web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja si maskat e pengojnë depërtimin e koronavirusit

5 Nëntor 2020, 08:12, Blog CNA

Duke mbajtur një maskë në fytyrë ne i mbrojmë të tjerët, mbrohemi paksa edhe vetë, dhe e kemi fytyrë më pak të ekspozuar për ta prekur me duar. Maskat janë aktualisht aleatët tanë më të mirë kundër koronavirusit. Arsyeja shpjegohet me shumë qartësi nga një video ilustruese e ?The New York Times?.

Një copë pëlhure si mburojë

Parimi i funksionimit të një maske është i njëjtë për të gjitha llojet. Shtresat e copës kapin spërklat që dalin parmes procesit të frymëmarrjes tonë. Ato më të mëdhatë (spërklat) dhe ato të vogla (aerosolet), janë që të gjitha grimca që mund të bartin me vete koronavirusin SARS-CoV-2.
Ky mekanizëm quhet filtrim, dhe llojet e ndryshme të maskave të disponueshme, kanë një efikasitet të ndryshëm të filtrimit. Kështu, maskat prej pambukut të endura në mënyrë të dendur, kanë një efikasitet të mirë filtrimi, një tipar që është gjithsesi më i dukshëm tek maskat N95, të prodhuara me një rrjet të hollë fibrash polimerike.

Filtrat e para nga afër:Si funksionojnë ato

Fibrat prej pëlhure brenda maskave janë një lloj ?pylli i dendur?, nëpër të cilin grimcat duhet të kalojnë përpara se të dalin nga andej. Grimcat më të mëdha, pra ato tipike që gjenerohen nga kollitja dhe teshtitja, janë më të lehtat për t?u bllokuar, pasi në trajektoren e tyre të jashtme ato thuajse përplasen direkt me të gjitha fijet e copës.
Grimcat më të vogla, të emetuara nga të folurit apo frymëmarrja, kërcejnë midis fibrave si toptha të vegjël. Kjo gjë e zgjat kohën që ato kalojnë në ?xhunglën? e fibrave tekstile, dhe rrjedhimisht rrit edhe probabilitetin e bllokimit të tyre. Ato janë gjithashtu shumë të lehta për t?u kapur.

Maskat N95

Grimcat e përmasave të mesme, janë ato që arratisen më shpjet nga kjo pengesë, pasi ato ndjekin rrjedhën e ajrit, dhe janë në gjendje të ?manovrojnë?” midis fibrave. Këtu hyjnë në lojë maskat e llojit N95-të, të cilat kanë fibra të përbëra nga materiale sintetike, me madhësi të ndryshme dhe të rregulluara në mënyrë të rastësishme, si dhe një veti të veçantë:një ngarkesë elektrostatike që i tërheq drejt fibrave grimcat e të gjitha madhësive.
Materiali nga i cili përbëhen këto ?pajisje mbrojtëse?, mund të filtrojë 95 për qind të grimcave të një madhësie mesatare, dhe madje përqindje më të mëdha grimcash të mëdha ose të vogla të frymëmarrjes.

Edhe forma është e rëndësishme

Një maskë e mirë, duhet të ketë një sipërfaqe të madhe, të ngjitet mirë në skajet e fytyrës, dhe t?i lejojë frymëmarrjen normale rreth vrimave të hundës dhe gojës. Ky detaj i fundit është themelor, pasi shërben për të krijuar më shumë hapësirë për të bllokuar grimcat, dhe për të rritur gjasat që ato të mbeten të bllokuara midis fibrave të maskës.

Mbroni njëri-tjetrin

Nëse në fazat e hershme të pandemisë, theksi vihej më shumë tek rreziku që vinte nga grimcat më të mëdha të frymëmarrjes (spërklat), të cilat bien shpejt në sipërfaqe, sot ne e dimë se koronavirusi i Covid-19,përhapet gjithashtu përmes pikëzave më të vogla (aerosoleve) të emetuara në ajër gjatë kohës që bisedojmë apo marrim frymë.


Kjo është arsyeja pse mbajtja e maskës nga të gjithë,ka një rëndësi të madhe. Është efekti kumulativ ai që ka rëndësi:edhe nëse disa maska filtrojnë më mirë sesa të tjerat, përdorimi i të gjitha llojeve dhe mësimi për të ndërvepruar me të tjerët nga distanca edhe në vende të ajrosura, minimizon rrezikun e prekjes nga ky virus i rrezikshëm./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga