetik, edhe fshatarët ukrainas u detyruan t?i bashkohen kolkozeve, fermat shtetërore, ndërsa tokat e tyre u konfiskuan.

?Vala e parë e madhe e vdekjeve, u shkaktua direkt nga fakti se autoritetet sovjetike, indiferente ndaj ndryshimeve natyrore në prodhim, morën përqindje shumë të larta të prodhimit të fshatarëve (rreth 20 për qind)?-shkruan historiani francez Bernard Brunto
në librin e tij ?Shekulli i gjenocideve?.

?Në Ukrainë, u kolektivizuan 70 për qind e fermave, përkundrejt 59 për qind në Rusi?-shkruan Bruneto. Shumë fermerë e kundërshtuan këtë kërkesë, ata refuzuan të heqin dorë nga të korrat, i fshehën ushqimet dhe i therën bagëtitë e tyre, në vend se t?ua dorëzonin kolkozeve.
Ky qëndrim i ukrainasve, u konsiderua nga Byroja Politike Sovjetike një akt shumë serioz rebelimi, dhe pavarësisht se ishin në dijeni të mungesës së ushqimit për banorët e fshatrave, agjentët lokalë dhe aktivistët e partisë ua konfiskuan pjesën më të madhe të ushqimeve.
Për më tepër, për të parandaluar që fshatarët të zhvendoseshin dhe strehoheshin në qytete, ata u izoluan nëpër fshatrat e tyre. Situata ishte e vështirë në mbarë Bashkimin Sovjetik. Popullsia ishte e rraskapitur dhe e uritur, e megjithatë Stalini refuzoi çdo ndihmë nga jashtë, dhe i akuzoi fshatarët e uritur si fajtorët të situatës ku ndodheshin.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, ai miratoi ligje të ashpra që vetëm sa e rrisnin tensionin, terrorin dhe numrin e viktimave:kushdo që zbulohej se fshihte diçka për të ngrënë, qofshin këto edhe vetëm lëkurat e patates, do të pushkatohej.

Ajo që ndodhi ishte vërtet një masakër:rreth 5 milionë njerëz në mbarë Bashkimin Sovjetik ? të privuar enkas nga mjetet e jetesës – vdiqën nga uria. Nga ata, rreth 4 milion ishin ukrainas. ?Epidemitë u përhapën, dhe kishte shumë raste të kanibalizmit. Gati gjysma e viktimave ishin fëmijë?- vazhdon historiani francez. Moska shtypi të gjitha format e disidencës, dhe nuk e njohu kurrë atë krim të tmerrshëm.

Përmes manipulimit të demografisë, ajo arriti të fshehë zhdukjen e papritur të miliona qenieve njerëzore. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, pasardhësi i tij Nikita Hrushov filloi ?de-Stalinizimin?, dhe denoncoi krimet e paraardhësit të tij, veçanërisht spastrimet brenda partisë të viteve 1936-1938.

Por ai nuk e përmendi asnjëherë dramën ukrainase, që ishte shfarosja më e madhe në historinë evropiane të shekullit XX-të, pas Holokaustit të hebrenjve. Gjithsesi edhe në ato vite, u ngrit një zë që foli. Ishte ai i shkrimtarit rus me origjinë ukrainase Vasili Grosman.
Në romanin e saj të famshëm ?Gjithçka rrjedh?, shkruar midis viteve 1955-1963, një nga personazhet kryesore, Ana Sergevna, rrëfen për vitet e tmerrshme të kolektivizimit, urisë, dhe shfarosjes së kulakëve në Ukrainë. Libri, siç mund të imagjinohet, u përball me shumë vështirësi deri në botimin e tij.

Në vitet 1960, disa agjentë të KGB-së ia sekuestruan dorëshkrimin, por shkrimtari e rishkroi librin nga e para. Kopja, e gjetur pas vdekjes së tij në vitin 1964, u botua më pas në vitin 1970 në Frankfurt. Ndërsa në Rusi romani u botua vetëm në vitin 1989, në kohën e Gorbaçovit.
Disa vjet më herët, në vitin 1986, në Angli dhe Shtetet e Bashkuara, ishte botuar eseja ?Të korrat e dëshpërimit? nga historiani anglez Robert Konkest, në të cilën për herë të parë Holodomor u dokumentua dhe përshkrua në detaje.

Sipas Konkest, uria nuk ishte shkaktuar nga kolektivizimi i tokës, por nga konfiskimi i ushqimit, dhe nga bllokimet e rrugëve që parandaluan lëvizjen e popullsisë. Për historianin anglez, shfarosja e miliona kulakëve, ishte një akt i qëllimshëm gjenocidial. Ndërkohë, e vërteta për atë që ndodhi në ato vite, filloi të përhapet në një shkallë të gjerë vetëm pas shpalljes së pavarësisë së Ukrainës në vitin 1991, dhe hapjes së arkivave sovjetike. Në vitin 2003, Kombet e Bashkuara deklaruan se Holodomor ishte ?rezultat i politikave dhe veprimeve mizore, që sollën vdekjen e miliona njerëzve?.

Pesë vjet më vonë, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, në të cilën Holomodor klasifikohet si një krim kundër njerëzimit. Gjithsesi, ai nuk u njoh asnjëherë si gjenocid, që të mos zemëronte Rusinë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.focus.it/cultura/storia/Holodomor-genocidio-carestia-ucraina





Lajmet e fundit nga