LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pozicioni global i Amerikës, më i fortë sot sesa në vitin 2016

15 Tetor 2020, 06:36, Blog CNA
Pozicioni global i Amerikës, më i fortë sot sesa në vitin

Nga Walter Russell Mead ?The Wall Street Journal?

Ndërsa pandemia dhe polarizimi kanë përfshirë vendin, SHBA-ja është zhytur në një nga episodet e saj periodike të vetë-kamxhikimit dhe dyshimit ekzistencial. Por kjo nuk është një gjë e keqe. Vetë-kontrolli i vazhdueshëm dhe refuzimi për të vendosur statuskuonë, janë pjesë e kulturës dinamike që e bën Amerikën funksionale.

Pavarësisht nëse do të kemi një administratë të parë të Bajden, apo një mandat të dytë të Trump, politikë-bërësit amerikanë nuk duhet të jenë në ankth apo të dëshpëruar Në disa aspekte, pozicioni global i Amerikës është më i fortë se sa në vitin 2016.

Dinamizmi i Amerikës, na bëri dhe po na mban si një superfuqi botëror. Sot, dy industri po e ripërtërijnë në heshtje por vazhdimisht fuqinë amerikane. E para është teknologjia. Edhe në kohën kur Kina po përpiqet që të na arrijë në këtë fushë, ?magjistarët? e teknologjisë amerikane (bashkë me emigrantë e talentuar mes tyre), vazhdojnë që të udhëheqin këtë sektor.

Sigurisht, ka probleme me ekosistemin e Silicon Valley, nëse gjigantët e teknologjisë po e kufizojnë dhe shtypin konkurrencën. Por përzierja unike amerikane e gjenialitetit teknik, të marketingut dhe menaxhimit, së bashku me një rrjet financiar të sofistikuar, vazhdon të mbështesë sipërmarrësit që po e ndryshojnë botën.

Ky është një lajm i mirë, dhe jo vetëm për ekonominë civile. Gjithnjë e më shumë, informacioni dhe komunikimi, janë bazat e fuqisë ushtarake. Për sa kohë që sipërmarrjet dhe shkencëtarët amerikanë janë në ballë të teknologjive kryesore, planifikuesit amerikanë të mbrojtjes e nisin çdo konflikt me avantazhe, që të tjerët vetëm mund t?i kenë zili.

Industria e dytë është ajo e hidrokarbureve. Ndërsa përpiqet të qëndrojë në lojë në një botë të çmimeve të ulëta të karburantit, industria amerikane e naftës së shistit argjilor, po rritet në tregjet globale të energjisë.

Ky revolucion po i privon rivalët e SHBA-së, si Rusia dhe Irani nga fondet jetike për to, duke e lehtësuar tranzicionin drejt një të ardhme me emisione më të ulëta në atmosferë, dhe duke krijuar punë të mirë-paguara në të gjithë vendin.

Dhe pasuritë e reja të gazit natyror në SHBA, e zvogëlojnë rrezikun që krizat në Lindjen e Mesme, të prodhojnë rritje të çmimeve të energjisë, që dikur sabotonin ekonominë globale, duke u dhënë presidentëve të ardhshëm më shumë fleksibilitet kur angazhohen në arenën ndërkombëtare, pa kompromentuar interesat thelbësore të SHBA-së.

Ndërkohë, edhe gjeografia funksionon ende në dobi të Amerikës. Fuqitë detare kanë avantazhe të konsiderueshme në konkurrencën strategjike ndaj fuqive kontinentale siç është Kina. Që nga koha e mbretit Luigji XIV, e deri tek Lufta e Ftohtë, në fillim britanikët dhe pastaj amerikanët gjetën aleatë, pavarësia e të cilëve kërcënohej nga ambiciet e fuqive të mëdha tokësore të kohës së tyre.

Çdo hap që hedh Pekini për të avancuar pretendimet e tij për hegjemoni rajonale në Azi, i nxit fqinjët si India, Australia, Japonia dhe Vietnami të afrohen më pranë SHBA-së. Me Amerikën, këto vende mund të bashkëpunojnë për të siguruar pavarësinë e tyre, dhe në fund të fundit për ta bindur Kinën të ketë një rol rajonal më pak dominant.

Pa ndihmën tonë, shanset e tyre janë shumë më të këqija, një realitet që u jep presidentëve amerikanë disa letra të rëndësishme për të luajtur. Ndërkohë, lidershipi aktual si në Pekin ashtu edhe në Moskë duket i bllokuar në një kurs agresiv, dhe kjo me gjithë zemërimin shpesh të madh të evropianëve ndaj administratës Trump, e shtyn sërish Evropën në krahët e Amerikës.

Pavarësisht nëse Rusia mbështet Aleksandër Llukashenkon në Bjellorusi, apo politikat e egra të Kinës në Xinjiang dhe Hong Kong, të dy fuqitë e mëdha euroaziatike po e zgjerojnë hendekun e vlerave që i ndan nga Perëndimi.

Përtej kësaj, ambiciet ekonomike të Pekinit, synojnë sektorët kryesorë ekonomikë evropianë, si për shembull industritë e lulëzuara të automobilave dhe makinerive në Gjermani. Dhe rekordi i Kinës në praktikat manipulative në tregti dhe vjedhjen e pronës intelektuale, i zemëron evropianët po aq sa edhe amerikanët.

Gjashtë muaj më parë, vendi i Huaueit në tregun evropian të telekomunikimeve dukej i sigurt. Sot jo më. Sikurse shkroi kreu i Qendrës për një Siguri të Re Amerikane, Riçard Fonten, unilateralizmi i Trumpit, dhe vënia në pikëpyetje e institucioneve kryesore ndërkombëtare si NATO, nuk shkaktoi vetëm kaos.

Ajo krijoi edhe një mekanizëm të ri ndikues për Amerikën. Tani aleatët e kuptojnë se mbështetja e SHBA-së, nuk mund të merret si e mirëqenë, dhe se marrëveshjet ndërkombëtare duhet t?i drejtohen opinionit publik amerikan, nëse duan që të mbijetojnë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga