Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
?Bush Center?
Anders Fog Rasmusen shërbeu si kryeministër i Danimarkës nga 2001 në 2009. Në fund të tij vitit u bë Sekretar i Përgjithshëm i NATO, detyrë që e mbajti deri në vitin 2014. Ai tani është ?Rasmussen Global? dhe një anëtar i bordit të ?Aleancës së Demokracive?, një organizatë me seli në Kopenhagen, që ai e themeloi në vitin 2017 për të promovuar demokracinë dhe tregjet e lira. Në këtë intervistë ai flet për sfidën që kanë krijuar fushatat dezinformuese ndaj demokracive, mënyrat përmes të cilave konsumatorët mund të zbulojnë lajmet e rreme, dhe nevojën që demokracitë perëndimore të dominojnë mbi Kinën në zhvillimin e teknologjive si krijimi i rrjeteve 5G. Ai ka bindjen se teknologjitë e reja mund të ndihmojnë në forcimin e demokracive.
Cilat i shihni si kërcënimet më të mëdha nga dezinformimi për sa i përket zgjedhjeve, si në Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë? Dhe nga vjen ky dezinformim?
Unë e konsideroj dezinformimin si një lloj të ri lufte. Ai vjen nga shumë burime. Lojtari i parë në këtë fushë ishte Rusia, por ne kemi parë ta përdorin këtë edhe qeveri të tjera autokratike. Gjatë pandemisë së Covid-19, kemi parë një rritje të fushatave dezinformuese nga ana e Kinës. Dhe kështu kanë vepruar edhe Koreja e Veriut, Irani dhe Venezuela. Besoj se fushatat e dezinformimit do të jenë një sfidë kryesore për shoqëritë e lira në vitet e ardhshme.
Më konkretisht për Evropën, çfarë po shihni në drejtim të dezinformimit në vende si Polonia, Hungaria ose vendet baltike, të cilat padyshim që e shqetësojnë shumë Danimarkën dhe Evropën më gjerë?
Ne kemi parë përpjekje për të manipuluar fushatat zgjedhore dhe referendumet në të gjithë Evropën. Unë nuk mendoj se ndonjë shoqëri, është 100 për qind e mbrojtur nga përpjekjet për të bërë ndaj saj fushata dezinformimi. Ne e pamë këtë gjatë referendumit për Brexit në Britani, në të ashtuquajturin ?referendumin e Katalonjës? në Spanjë.
E pamë edhe në Maqedoninë e Veriut, që mbajti një referendum për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit të saj me Greqinë. Ne e pamë edhe në Itali, vend që tashmë është një shoqëri shumë pro-ruse. Aty Rusia u përpoq të polarizonte ligjërimin publik dhe debatet politike, me synim forcimin e partive ekstremiste në Itali, dhe patën sukses.
?Aleanca për Demokracitë?, ka folur rreth asaj se si disa aktorë vendas po përdorin një ?Manual dezinformimi ndërkufitar?, për të krijuar dhe theksuar të çarat në shoqëritë autoritare dhe demokratike. Çfarë është ky manual? Dhe si mund të reagojnë më mirë demokracitë?
Ne kemi parë që aktorët vendas, po përdorin të njëjtat mjete si aktorët shtetërorë, siç është Rusia. Ata po tentojnë të polarizojnë debatin e brendshëm para zgjedhjeve, me qëllim që të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Dhe si t?i kundërvihemi këtyre përpjekjeve për të garantuar një proces demokratik të lirë dhe të drejtë? Duhet të përdorim shumë mjete. Së pari, të rrisim ndërgjegjësimin, në mënyrë që publiku të jetë i vetëdijshëm për rrezikun e fushatave dezinformuese. Sa më shumë vetëdije, aq më rezistent do të jetë elektorati.
Ne duhet të krijojmë ato që unë i quaj ?task-forcat zgjedhore?, për të monitoruar fushatat zgjedhore. Komisioni Transatlantik i Organizatës sonë për Integritetin e Zgjedhjeve ka vendosur grupe të posaçme, për shembull në Ukrainë dhe vende të tjera, për të monitoruar fushatën zgjedhore, dhe gjurmuar fushatat dezinformuese.
Kompanitë e teknologjisë duhet të angazhohen për zhvillimin e mjeteve inovative për të zbuluar jo vetëm lajme të rreme, por edhe fushatat e dezinformimit. Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për t?iu kundërvënë narrativave të rreme. Ne duhet t?i kundërvihemi dezinformimit, duke krijuar për shembull media alternative.
Unë u kam rekomanduar shteteve baltike, që të krijojnë media rusisht-folëse për të kundërshtuar dezinformimin që vjen nga Rusia. Mjeti më efikas do të ishte që udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike të rrisin besueshmërinë e tyre, duke realizuar vërtet atë që u kanë premtuar votuesve gjatë fushatës zgjedhore.
Çfarë mund të mësojmë nga pandemia në këtë aspekt?
Kina ka qenë mjaft e sofistikuar në përdorimin e pandemisë si një lloj maskimi për një fushatë të vërtetë dezinformimi. Të gjithë e dimë që Covid-19 e ka origjinën në Kinë, por ajo është përpjekur të përfitojë nga kjo tragjedi, duke përdorur ?diplomacinë shëndetësore?.
Kinezët kanë ndihmuar vendet e pambrojtura me pajisje mjekësore dhe mënyra të tjera, për
të ndryshuar narrativën në një histori më pozitive rreth Kinës që rifiton shpejt kontrollin e situatës. Pekini ndihmoi vendet e prekshme evropiane si Italia. Ata gjithashtu kanë ndihmuar vendet në Ballkan, duke fituar mjaft popullaritet atje. Ndërkohë janë përpjekur të përhapin lajme të rreme në lidhje me angazhimin amerikan në përhapjen e këtij virusi.
Çfarë mund të bëjnë konsumatorët e informacionit për të mësuar më shumë rreth besueshmërisë së informacionit?
Ne duhet t?ia fillojmë me shkollat. Kur unë shkoja dikur në shkollë, na mësonin se si të shihnim me sy kritik reklamat tradicionale, për të parë se çfarë fshihet pas tyre. Ne duhet
të bëjmë saktësisht të njëjtën gjë edhe sot:t?i mësojmë fëmijët tanë se si të bëjnë dallimin midis informacionit të vërtetë dhe informacionit të rremë. Ne duhet të stimulojmë një qasje kritike ndaj gjithçkaje që lexojmë dhe dëgjojmë.
Çfarë ndikimi ka të ngjarë të kenë Inteligjenca Artificiale dhe teknologjitë e tjera të reja mbi demokracitë në botë?
Në thelb, teknologjia e re është një hap i madh përpara për të forcuar demokracitë. Teknologjia e re e informacionit dhe komunikimit, përfshirë mediat sociale, i kanë bërë demokracitë tona edhe më demokratike. Si qytetarë, ne kemi të gjithë shansin të komunikojnë direkt me njerëzit tanë, pa filtrat që jemi mësuar me mediat tradicionale.
Sigurisht, ato ngrenë shumë sfida të reja që po diskutohen. Por në vend se ta shohim teknologjinë e re si një problem, ne duhet ta përdorim atë si një zgjidhje për problemin. Ne duhet të përdorim teknologjinë e re për t’iu kundërvënë dezinformimit. Dhe kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale, është e rëndësishme që shoqëritë e lira të botës të vendosin norma dhe standarde ndërkombëtare që lejojnë mbrojtjen e të drejtave individuale dhe mbrojtjen e privatësisë.
Ne nuk mund ta pranojmë qasjen kineze, ku ata e përdorin inteligjencën artificiale për të forcuar mbikëqyrjen e tyre mbi njerëzit. Kjo është arsyeja pse SHBA dhe Evropa duhet të bashkëpunojnë. Këto të fundit kanë një interes jetik për të investuar shuma të mëdha parash, për t?u siguruar që të jemi ne që po e fitojmë këtë garë teknologjike dhe jo kinezët./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”* Një nga keqkuptimet m...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Në një përpjekje për t’u pë...
Nuk është më kanabisi i dikurshëm. Kjo theksohet në raportin...
Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën ...
Mao Ce Duni, krijoi një kapital të madh politik nga udhëtimi...
Nga Liz Peek “Fox News”* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj...
Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”* Gelsenkirshen – Gati ...
Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një koh...
Nga Jeff Giesea “American Greatness”* Disa vjet më parë, mor...
Ky vit ka qenë një përvojë e veçantë, apo jo? Jeta jonë pers...
Maria Antoneta është e famshme për bëmat e saj. Apo më mirë ...
Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën baz...
Falë Teorisë së Relativitetit të Albert Ajnshtajnit, ne e di...
Evolucioni është ndryshimi në tiparet e një specie përgjatë ...
Emri i Kleopatrës të sjell në mend imazhe të Egjiptit të Las...
Nga Daniel Mccarthy “National Interest”Presidenti Donald Tru...
Në atë që mund të cilësohet si një lajm qetësues për ata që ...
Bota e informatikës është e mbushur me terma të çuditshëm:In...
Ishte 30 qershori i vitit 1908, kur në orët e para të mëngje...
Nga Brett Guthrie & Larry Bucshon “The Hill”*Të gjitha jetët...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...