web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vajont 1963/ Tragjedia italiane që mund të ishte shmangur

15 Nëntor 2020, 14:27, Blog CNA

Ata që vizitojnë sot luginën e lumit Piave në Itali, nuk do të dyshonin kurrë se zona dikur ishte objekt i një katastrofe të madhe. Aty ka vetëm një seri qytezash të vogla, të pasura me gjelbërim, të vendosura përgjatë ekstremiteteve jugore të Alpeve.

Por nëse shkoni më në veri, do të hasni një pamje të çuditshme. Përtej dy majave të mbushura me dëborë, që shtrihen në një grykë të ngushtë, shtrihet një mur i madh betoni. Ajo është Diga e Vajontit, një nga më të mëdhatë në botë, me një lartësi mbi 260 metra, por që megjithatë është tërësisht bosh.

Kjo për shkak se një kombinim i ndërtimit të tepruar dhe mbikëqyrjes së nxituar ndikuan në shkatërrimin e saj të tmerrshëm. Në një natë të vitit1963, një rrëshqitje e tokës nxiti një nga katastrofat më të mëdha të digave në histori, duke krijuar një cunami me 49 miliard litra ujë që u derdh në luginën Piave duke vrarë mbi 2.000 njerëz.

Gryka e Lumit Vajont është një nga kanionet e ngushta natyrale në botë. Që nga vitet 1920 dhe 1930, shumë ekspertë kishin sugjeruar ndërtimin e një hidrocentrali në zonën midis dy kreshtave malore. Ajo digë do të ishte një kurorëzim i infrastrukturës civile, dhe do të furnizonte me energjisë të gjithë Italinë Verilindore.

Problemi i vetëm? Maja në të djathtë të digës, që quhet Monte Toc, ose ?mali në këmbë?, për shkak të prirjes së tij për rrëshqitjen e dheut. Qeveria fashiste e Benito Mussolini e miratoi ndërtimin e digës gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ajo do të realizohej vetëm në vitet 1950.

Për këtë ndihmuan paratë e marra nga Plani Marshall. Në mbarë Italinë ndërtimi i digës u konsiderua gjerësisht si një shenjë e aftësive teknologjike dhe përparimit të shoqërisë. Por vendasit që jetonin poshtë digës, nuk ishin aq të sigurt.

Gryka e lumit Vajont dihej historikisht që ishte e paqëndrueshme. Gjeologët që studionin zonën, e dinin se një pjesë e grykës u formua nga një rrëshqitje e madhe e ndodhur mijëra vjet më parë. Në fakt edhe digat e tjera natyrore në zonë ndryshonin vazhdimisht; shembjet e tyre ishin të rregullta.

Gjithsesi ndërtimi i digës nisi në vitin 1957. Në vitin 1959, inxhinierët zbuluan se ndërtimi i digës ishte duke shkaktuar rrëshqitje të vogla të tokës dhe dridhje të tokës nëpër luginë. Në mesin e vitit 1962, komunat e afërta Erto dhe Casso raportuan tërmete të shkallës 5, pra dridhjet ishin mjaftueshëm të forta për të përmbysur objekte, për të thyer enët dhe për të lëvizur mobiliet.

Por kur gazetarët filluan të raportonin mbi këtë çështje, autoritetet qeveritare lokale i paditën në gjykatë ata për ?prishjen e rendit shoqëror?. Qeveria pretendoi se gazetarët nuk kishin regjistrime të tërmeteve. Pra,në vend që të përballej me problemin, qeveria vendosi ta mbulonte atë.

Pavarësisht shqetësimeve,diga nisi të mbushej me ujë në fillim të vitit 1960. Në tetor të atij viti, niveli i ujit arriti gati 170 metra, dhe malet përreth filluan t?a ndienin presionin. Në faqet e maleve në të dy anët e rezervuarit, nisën të formoheshin çarje, njëra prej të cilave ishte 1.5 km e gjatë.

Faqet e malit lëshuan në liqen gati 1 milion metra kub shkëmb. Pas disa studimeve në zonë, teknikët e Digës së Vajontit, arritën të kuptonin se mali ishte në thelb i paqëndrueshëm. Por pavarësisht rreziqeve, inxhinierët besonin se mund të mbushnin rezervuarin deri në 25 metra nën nivelin e tij maksimal, dhe ende t`a shmangnin një katastrofë të mundshme.

Niveli u ujit u rrit më shpejt se në çdo periudhë më parë, ndërkohë kreshtat e grykës nisën të zhvendosen deri 3.5 cm në ditë. Kur diga u mbush plot në vitin 1963, ana jugore e Monte Toc lëvizte me 1 metër në ditë. Më 9 tetor 1963, inxhinierët filluan të shohin rënien në zonën e pemëve dhe shkëmbinjve. Në orën 10:39 të paradites, një copë masive prej 260 milion metra kub mal nisi të rrëzohej nga Monte Toc me një shpejtësi 110 km/h. Ajo u përplas mbi rezervuar, duke formuar një dallgë250 metra të lartë dhe duke zhvendosur 50 milionë metra kub. Ky mega-cunami shkatërroi plotësisht fshatrat poshtë në Luginën Piave. Gati 2.500 njerëz humbën jetën. Sot, gati 60 vjet më vonë, Monte Toc ruan ende shenja të mëdha nga rrëshqitja e tokës si një kujtesë e katastrofës që ndodhi.

Katastrofa shkaktoi zemërim në mbarë vendin. Si mund të kishte dështuar një mrekulli e tillë inxhinierike, e ndërtuar dhe e mirëmbajtur nga shkencëtarët dhe gjeologët më të mirë në vend?Në vitet më pas, të mbijetuarit paditën në gjykatë qeverinë dhe inxhinierët e digave. Në vitin 1969, pas një gjykimi shumë të reklamuar, presidenti i firmës që ndërtoi digën, kryetari i Këshillit Rajonal të Punëve Publike dhe një inxhinier i një kompanie kryesore u dënuan për neglizhencë dhe vrasje pa dashje. Secili u dënua me 6 vjet burg.

Pas betejave të mëtejshme ligjore, disa prej të mbijetuarve u kompensuan përfundimisht për kalvarin e tyre. Në vitin 2008, UNESCO e renditi katastrofën e Digës Vajont si një nga katastrofat më të këqija mjedisore të shkaktuara nga njeriu në histori.

Incidenti duhet të shërbejë si një kujtesë, se njeriu nuk mund të besojë plotësisht në idenë e përparimit teknologjik. Diga e Vajontit e vendosi digën kundër malit, njeriun kundër natyrës. Në fund, fitoi natyra./Përshtati në shqip CNA.al





Lajmet e fundit nga