web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkencëtarët: Ja sa mund të jetë shpejtësia maksimale e zërit

18 Tetor 2020, 08:28, Blog CNA

Falë Teorisë së Relativitetit të Albert Ajnshtajnit, ne e dimë që shpejtësia e dritës në boshllëk është kufiri i fundit i shpejtësisë në univers. Por edhe për valët e tjera pritet të ketë gjithashtu kufizime. Me interes të veçantë janë valët e zërit.

Shkencëtarët kanë llogaritur për herë të parë kufirin maksimal të shpejtësisë së lëvizjes së tingullit përmes materialeve të dendura si trupat e ngurtë dhe lëngjet. Në një raport ë botuar në revistën ?Science Advances?, ekipi që kreu studimin, vlerëson se valët e zërit mund të përhapen me një shpejtësi maksimale prej 36 kilometrash në sekondë.
Kjo është dy herë më shumë se shpejtësia e tingullit në një diamant, dhe mbi 100 herë më e madhe sesa shpejtësia e tingullit përmes ajrit. Kjo shpejtësi është ndërkohë rreth 8.000 herë më e vogël sesa shpejtësia e dritës në një vakum.

Valët e zërit janë një lloj vibrimi që përhapet përmes një mjedisi, qoftë ky i ngurtë, i lëngët, apo i gaztë. Në mjedise të ngurta apo të lëngëta, shpejtësia e zërit është shumë më e madhe për shkak të dendësisë së tyre më të lartë. Grimcat e tyre përbërëse janë shumë më afër njëra-tjetrës, duke lejuar që vibrimi të përhapet më shpejt.
Llogaritjet e studiuesve, nisën nga një konsideratë e thjeshtë:si llogaritet shpejtësia e zërit duke përdorur tiparet fizike të një materiali. Formula standarde, tregon se shpejtësia e zërit varet nga ajo sa mund ta deformoni materialin, dhe sa i dendur është ai.

Ekipi i ekspertëve e kuptoi se mund ta zgjeronte këtë përllogaritje, për të krijuar një skenar më të idealizuar, duke arritur në një formulë që varet nga 3 konstante fizike: shpejtësia e dritës në një vakum, raporti midis masës së elektroneve dhe masës së protoneve, dhe konstantja me strukturë të imët, e cila karakterizon forcën e bashkëveprimeve elektromagnetike midis grimcave.

Ata besojnë se kjo formulë e idealizuar, mund të parashikojë kufirin e sipërm të shpejtësisë së tingullit, pasi nuk ju duhet të keni më parasysh vetitë e materialit në tërësi (me pa përsosmëritë e tij), por ju duhet të merrni parasysh vetëm grimcat e tij përbërëse dhe mënyrën se si ato bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.
?Valët e zërit në trupa të ngurtë, janë tashmë jashtëzakonisht të rëndësishme në shumë fusha shkencore. Për shembull, sizmologët i përdorin valët e zërit të iniciuara nga tërmetet thellë në brendësinë të Tokës, për të kuptuar natyrën e ngjarjeve sizmike dhe vetitë e përbërjes së Tokës?- u shpreh në një deklaratë bashkautori i studimit, profesor Kris Pikard, profesor i Shkencave të Materialeve në Universitetin e Kembrixhit.

?Ato janë gjithashtu me interes për shkencëtarët e materialeve, pasi valët e zërit kanë lidhje me vetitë e rëndësishme elastike, përfshirë aftësinë për t’i rezistuar stresit?- shtoi ai. Ekipi kreu disa teste mbi një gamë të gjerë materialesh për të konfirmuar që supozimet e tyre – se shpejtësia maksimale e zërit në një material të ngurtë, do të ulej me rritjen e masës së atomeve në material ? ishin vërtet të sakta. Rasti më kufizues është hidrogjeni, atomi më i lehtë, në formën e tij të ngurtë. Fatkeqësisht, hidrogjeni nuk është një element i lehtë për t?u kthyer në i ngurtë. Ekipi dyshon se ky kufi i sipërm mund të arrihet në një substancë aktuale, kur hidrogjeni është në fazën e tij të rrallë metalike, siç pritet të ekzistojë nën presione të pabesueshme në qendër të planetëve siç është Jupiteri.

?Ne besojmë se gjetjet e këtij studimi, mund të kenë zbatime të mëtejshme shkencore duke na ndihmuar të gjejmë dhe kuptojmë kufijtë e vetive të ndryshme të tilla si viskoziteti dhe përçueshmëria termike, e rëndësishme për super-përcjellshmërinë në temperaturë të lartë, plazmën kuark-gluon, madje edhe fizikën e vrimave të zeza?- theksoi autori tjetër i studimit, profesor Kostja Traçenko, profesor i fizikës në Universitetin Mbretëresha Meri në Londër./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga