“Nuk duhet të jem aty”/ Berisha: Prania ime dëmton fibrën më të fuqishme të protestës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Nga Andrew C.Mccarthy ?National Riview?
E bëri ajo apo jo? Sigurisht që ajo e bëri. Në fund të korrikut 2016, Hilari Klinton, në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandali i saj me postën elektronike, që po i baltoste seriozisht garën, e nxiti shtabin e saj elektoral të shpike një narrativë politike, sipas së cilës hakerrimi i dyshuar i postës elektronike të Partisë Demokratike nga ana e rusëve, ishte vazhdim i një komploti midis Vladimir Putinit dhe Donald Trumpit, që zgjedhjet të fitoheshin nga ky i fundit.
Pra shtabi i Klintonit e ëndërroi, e pagoi dhe e shiti farsën e bashkëpunimit të Trumpit me Rusinë. Dhe në promovimin e kësaj farse, ish-sekretarja e shtetit e presidentit Obama kishte një partner të gatshëm dhe të aftë në administratën e Obamës, si dhe shumë nga institucionet e shërbimit inteligjent.
Ishte e mahnitshme të shihje si spërdridheshin demokratët këtë javë, kur Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Xhon Retklif paraqiti fakte konkrete për zbulimin që ai kishte bërë një javë më parë. Në atë zbulim të parë, përmes një letre drejtuar Komitetit të Gjyqësorit në Senat, Retklif shpjegoi se për shkak se agjencitë tona të inteligjencës, kanë metoda shumë efektive të mbledhjes së inteligjencës së huaj, ishin në gjendje të ?merrnin informacionet e duhura mbi aktivitetin e shërbimeve sekrete ruse, duke arritur në përfundimin se ishte Klinton, ajo që e orkestroi atë narrativë politike të rreme?.
Pra Klinton e akuzoi Trumpin për atë që bëri vetë:Ajo bashkëpunoi me rusët (përmes një të huaji tjetër që lejoi të përzihej në fushatën presidenciale 2016:ish-spiunit qesharak britanik Kristofer Still), në mënyrë që të dëmtonte fushatën e Trump dhe të fitonte zgjedhjet. Zbulimi fillestar i Retklif, erdhi me një paralajmërim:Ndërsa agjencitë tona të inteligjencës gjykuan se analiza e Moskës rreth Klintonit ishte autentike (në kuptimin e të qenit realisht një produkt i inteligjencës ruse), ato nuk mund të garantonin mbi saktësinë e saj. Por nuk ishte një lëkundje. Agjencitë e inteligjencës përpunojnë një mori informacionesh, dhe ato duhet të vlerësojnë në çdo rast besueshmërinë e saj, me një sy mosbesues për të shmangur mashtrimet e tyre. Por kjo ishte gjithçka që iu duhej demokratëve. . . të paktën në fillim. Në një seancë dëgjimore në Komitetin e Drejtësisë, ish-drejtori i FBI-së Xhejms Komej
dhe demokratët në senat, u tallën me rrëfimin e sinqertë por profesional të Retklif, duke pretenduar se ai e diskreditonte në tërësi zbulimin e tij, duke vënë në dyshim edhe kompetencën e tij profesionale.
Por çështja këtu nuk është nëse spiunët rusë, falë pakujdesisë së vetë Klintonit, ishin infiltruar me sukses në fushatën e saj. Çështja është:Klinton po orkestronte në mënyrë të padiskutueshme atë që është zbuluar tani. Grupi i dytë i zbulimeve, tregoi se CIA e kishte marrë shumë seriozisht informacionin rus, saqë drejtori i atëhershëm Xhon Brenan e informoi shpejt presidentin Obama dhe ekipin e sigurisë kombëtare të administratës së tij.
Ndërkohë CIA e përfshiu informacionet e rusëve mbi Klintonin në një memo drejtuar FBI-së. Kur këto u zbuluan, demokratët e ndryshuan fokusin e debatit:Epo, nuk kishte asgjë kriminale në atë që bëri Klinton; ajo thjesht shqetësohej për një konspiracion potencialisht korruptiv midis Trump dhe Putin!
