Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Njerëzimi i ka zhvilluar luftërat e veta më të hershme duke përdorur grushtet, shkopinjtë dhe gurët. Ndërsa armët evoluan, po kështu ndodhi edhe me mjetet me të cilat ato u përdorën apo u kundërshtuan nga pala tjetër. Janë cilat janë 10 armët, që e ndryshuan mënyrën sesi zhvillohet lufta:
Baruti
Si për ironi, barut u shpik në fillim në Kinën e shekullit IX, si një formulë për përdorim mjekësor. I krijuar nga alkimistët në kërkim të eliksirit të jetës, përdorimet e tij mjekësore ishin gjithsesi të kufizuara. Gjatë dinastisë Song në fillim të shekullit XI, nisi përdorimi i tij si armë.
Rreth 2 shekuj më vonë, u shfaqën eksplozivët e parë në formën e bombave. Ishin mongolët ata që i njohën evropianët me barutin. Këta të fundit mësuan shumë shpejt, dhe nga shekulli XIV e përmirësuan ndjeshëm cilësinë e barutit. Me fillimin e epokës së eksplorimeve, baruti nisi të dominonte në fushëbetejat e Evropës.
Pushka dhe plumbat
Armët me barutit u përdorën për qindra vit, por ato ishin të ngadalta në veprim. Për më tepër, natyra gërryese e barutit në atë kohë, bënte që pushka e hershme të prishej pas vetëm një ose dy të shtënave. Kështu lindën pushkët prej bronzi në fund të shekullit XVII. Si artileria ashtu edhe këmbësoria, u bënë më vdekjeprurëse kur u pajisën me këto pushkë.
Armët automatike
Ato u shfaqën në fundin e shekullit XIX. E vendosur në pozicione të fortifikuara, një armë automatike i jepte mundësinë një grupi të vogël ushtarësh të kontrollonin një zonë e cila më parë kërkonte shumë njerëz. Mijëra këmbësorisë që përparonin drejt tyre, ishin në ?mëshirën? e këtyre armëve.
Avioni ushtarak
Vëzhgimi ajror i lëvizjeve të armikut, nisi në Evropë që gjatë Luftërave Revolucionare Franceze. Vëzhgimi me balon i pozicioneve të armikut ndodhi gjatë Luftë Civile Amerikane, Luftës së Krimesë dhe Luftë Franko-Prusiane. Në vitin 1914, u përdor për herë të parë avioni.
Në fillim mbi to u montuan mitralozë, dhe pilotët kundërshtarë nisën të qëllonin mbi njëri-tjetrin, Më pas në bord u vendosën predhat. Bombardimet pengonin lëvizjet e trupave, furnizimin, dhe formacionet mbrojtëse.
Radiokomunikimet dhe armët me radio-kontroll
Më parë, komandantët mbështeteshin tek lajmëtarët dhe njësitë luftarake për të dhënë urdhra, dhe për të marrë raporte nga gjendja në front. Shpikja e radios ndryshoi gjithçka, duke u ofruar komandantëve informacione të drejtpërdrejta dhe në kohë reale, dhe një mjet për dërgimin e porosive për t?iu përgjigjur kushteve në ndryshim.
Nëndetësja
Në fillim të Luftës së Parë Botërore, ajo shihej me dyshim nga ushtarakët profesionistë. Por gjermanët gati e gjunjëzuan Anglinë përmes sulmeve me nëndetëse mbi anijet e saj tregtare. E njëjta gjë ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në fund të asaj lufte, nëndetësja kishte fituar reputacionin e të qenit arma kryesore në të gjitha marinat e botës.
