Vendimi për Ikballe Berishën/ Lamallari jep detaje: Informacione nga inteligjenca, ka edhe urdhër dëbimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Në orën e 11-të, në ditën e 11-të të muajit të 11-të të vitit 1918, përfundoi Lufta e Madhe, e njohur më shumë si Lufta e Parë Botërore. Në orën 5 të mëngjesit të 102 viteve më parë, Gjermania, e dhjetuar nga humbjet në njerëz, dhe e mbetur pa furnizime në front, u përball me rrezikun e një pushtimi të afërt.
Ndaj ajo u detyrua të nënshkruante një marrëveshje armëpushimi me Aleatët në një vagon treni në Kompienj të Francës. Lufta e Parë Botërore, shkaktoi vdekjen e 9 milionë ushtarëve dhe plagosjen e 21 milionë të tjerëve, me Gjermaninë, Rusinë, Austro-Hungarinë, Francën dhe Britaninë e Madhe, që humbën secila nga gati 1 milionë ose më shumë jetë.
Përveç kësaj, të paktën 5 milion civilë vdiqën nga sëmundje, uria ose ekspozimi ndaj luftës. Më 28 qershor 1914, në një ngjarje që konsiderohet gjerësisht si shkaku i shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Arkiduka Franc Ferdinandi, trashëgimtar i perandorisë Austro-Hungareze, u qëllua për vdekje në Sarajevë me bashkëshorten e tij nga serbi i Bosnjës Gavrilo Princip.
Ferdinandi ishte duke inspektuar forcat e armatosura perandorake të xhaxhait të tij në Bosnjë, pavarësisht kërcënimit të nacionalistëve serbë, që dëshironin që këto zotërime t?i bashkoheshin Serbisë. Austro-Hungaria e fajësoi qeverinë serbe për sulmin, dhe shpresonte
ta përdorte incidentin si një justifikim për zgjidhjen një herë e përgjithmonë të problemit të nacionalizmit sllav.
Sidoqoftë, ndërsa Rusia mbështeste Serbinë, një shpallje e luftës nga Austro-Hungaria u vonua, derisa udhëheqësit e saj morën garancinë e udhëheqësit gjerman Vilhelmit II, se Gjermania do të mbështeste kauzën e tyre në rastin e një ndërhyrje ruse.
Më 28 korrik, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, dhe paqja e paqartë midis fuqive të mëdha të Evropës u prish. Më 29 korrik, forcat austro-hungareze filluan të bombardojnë kryeqytetin serb, Beogradin, ndërsa Rusia, aleatja e Serbisë, urdhëroi një mobilizim të trupave kundër Austro-Hungarisë.
Franca, aleate me Rusinë, filloi të mobilizohej në 1 gusht 1914. Franca dhe Gjermania i shpallën luftë njëra-tjetrës më 3 gusht. Pasi kaloi Luksemburgun neutral, ushtria gjermane pushtoi Belgjikën natën e 3-4 gushtit, duke e nxitur Britaninë e Madhe, aleaten e Belgjikës, që t?i shpallte luftë Gjermanisë.
Evropianët në përgjithësi e përshëndetën shpërthimin e luftës. Pjesa më patriotike, supozonte se vendi i tyre do të ishte fitimtar brenda disa muajsh. Nga palët luftarake, Gjermania ishte më e përgatitur për shpërthimin e luftimeve, pasi udhëheqësit e saj ushtarakë kishin hartuar një strategji të sofistikuar ushtarake të njohur si ?Plani Schlieffen?, që parashikonte pushtimin e Francës përmes një sulmi të madh në formë harku, përmes Belgjikës dhe Francës veriore.
Rusia, tepër e ngadaltë në mobilizim, do të mbahej e zënë nga forcat austro-hungareze, ndërsa Gjermania do të sulmonte Francën. ?Plani Schlieffen?, ishte gati i suksesshëm. Por në fillim të shtatorit francezët u rimobilizuan, dhe e ndalën përparimin e gjermanëve në Betejën e përgjakshme të Marnës afër Parisit. Deri në fundin e vitit 1914, mbi 1 milionë ushtarë të kombësive të ndryshme ishin vrarë në fushëbetejat e Evropës, dhe as për Aleatët dhe as për Fuqitë Qendrore, nuk ishte në horizont një fitore përfundimtare. Në Frontin Perëndimor – vija e betejës që shtrihej në të gjithë Francën Veriore dhe Belgjikë – luftëtarët u vendosën në llogore në një luftë të tmerrshme pa asnjë fitues.
Në vitin 1915, Aleatët u përpoqën të thyejnë bllokimin me një pushtim amfib të Turqisë, e cila u ishte bashkuar Fuqive Qendrore në tetorin e 1914-ës. Por pas një gjakderdhje të madhe, Aleatët u detyruan të tërhiqeshin në fillim të vitit 1916. Ai vit u shoqërua me ofensiva të mëdha nga Gjermania dhe Britania përgjatë Frontit Perëndimor, por asnjëra palë nuk arriti një fitore vendimtare.
Në lindje, Gjermania ishte më e suksesshme, dhe ushtria e paorganizuar ruse pësoi humbje të tmerrshme, duke nxitur shpërthimin e Revolucionit Rus në vitin 1917. Nga fundi i tij viti, bolshevikët morën pushtetin në Rusi, dhe nisën menjëherë negociatat për paqe me Gjermaninë.
Në vitin 1918, çuarja e trupave dhe burimeve amerikane në Frontin Perëndimor, e kthehu më në fund erën në favorin e Aleatëve. Gjermania nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me Aleatët më 11 nëntor 1918. Lufta e Parë Botërore, ishte e njohur si ?lufta që do t?i jepte fund të gjitha luftërave?, për shkak të masakrave dhe shkatërrimit të madh që shkaktoi.
Mjerisht, traktati i paqes që i dha fund zyrtarisht konfliktit – Traktati i Versajës i vitit 1919 ? imponoi kushte të rënda ndëshkimore ndaj Gjermanisë, që e destabilizuan Evropën, dhe hodhën bazat për Luftën e Dytë Botërore 2 dekada më vonë./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.history.com/this-day-in-history/world-war-i-ends
Të jetuarit gjatë 8 muajve të një pandemie,të nxit të kesh m...
Baret, restorantet, palestrat dhe hotelet. Këto janë vendet ...
Nga Craig Turp-Balazs “Emerging Europe”Sipas parashikimeve t...
Nga David Keltz “American Thinker”Presidenti Donald Trump, k...
Një studim i ri ka zbuluar se më shumë se dy të tretat e pac...
Nga Steve Feinstein “American Thinker”Presidenca e pabesuesh...
Një zyrtari i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, që mbikëq...
Nga Margot Cleveland “The Federalist”“Bashkëqytetarët e mi a...
Imagjinoni sikur të ishit një anëtar i kalorësisë së frikshm...
Shumica dërrmuese e njerëzve, që shërohen nga një sëmundje m...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”Edhe nëse Donald Tru...
Disa pacientë të shëruar nga koronavirusi, mund të përjetojn...
Nga Doug Schoen “Fox News”Të shtunën në mbrëmje, Joe Biden m...
Shumë nga ne mund ta dinë historinë e Adamit dhe Evës. Sipas...
Lufta e vendosur e Britanisë ndaj Gjermanisë Naziste u shndë...
Nga Simon Sebag Montefiore/“The New York Times”Revolucioni B...
Dihet se Gulagu rus ishte një burg. Fjala “Gulag” është shku...
Njerëzimi i ka zhvilluar luftërat e veta më të hershme duke ...
Më shumë sesa thjesht fakte dhe shifra, statistikat e mëposh...
Nga Georgi Gotev “Euractiv”Ndërsa institucionet evropiane, b...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...