Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Walter Russell Mead ?The Wall Street Journal?
Shanset janë sërish kundër tij, por Donald Trumpi ka çdo lloj motivimi për të qenë edhe 4 vjet të tjera në këtë detyrë. Të paktën, në politikën e jashtme mandati i tij i dytë ka të ngjarë të jetë edhe më transformues dhe më jo i zakonshëm sesa i pari.
Shumica e presidentëve, synojnë që gjatë mandatit të dytë të lënë një shenjë në politikën e jashtme. Kjo pjesërisht pasi ndikimi politik i një presidenti në vend zbehet kur afrohet fundi i mandatit të tij, ndërsa në çështjet e jashtme një president e ka dorën relativisht të lirë. Ndaj ata synojnë arritjen me patjetër të ndonjë suksesi në diplomacinë ndërkombëtare.
Bill Klinton dhe Xhorxh W.Bush, bënë që të dy përpjekje të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje për paqe mes Izraelit dhe Palestinës në mandatet e tyre të dyta. Barak Obama, nënshkroi marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit dhe Marrëveshjen mbi Klimën në Paris. Sado që është një figurë politike jo tradicionale, edhe Trump ai ka të ngjarë të kërkojë ndonjë arritje të dukshme në politikën e jashtme.
Presidentët e mandatit të dytë, kanë edhe një tipar tjetër të rëndësishëm:Ata kanë prirjen t?u besojnë më shumë instinkteve të tyre. Zgjedhja herën e parë mund të nënkuptojë se keni qenë me fat; por të zgjidhesh dy herë president do të thotë që je i aftë.
Dhe Trump nuk heziton t?i besojë instikteve të tij. Edhe pse i trondit shpesh ekspertët që ka në Shtëpinë e Bardhë, ai do të jetë edhe më i bindur se metodat dhe bindjet e tij janë të drejta. I mbushur me vetëbesim, dhe gjithnjë e më i etur për të lënë shenjë në politikën e jashtme, Trump do t?i kthehet me energji të reja agjendës së tij të vjetër, duke përçmuar sërish mekanizmat e diplomacisë tradicionale.
Mandati i dytë i zotit Trump, do të diktohet ndoshta nga një përpjekje për një ?marrëveshje? me udhëheqësit e tjerë, madje edhe më shumë sesa në mandatin e tij të parë. Kjo mund të jetë shqetësuese për njerëzit rreth tij, që punojnë për të krijuar bazën institucionale për një qasje afatgjatë kundër ngritjes së Kinës, dhe sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit.
Për Trumpin, arritja e marrëveshjes së duhur nënkupton bërjen e lëshimeve të mëdha dhe jo të zakonshme. Kina, Rusia, Irani, Koreja e Veriut, Venezuela:Politika e Trump ka të ngjarë të jetë një kërkim për një marrëveshje dramatike, edhe pse ndoshta jo gjithmonë thelbësore apo të qëndrueshme.
Dhe kjo e fundit ka disa pasoja. Ajo e forcon indiferencën relative të Trumpit ndaj diplomacisë së bazuar tek të drejtat e njeriut, si dhe e nxjerr më në pah preferencën e tij për diplomacinë kryesisht midis shteteve sovrane, në krahasim me kornizat shumëpalëshe. Ndërkohë, e intensifikon padurimin e tij ndaj institucioneve ndërkombëtare.
Kjo do ta nxisë atë të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie më të mira personale, edhe me figurat më të diskutueshme dhe kundërshtare të skenës botërore. Një mandat i dytë i tij, do të ishte të paktën po aq kaotik sa i pari. Kjo jo thjesht, pasi presidenti është i padisiplinuar dhe indiferent ndaj procesit së vendimmarrjes, dhe i bazon vendimet e tij më tepër tek intuita sesa tek analiza.
Për Trumpin, kaosi është më shumë sesa një zgjedhje, apo edhe një zakon. Ai është një mjet, për t?i mbajtur gjërat nën kontrollin e tij. Fakti që një postim i tij në Tuiter, mund të ndryshojë në çdo moment një politikë mbi të cilin ndihmësit kanë punuar për muaj të tërë, i zemëron dhe armiqëson këta të fundit.
Trump jo rrallë i poshtëron vartësit e tij, por për të është e rëndësishme të mbetet në kontrollin e plotë të gjërave. Detyrimi si i bashkëpunëtorëve ashtu edhe i kundërshtarëve për të hamendësuar se çfarë do të bëjë ai më tej, është sipas manualit të presidentit aktual, një taktikë që i garanton atij sukses.
Zyrtarët gjithnjë mund të zëvendësohen; por fuqia duhet të ruhet. Me shumicën e neo-konservatorëve dhe internacionalistëve tradicionalë republikanë që janë zhdukur nga skena, politika e jashtme në Partinë Republikane, dominohet nga Rand Pol, dhe ?skifterët? unilateralistë si Tom Koton.
Fraksionet në këtë parti nuk bien dakord, se si duhet të jetë një politikë e jashtme e ?America First?. Për disa mbështetës së Pol, edhe sfida e Kinës nuk është e mjaftueshme për të justifikuar një brez tjetër të një politike globale të mbrojtjes dhe aleancave tradicionale. Japonia ka mjaftueshëm plutonium për të prodhuar mijëra armë bërthamore. E pse duhet që SHBA të paguajë faturat për mbrojtjen e Azisë, kur Tokio, Seuli dhe të tjerët kanë ato që duhet për ta frenuar vetë Pekinin?
Nga kampi i Koton, besojnë se sfida nga Kina dhe kërcënimi i vazhdueshëm i terrorizmit, ndër shqetësimet e tjera, kërkojnë një epërsi amerikane në teknologji dhe mbrojtje. Pavarësisht nga instinktet e tij më të thella – të cilat janë ndoshta më pranë Pol sesa Koton – Trump ka të ngjarë të ruajë një ekuilibër midis dy fraksioneve në PR, si pjesë e strategjisë së tij për ta dominuar politikën e republikanëve./ Përshtatur nga CNA.al
Covid-19 po e ndryshon botën në disa mënyra. Disa ndryshime ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Rexhep Tajip Erdogan, është...
Nga Andrew A.Michta “The Wall Street Journal”“Vdekje Amerikë...
Një nga korporatat më të mëdha dhe më dominuese në histori, ...
Nga Michael Herron&Daniel A. Smith “The Conversation”* Dhjet...
Nga Christian Whiton “National Interest”* Në vitin 2016, kur...
BloombergSpitalet e Evropës përsëri po shkojnë përtej limite...
Shërimi nga Covid-19, nuk është gjithmonë aq i lehtë sa rezu...
Që në fazat më të hershme të pandemisë, vëmendja e të gjithë...
Lumi nuk ishte larg. Çaz Pauell mund ta shihte Zambezin atje...
Koncepti i fast food, ushqimit të shpejtë, siç e kuptojmë so...
Nga Amy Mackinnon & Robbie Gramer “Foreing Policy”Duke fillu...
Si një emigrante e varfër nga Skocia, Meri En Meklod Trump, ...
Kanë kaluar 17 vjet që kur koronavirusi SARS-CoV, kërcënoi t...
Nga Doug Schoen “Fox News”Në debatin e dytë dhe të fundit pr...
Nga Maria Berlinguer “La Stampa”Romë – Xhakino Kampolo, mbre...
Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në ...
Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna n...
Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin...
Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”* Sondazhet dhe ekspe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...