web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Papa Joani, e vetmja Papë grua, gjinia e së cilës u zbulua kur lindi në mesin e një procesioni kishtar

30 Tetor 2020, 07:42, Blog CNA

Origjina e Papatit gjurmohet tradicionalisht tek Shën Pjetri, një nga dishepujt e Jezusit. Papa aktual, Françesku I, është pasardhësi i 265-të i Shën Pjetrit. Nuk ka nevojë të theksohet se  266 papët janë meshkuj. Por gjatë Mesjetës ka qarkulluar historia e një Pape femër, që u zgjodh në atë post duke u maskuar si burrë.

Emri i kësaj pape të supozuar si femër ishte Joan. Po kush ishte ky Papë misterioz, dhe a ka ekzistuar vërtet? Rrëfimi i parë i shkruar mbi Papa Joanin, gjurmohet në një vepër të shekullit XIII-të e njohur si ?Chronica Universalis Mettensis? (Kronikat e Metzit).

Sipas autorit të saj, kronistit dominikan, Zhan de Maili, ka ekzistuar një papë pa emër, qënuk ishte regjistruar në listën e Peshkopëve të Romës, për shkak se ishte një grua e maskuar si burrë. Kronisti thotë se ishte karakteri dhe aftësitë e kësaj gruaje, që i dhanë mundësinë të zinte vendin e Shën Pjetrit.

De Maili shton se varri i këtij Pape pa emër ishte shënuar me një frazë latine?Petre, Pater Patrum, Papisse Prodito Partum?, që do të thotë ?O Pjetër, babai i Etërve, tradhëto lindjen e gruas Papë?. Por de Maili e fillon këtë rrëfim me paskajoren latine ?require? që do të thotë ?për t’u verifikuar?, duke treguar se edhe vetë autori nuk është i sigurt mbi vërtetësinë e historisë.

Më pas kjo histori ritregohet nga një frat anonim françeskan i Erfurtit dhe nga inkuizitori dhe predikuesi dominikan, Etien de Burbon. Ndërsa historia e papës femër e fratit anonim është e ngjashme me atë të de Maili, versioni i de Burbon përfshin detaje në lidhje me vdekjen e saj.

Autori shkruan se Papa Joan lindi në publik, duke e zbuluar kësisoj gjininë e saj të vërtetë. Më pas ajo u tërhoq zvarrë nga një kalë për qindra metra, dhe më pas u vra me gurë për mashtrim.

Por versioni më i njohur dhe më me ndikim i kësaj historie, vjen nga ?Chronicon Pontificum et Imperatorum? (Kronika e Papëve dhe Perandorëve), shkruar nga një tjetër prift dominikan, Martinus Polonus. Për shkak të prestigjit dhe besueshmërisë që buronte nga lidhjet e tij me hierarkinë Romake, vepra e Martinus qarkulloi gjerësisht dhe la në hije dëshmitë e shkrimtarëve të mëparshëm për të njëjtën temë.

Ndryshe nga rrëfimet e mëparshme, Martinus jep një përshkrim të jetës së Papës femër. Në fakt, këtu shfaqet për herë të parë emri Joan. Përveç emrit, Martinus jep gjithashtu detaje të tilla si kombësia e saj (angleze), vendi i lindjes (Mainc), si dhe të kohës së zgjedhjes si Papë(pas vdekjes së Leonit IV në vitin 855 Pas Krishtit), dhe kohëzgjatja e mbretërimit të saj (2 vjet, 7 muaj dhe 4 ditë).

Megjithëse Martinus zbulon pak mbi burimet që ka shfrytëzuar, në shkrimet e tij ai shfaq një lloj pasigurie. Pra ashtu si paraardhësit e tij, është i paqartë mbi vërtetësinë e kësaj historie. Për më tepër, disa kanë pohuar se kjo histori iu shtua kronikës pas vdekjes së Martinus, duke treguar se kronisti nuk kishte asnjë lidhje me të.

Nga Martinusi e tutje, historia e Papa Joanit, u bë gjithnjë e më e përpunuar. Për shembull, një version i historisë, pretendon se Papa nuk vdiq menjëherë pas lindjes së fëmijës. Në vend të kësaj, ajo u burgos për shumë vite ku dhe u pendua.

Pas vdekjes u varros në Ostia, ku djali i saj mbante detyrën e peshkopit. Meqë vetë burimet kryesore të shkruara, tregojnë një farë dyshimi në lidhje me historinë e Papës Joanit, ka të ngjarë që historia të mos jetë vetëm një legjendë urbane.

Por ka të tjerë që besojnë, se ekzistenca e kësaj Pape femër është lënë të nënkuptohet në art dhe arkitekturë. Për shembull, në kolonatat e Berninit në Bazilikën e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, mund të gjenden 7 skulptura që tregojnë shprehjen e fytyrës së një gruaje gjatë lindjes. Skulptura e tetë është ajo e një fëmije.

Disa e kanë interpretuar këtë si skenë të lindjes së Papa Joanit. Por ka shumë interpretime të tjera të mundshme të kësaj skene. Më popullorja është ajo sipas së cilës gruaja është mbesa e Papës Urbani VIII.

Një studim i vitit 2018 nga studiuesit në Universitetin Flinders në Australi, pretendon se janë gjetur monedha nga vitet 850 Pas Krishtit, që tregojnë se në atë kohë ka ekzistuar një Papë femër. Legjenda e Papa Joanit ka mbijetuar gjatë shekujve. Ajo është përshkruar në shumë vepra të artit, letërsisë dhe shfaqjeve. Filmi më i fundit mbi të është realizuar në vitin 2009.

Aktualisht, Kisha Katolike nuk i shuguron gratë si priftëresha. Por nëse vërtetohet se një Papë femër ka ekzistuar realisht, kjo mund të forcojë argumentin e atyre që kërkojnë që gratë të lejohen të bëhen priftëresha./ancient-origins.netPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga