web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ku ishte vendlindja e njerëzve modernë?

21 Nëntor 2020, 09:53, Blog CNA

Përgjigja për pyetjen e madhe ?Nga erdhi specia jonë?, ka qenë prej kohësh Afrika. Shumica e shkencëtarëve besojnë se diku në kontinentin Afrikan, njerëzit modernë evoluan rreth 200.000 vjet më parë përpara se të përhapeshin në të gjithë botën, dhe të bëheshin speciet dominuese që jemi sot.

Gjetja e provave për këtë është shumë sfiduese, pasi mbetjet e Homo Sapiensit më të vjetër – paraardhësit ynë i largët që besohet të jenë ndarë nga Neandertalët rreth 500.000 vjet më parë – janë të pakta. Shumica e tyre janë gjetur në Afrikën Lindore. Në vitin 2003 një kafkë e gjetur pranë një fshati në Etiopinë Lindore, datonte rreth 160.000 vjet më parë. Tiparet e saj anatomike – një tru relativisht i madh, kafka me një cipë të hollë dhe balli i sheshtë – e bëri atë njeriun më të vjetër modern të zbuluar ndonjëherë. Dy vjet më vonë, ky status u mor nga një disa kafka të pjesshme të zbuluara në Omo-Kibish, një tjetër sit i vjetër arkeologjik në Etiopian. Zbulimet në Omo-Kibish, e shtynë edhe me 35 mijë vite historinë e njerëzve modernë, dhe përbënin më shumë prova, që e tregojnë Afrikën Lindore si djepin e njerëzimit.

Bollëku i provave, bëri që antropologët, gjenetistët dhe paleontologët, të besonin se aty ishte fillimi i udhëtimit të njerëzve modernë. Por zbulimet e shumta në vitet e fundit, e sfidojnë këtë koncept. Në vitin 2017, paleontologu Zhan Hublin bëri një zbulim, që e ndryshoi historinë e njerëzimit. Që nga vitet 1980, Hublin kishte studiuar fosile të veçanta të gjetura në një shpellë në një rajon malor të shkretë të Marokut në Afrikën e Veriut. Mbetjet treguan fytyra të rrafshëta dhe që dukeshin shumë të ngjashme me ne, madje më shumë sesa kushërinjtë tanë të Neandertalit.

Nofullat dhe dhëmbët e tyre të zgjeruar, bashku trurin gjatësor, sugjeruan se ai i përkisnin një specie primitive që ka jetuar rreth 150.000 ? 200.000 vjet më parë. Kjo moshë nuk i përshtatej modelit të zbulimeve të mëparshme, apo vizioneve dominuese se si filloi historia jonë.
Pra, kur testet në vitin 2017 i përcaktuan zbulimet e Hublin në Marok i rreth 300.000 vjeaçare, paleontologu u shtang.

?Ishte një gjë zbulim i madh. Unë prisja diçka më të vjetër se 200.000 vjet, por jo aq të vjetër. Kjo na bëri të rishikojmë plotësisht historinë e evolucionit të specieve tona?- tha ai.

Besohet se speciet njerëzore u ndanë nga paraardhësit e tyre më të vjetër të gjallë, majmunët, rreth 6 milion vjet më parë për të formuar Homo Sapiensin. Njerëzit modernë u ndanë nga Neandertalët rreth 300.000-600.000 vjet më parë. Ndërkohë 40.000 vjet më parë, ne filluam të përhapeshim nga Afrika në pjesën tjetër të botës. Por origjina e vërtetë e njerëzve modernë, është shumë e diskutueshme. Në vitin 2019, një grup studiuesish të udhëhequr nga Vanesa Hajes, një gjenetiste në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Garvan dhe Universitetin e Sidneit në Australi, doli me një përgjigje mbi këtë çështje.

Grupi studioi simulimet kompjuterike të klimave të mëparshme dhe ADN-në moderne mitokondriale (mtDNA). Ai ekzaminoi gjithashtu ADN-në e 200 njerëz të gjallë të grupeve të ndryshme, duke e krahasuar atë me ADN-në mitokondriale të më shumë se 1.000 afrikanëve të tjerë, kryesisht nga Afrika e Jugut. Dhe u zbulua se prejardhja më e vjetër e mtDNA e gjetur sot, i përket folësve të Khoisan, një gjuhë e përdorur nga gjuetarët në Namibi dhe Afrika e Jugut. Meqenëse kjo origjinë gjendet vetëm tek njerëzit e gjallë në Afrikën e Jugut, studimi arriti në përfundimin se ata janë popullata stërgjyshore e të gjithë njerëzve të gjallë . Pra atdheu ynë stërgjyshor, u gjurmua në një rajon jugor të lumit Zambezs në Botsvanën Veriut, një zonë e gjelbër në kufi me liqene të mëdha. Studimi në fjalë, bëri bujë në mediat e gjithë botës. Por përfundimi i tij, nuk është pranuar plotësisht nga ekspertët e fushës.

 

?Është njëlloj si të shohësh popullatat moderne dhe të thuash:Ata që janë sot këtu, kanë linjat më të vjetra gjenetike, prandaj ky duhet të jetë vendi i origjinës së njerëzve modernë Por ne nuk e dimë se ku gjenedeshin paraardhësit e atyre njerëzve. Pra, a gjendeshin ata dikur tjetër 50.000 vjet më parë??-thotë Sara Tiskof, gjenetiste e evolucionit njerëzor në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA.

Tiskof dhe disa nga kolegët e saj, flasin për valët e njëpasnjëshme të migrimit njerëzor gjatë gjithë historisë, siç është zgjerimi i Bantu-së, gjë që sugjeron që përgjigjja nuk është aq e thjeshtë. Ata gjithashtu vënë në dyshim përdorimin e mtDNA për të hartuar prejardhjen tonë, pasi ajo ofron një panoramë të kufizuar të prejardhjes. Studimet e fundit, kanë hedhur dyshime mbi premisën që njerëzit modernë kanë një origjinë të vetme. Provat në rritje të kryqëzimit ndërmjet specieve njerëzore, sugjerojnë se ka pasur një evolucion lara-lara në grupe dhe rajone të ndryshme./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:





Lajmet e fundit nga