Automjete të pilotuara në distancë (dronët)
Ushtria amerikane zhvilloi bombën e parë fluturuese pa pilot, ?Kettering Bug?, gjatë Luftës së Parë Botërore. Edhe pse gjatë eksperimenteve fluturoi me sukses, ajo nuk arriti kurrë në fushën e betejës. Gjermanët eksperimentuan me to gjatë Luftës së Dytë, me raketat V-1 dhe V-2. Këto eksperimente i hapën rrugën zhvillimit të dronëve nënujorë, të asgjësimit të mjeteve, të pastrimit të fushave të minuara etj. Sot ata përdoren me sukses për bombardimin nga ajri të objektivave të caktuara.
Armët bërthamore
Bombat atomike të shpërthyera mbi Japoni afër fundit të Luftës së Dytë Botërore, e ndryshuan menjëherë natyrën e luftës. Ndërsa gjithnjë e më shumë vende pas SHBA-së, u pajisën me këtë bombë, ekzistenca e saj shërbeu për të kufizuar luftën. Kërcënimi i asgjësimit ndërkombëtar përmes shkëmbimit të plotë bërthamor midis fuqive të mëdha, e parandaloi përkeqësimin e krizave globale në një luftë tjetër botërore.
Raketa balistike dhe ato lundruese me rreze të gjatë
Raketat e para balistike, që u përdorën në luftë ishin raketat V-2 të lëshuara nga Gjermania kundër Britanisë së Madhe afër fundit të Luftës së Dytë Botërore. Nga fundi i viteve 1950, raketat balistike ndërkontinentale, të mbushura me armë bërthamore, u bënë pjesë e arsenalit ushtarak të SHBA dhe Bashkimit Sovjetik. Ashtu si dronët, dhe raketat të tilla ofrojnë një avantazh të madh, pa rrezikuar jetën e ushtarëve.
Lufta kibernetike
Imagjinoni një ditë sikur pikat e sistemeve të shitjeve, bankomatet, sistemi elektrik, semaforët, telefonia celulare etj të dilnin jashtë funksionit. Skena të tilla ëndërrojnë ?luftëtarët? kibernetikë, dhe në fakt sulm të tilla tashmë kanë ndodhur.
Ato janë realizuar nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit, si dhe nga Koreja e Veriut kundër industrisë amerikane të filmit. Lufta kibernetike, ofron mundësinë e shkatërrimit të industrisë, infrastrukturës, mbrojtjes konvencionale dhe sistemeve financiare të një armiku përmes përdorimit të sulmeve softuerike./ Përshtati në shqip CNA.al
Më shumë sesa thjesht fakte dhe shifra, statistikat e mëposh...
Nga Georgi Gotev “Euractiv”Ndërsa institucionet evropiane, b...
Kafeina është ilaçi më popullor psikoaktiv në botë. Njerëzit...
Studiuesit kanë zhvilluar një trajtim me spraj të hundës, që...
Nga Reda Cherif, Fuad Hasanov& Michael Mina “Health Affairs”...
Nga Rich Lowry“National Riview”Performanca e Trump në zgjedh...
Në fund të muajit gusht, Administrata Amerikane e Ushqimit d...
Nga Gwynne DyerNdërsa nuk ka dalë ende rezultati përfundimta...
Dihet se zorra është linja e parë e mbrojtjes kundër infeksi...
Në Shtetet e Bashkuara, qasja standarde për shpërndarjen e n...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në shumë aspekte, nuk mund të k...
Njerëzit që janë prekur nga koronavirusi, do të infektojnë r...
Duke mbajtur një maskë në fytyrë ne i mbrojmë të tjerët, mbr...
Nga Pierre HaskiElementi i parë që duhet nënvizuar në lidhje...
Nga Doug Schoen “Fox News”Ndërsa shkruaj, zgjedhjet presiden...
Ekzistojnë plot 7 forma të ndryshme të sëmundjes së Covid-19...
Për shkak të pandemisë së Covid-19, votimi në presidencialet...
Nga Andrea Widburg “American Thinker”Një faqe e re në intern...
Nga Thomas PikettyÇfarë do të bëjnë shtetet përballë rritjes...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”Pavarësisht nga disa pë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...