web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tetë shtrëngimet e duarve që ndryshuan historinë

16 Nëntor 2020, 07:35, Blog CNA

1. Ulises S.Grant dhe Robert Li (9 prill 1865)

I vetmi akt civil në luftën e tmerrshme midis Unionit dhe Konfederatës në SHBA, ishte në kulmin e saj. Të Dielën e Palmave në vitin 1865, gjenerali Uliks Grant hyri në sallonin e shtëpisë në fermën e Uillmer Maklin në Virxhinia, dhe i dha dorën gjeneralit kundërshtar në luftë Robert Li. Grant u përpoq t`a thyejë akullin duke i kujtuar takimin e tyre të vetëm, gjatë Luftës Meksikë-SHBA. Të dy burrat biseduan për 25 minuta përzemërsisht, derisa Li pranoi dorëzimin, akt që do t’i jepte fund Luftës Civile .

2. Riçard Nikson dhe Elvis Presli (21 dhjetor 1970)

 

Shtrëngimi i duarve midis të dyve, erdhi pasi këngëtari i famshëm i dorëzoi rojës së sigurisë jashtë Shtëpisë së Bardhë atë mëngjes një letër të shkruar me dorë, ku ai kërkonte një takim me presidentin, dhe shprehu dëshirën për t?u bërë një agjent federal për të luftuar abuzimin me drogën në Amerikë. Në takimin e organizuar me shpejtësi të dy burrat diskutuan mbi politikën kundër drogës. Atë pasdite, Presli që vdiq nga një mbidozë droge në vitin 1977, mori një distiktiv nga Byroja e Narkotikëve dhe Drogave të Rrezikshme.

3. Uilliam Mekinli dhe Leon Çolgoz (6 shtator 1901)

Gjatë Ekspozitës Panamerikane të vitit 1901 në Bufalo, presidenti amerikan mbajti një takim publik brenda Tempullit të Muzikës. Kur Leon Çolgoz iu afrua pranë, presidenti vuri re dorën e djathtë të fashuar. Duke mos dyshuar për asgjë Mekinli zgjati dorë ta takonte.
Në atë moment, vrasësi e qëlloi 2 herë me një armë të fshehur poshtë palltos. Presidenti vdiq një javë më vonë nga plagët e marra.

4. Adolf Hitleri dhe Nevil Çambërleni (23 shtator 1938)

Teksa Gjermania naziste ishte e gatshme të dërgonte trupa në Çekosllovaki për të pushtuar Sudetet, kryeministri britanik Nevil Çambërlen shkoi në Godesberg të Gjermanisë për një takim të zhvilluar natën vonë me kancelarin Adolf Hitler. Hitleri e përshëndeti me një shtrëngim duarsh, por takimi në përgjithësi nuk shkoi mirë.
Më pak se një javë më vonë, Çambërleni u rrikthye në Gjermani dhe të dy burrat nënshkruan një marrëveshje në Mynih. Çambërleni lejoi pushtimin nazist të Sudeteve, në këmbim të një paqe të veçantë midis Gjermanisë dhe Britanisë. Kryeministri, që e besoi Hitlerin, kur i tha se nuk kishte ambicie të mëtejshme territoriale, tha se marrëveshja siguroi ?paqen për kohën tonë?.
Çambërleni u prit si një hero në Londër. Ai shkoi direkt në Pallatin Bakingam për të marrë urimet mbretërore, dhe u shfaq i pari në ballkon para turmës që brohoriste. Por me tmerrin e Luftës së Dytë Botërore, shtrëngimi i duarve mes Çambërlenit dhe Hitlerin, u bë një simbol i tradhtisë.

5. Herri Truman, Uinston Çërçill dhe Josif Stalin (25 korrik 1945)

Vetëm disa javë pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore, udhëheqësit aleatë u takuan në Potsdam, Gjermani, për të formuar Evropën e pasluftës, dhe për të paralajmëruar Japoninë për ?shkatërrimin e shpejtë dhe të plotë? në rast se nuk dorëzohej. Por teksa presidenti amerikan Truman, kryeministri britanik Çërçill dhe udhëheqësi sovjetik Josif Stalin u paraqitën para medias duke shtërnguar duart të qeshur, tensionet mes tyre u rritën pas dyshimeve në lidhje me synimet e Bashkimit Sovjetik në Evropën Qendrore dhe Lindore. Një ditë pas shtrëngimit të duarve, Çërçilli pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet parlamentare. Më pak se një vit më vonë, ai foli për ?perden e hekurt? që kishte ndarë Evropën.

6. Anvar Sadat dhe Menahem Begin (26 Mars 1979)

Një gjendje lufte që kishte zgjatur më shumë se 30 vjet midis 2 vendeve fqinje, mori fund me nënshkrimin e një traktati dhe një shtrëngim simbolik duarsh midis presidentit Egjiptian Anvar Sadat dhe kryeministrit izraelit Menahem Begin. Me atë marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Xhimi Karter, Egjipti u bë shteti i parë arab që e njohu zyrtarisht Izraelin i shtet. Sadat dhe Begin ndanë Çmimin Nobel për Paqe të atij viti.

7. Jitzhak Rabin dhe Jaser Arafat (13 shtator 1993)

Shtëpia e Bardhë ishte sërish vendi i shtrëngimit të duarve midis kryeministrit të izraelit Jitzhak Rabin dhe kreut të Organizatës për Çlirimin e Palestinës Jaser Arafat, pas nënshkrimit të Marrëveshjeve të Oslos për paqe, në praninë e presidenti amerikan Bill Klinton.
Arafat dhe Rabin, bashkë me Ministrin e Jashtëm izraelit Shimon Peres, fituan Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1994.

8. Bill Klinton dhe Xhon Kenedi (24 korrik 1963)

Ishte një ditë e këndshme vere në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, kur presidenti Xhon Kenedi doli për t?iu drejtuar një grupi udhëheqësish të rinj që morën pjesë në aktivitetin?Boys Nation? në Uashington. Një nga djemtë që takoi Kenedi ishte 16-vjeçari Bill Klinton, që do të bëhej banori i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë. Klinton e cilësoi atë moment si shumë frymëzues për të, dhe ajo foto u bë një nga imazhet kryesore të fushatës presidenciale të vitit 1992./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.history.com/news/8-historic-handshakes





Lajmet e fundit nga