Por në fakt nuk kishte asnjë provë të vetme, se Donald Trump dhe shtabi i tij elektoral kishin ndonjë njohuri paraprake, dhe aq më pak bashkëpunim, për sulmin e dyshuar rus ndaj postës elektronike Konventës Kombëtare të Demokratëve.
Në këtë pikë, demokratëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse ta pranojnë rolin nxitës të Klintonit në narrativën e rreme të bashkëpunimit të Donald Trumpit me rusët. Le të ndjekim pak kronologjinë. Në pranverën e vitit 2016, shtabi i Klintonit, përmes avokatëve të saj udhëzoi Still të bënte disa investigime që e lidhin Trump dhe Rusinë.
Më 20 qershor, Still hartoi ?raportet? e para të dosjes së tij. Por ai raport mund të jetë shkruar nga vetë Klinton ose Xhon Brenan. Interesant është fakti që në ?raportin? e Still, nuk ka asgjë në lidhje me postën elektronike. Dhe asnjë nga gjërat në dukje të rëndësishme që raporton ai, nuk janë të verifikueshme.
Ai nuk ishte duke zbuluar informacione si një profesionist i shërbimeve inteligjente. Por raporti i tij ishte një sulm politik i paguar, që përputhej lehtësisht me lajmet e raportuara sipas narrativës anti-Trump të shtabit të Klintonit.
Më 27 qershor, Prokurorja e Përgjithshme e Obamës, Loreta Linç, bën njoftimin mbi hapjen e një hetimi mbi këtë çështje. Më 2 Korrik, FBI dhe Departamenti i Drejtësisë morën në pyetje Klintonin, ndërsa më 5 korrik, drejtori i atëhershëm i FBI-së, Xhejms Komej mbajti konferencën e tij, duke pretenduar se kishte prova të forta të keqpërdorimit të informacionit të klasifikuar nga Klintoni.
Nëse Komej mendonte se konferenca e tij për shtyp, do të vinte para përgjegjësisë Klinton për skandalin e postës elektronike, ajo pati efektin e kundërt. Republikanët u zemëruan me sjelljen e tij naive. Ndërsa demokratët u tërbuan me sjelljen e gabuar të drejtorit, dhe sidomos me bërjen publike të provave hetimore.
Më 22 korrik hyri në skenë Xhulian Asanzh me publikimin në Ëikileaks të disa nga e-mailet e hakerruara ng Konventa e Demokratëve. Për Klintonin, ajo lëvizje ishte si një bekim nga qielli. Ato e-maile e ndihmuan të luante rolin e viktimës, në një skemë komploti WikiLeaks-Rusi.
Marrë me shkurtime/ Përshtatur nga CNA.al
Nga Janan Ganesh “The Financial Times”Ne që e çmojmë përkush...
Nga Danny DorlingNë vitin 1968, në kulmin e pandemisë së fun...
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri...
Rastet e koronavirusit po rriten përsëri në të gjithë Evropë...
Si e rregullon trupi temperaturën e tij?Kur zgjidhni se çfar...
Bretkosa e Artë helmueseEdhe pse nga jashtë duket një krijes...
Gjatë Luftës së Ftohtë Moska ishte një vend si askush tjetër...
Nga Massimo Mantellini “Internazionale”Disa vjet më parë soc...
Nga Ahmed Charai “National Interest”Si shumë njerëz në gjith...
Të paktën 24 planetët jashtë sistemit diellor mund të jenë m...
Pandemia na ka detyruar të mendohemi mirë para se të prekim ...
Busti i Nefertitit, është ndoshta një nga veprat më të famsh...
Nga William L.Gensert “American Thinker”Që nga fillimi i pre...
Katër presidentë amerikanë kanë vdekur nga shkaqe natyrale n...
Bodo Ramelov, guvernator i landit lindor gjerman të Turingis...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Nuk është se presidentja e...
Nga Rachel Bucchino “National Interest”Kandidati demokrat pë...
Nga Edward Lucas ”Center for European Policy Analysis”* Imag...
Nga Suzanne Nossel “Foreign Policy”* Të drejtat e njeriut ja...
Ernesto Che Guevara, njeriu që u përpoq aq shumë për të shka...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...