Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Si një emigrante e varfër nga Skocia, Meri En Meklod Trump, nuk mund ta kishte imagjinuar ndoshta kurrë, se djali i saj do të bëhej një ditë president i Shteteve të Bashkuara. Por nëna e Donald Trump ishte me fat që e preku më dorë Ëndrrën Amerikane, dhe i dha djalit të saj shumë mundësi, që ajo vetë nuk i pasur rritur kurrë.
E rritur në një familje të varfër në një ishull të largët të Skocisë, Meri Trump pati një jetë me të cilën djali i saj nuk do të kishte kurrë lidhje. Kur mbërriti në Amerikë në moshën 18-vjeçare në vitin 1930, ajo kishte pak shkollim dhe pak para.
Por ia doli të fillonte një kapitull të ri në jetën e saj, falë ndihmës të motrës së saj, e cila tashmë jetonte në SHBA. Edhe pse do të bëhej një nga zonjat e shtresës së lartë të Nju Jorkut, Meri nuk dhe aq e fiksuar pas famës.
Përkundrazi, ajo ishte një filantropiste zemërmirë, që i pëlqente të punonte si vullnetare nëpër spitale. Meri u rrit në një komunitet peshkatarësh me emrin Tong në famullinë Stornouej. Gjuha amtare e saj ishte ajo galike, por e mësoi anglishten si gjuhë e dytë në shkollë.
E rritur në një shtëpi modeste, Meklod nisi të ëndërronte për një jetë më të mirë. Ishte viti 1930, kur perspektiva në Skoci, ishte për të shumë e zymtë. Kështu 18-vjeçarja hipi në një vapor që shkonte në Nju Jork. Ajo u tha autoriteteve amerikane se do të jetonte me një nga motrat e saj në Astoria, Kuins, dhe se do të punonte si shërbyese.
Duke pasur në fillim vetëm 50 dollarë, Meri e ndihmuar nga e motra e saj nisi një karrierë të ndershme. Shumë kohë para se të ishte nëna e Donald Trumpit, ajo gjeti punë si dado për një familje të pasur njujorkeze. Por e humbi këtë punë në mesin e Depresionit të Madh.
Edhe pse u rikthye për pak kohë në Skoci në vitin 1934, nuk qëndroi për shumë kohë atje.
Në fillim të viteve 1930, ajo u takua me Frederik ?Fred? Trump, asokohe një biznesmen premtues, dhe jeta e saj ndryshoi tërësisht.
Çifti u martua në janarin e vitit 1936 në Kishën Presbiteriane të Madison Avenue në Manhatan. Merien lindi në prillin 1937, dhe vëllain e saj Fred Jr vitin që pasoi. Në vitin 1940, Meri ishte bërë një amvisë e shkëlqyer, dhe kishte një shërbëtore.
Ndërkohë, i shoqi fitonte 5.000 dollarë në vit, ose 86.000 dollarë sipas standardeve të vitit 2016. Në mars 1942 – vitin kur lindi fëmija i saj i tretë Elizabet – Meri mori nënshtetësinë amerikane. Donaldi lindi 4 vjet më vonë, ndërsa fëmija i fundit, Robert, që lindi në vitin 1948 gati sa i mori jetën Merit.
Ajo pati komplikacione kaq të rënda, saqë iu nënshtrua disa operacioneve. Edhe pse Donald Trump ishte shumë i vogël, ish-presidenti i Shoqatës Amerikane të Psikoanalitikës, Mark Smaller, beson se përvoja e tmerrshme e nënës së tij, ka të ngjarë të ketë pasur një efekt tek ai.
Fatmirësisht Meri Trump mbijetoi, dhe familjes nisën t?i ecnin punët si jo më mirë. Burri i saj bëri shumë para me bumin e pasurive të patundshme pas luftës. Si gruaja e një sipërmarrësi gjithnjë e më të pasur, ajo u bë një nga zonjat më të famshme në Nju Jork.
Edhe pse vishej shumë shtrenjtë, ajo nuk rreshti së punuari për kauzat humanitare. Ajo i kushtoi shumë nga koha e saj të sëmurëve me paraliza cerebrale, dhe ndihmoi të rriturit me aftësi të kufizuara intelektuale. Ndërkohë, i biri do të kishte qëllime të tjera në mendje.
Edhe pse Donald Trump flet rrallë për nënën e tij, kur e bën këtë gjë ndalet shumë gjatë. Ai i ka vendosur emrin e të ëmës një suite në resorin e tij në Mar-a-Lago. Dhe sipas presidentit, zënkat e tij me gratë vijnë kryesisht nga ?krahasimi që unë u bëj atyre me nënën time?.
Vitet e fundit të jetës Meri Trump, vuajti shumë nga osteoporoza. Ajo vdiq në Nju Jork në vitin 2000 në moshën 88-vjeçare, një vit pas bashkëshortit të saj. U u varros në Nju Hajd Park pranë burrit, nënës dhe vjehrrit dhe djalit të saj, Fred Xhunior, që kishte vdekur që në vitin 1981 për shkak të problemeve me alkoolin.
Edhe pasi u bë e famshme, nëna e Donald Trumpit nuk e harroi kurrë vendin nga vinte. Ajo jo vetëm e vizitonte shpesh vendlindjen, por e fliste galishten e saj amtare. Për Donald Trumpin, nëna kishte një domethënie të madhe. Ai përdori një Bibël që ajo ia kishte dhuruar, gjatë marrjes së detyrës si president në vitin 2017, dhe fotoja e saj ndodhet në Zyrën Ovale./Përshtati në shqip CNA.al
Kanë kaluar 17 vjet që kur koronavirusi SARS-CoV, kërcënoi t...
Nga Doug Schoen “Fox News”Në debatin e dytë dhe të fundit pr...
Nga Maria Berlinguer “La Stampa”Romë – Xhakino Kampolo, mbre...
Ai ishte një nga shkrimtarët e parë të mëdhenj të lindur në ...
Mundohuni të jeni të duruar në dashuri, por dijeni që Hëna n...
Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin...
Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”* Sondazhet dhe ekspe...
“The Wall Street Journal”* Shumica e mediave po e injorojnë ...
“Bush Center”Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i D...
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”* Një nga keqkuptimet m...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Në një përpjekje për t’u pë...
Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin...
Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën ...
Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi...
Nga Liz Peek “Fox News”* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj...
Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”* Gelsenkirshen – Gati ...
Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një koh...
Nga Jeff Giesea “American Greatness”* Disa vjet më parë, mor...
Ky vit ka qenë një përvojë e veçantë, apo jo? Jeta jonë pers...
Maria Antoneta është e famshme për bëmat e saj. Apo më mirë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...