web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si të ndalojmë eksportin e autoritarizmit

8 Tetor 2020, 06:46, Blog CNA

Nga Suzanne Nossel ?Foreign Policy?

* Të drejtat e njeriut janë sot të kërcënuara. Që nga viti 1945, vendet e botës kanë miratuar në traktatet kryesore të OKB-së një grup të gjerë rregullash, të cilat shërbejnë tani si norma globale. Edhe pse zbatohen në mënyrë të pabarabartë dhe jo të përsosur, liria individuale, kufizimet mbi pushtetin qeveritar, demokracia dhe sundimi i ligjit janë parime të pranuara gjerësisht, që gëzojnë nivele të larta të miratimit nga populli.

Edhe atje ku shkelen të drejtat, qeveritë kanë bërë gjithnjë e më shumë lëshime si zgjedhjet, dhe pjesëmarrja në organizatat e të drejtave të njeriut, duke mos dashur të shihen si sfidante të egra të sistemit. Por tani, vetë regjimi i të drejtave globale është në rrezik, i kërcënuar nga ngritja e fuqive autoritare.

Dhe asnjë qeveri nuk e kërcënon më shumë sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut sa Partia Komuniste Kineze. Pavarësisht se ka nënshkruar marrëveshje të caktuara ndërkombëtare, ajo nuk ka qenë asnjëherë e gatshme që të garantojë të drejtën e lirisë së shprehjes, lirive fetare apo liri nga torturat dhe puna e detyruar.

Pekini nuk e njeh rolin e vëzhguesve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë organizatat joqeveritare (OJQ) dhe gazetarët e pavarur. Politikëbërësit amerikanë parashikuan dikur se integrimi ekonomik i Kinës me Perëndimin, do ta detyronte atë të hapej.

Supozohej se sipërmarrja e lirë, do të çonte gjithashtu në një shoqëri më të lirë. Por kjo gjë nuk ndodhi. Në fakt, ngritja ekonomike dhe ushtarake e Kinës, vetëm sa e ka thelluar bindjen e liderëve kinezë se autoritarizmi është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e vendit.

Një vështrim i shpejtë në abuzimet e Pekinit, shypja e ujgurëve në Xinjiang; censura dhe kontrolli në rrjetet sociale; presioni ndaj veprimtarisë së organizatave, fondacioneve dhe mediave të huaja; anulimi i demokracisë në Hong Kong, pasqyron faktin se sa pak qeveria kineze është aktualisht e kufizuar nga normat globale të të drejtave të njeriut, presionet e jashtme apo ndjenjat popullore.

Por injorimi nga Pekini i presioneve mbi të drejtat e njeriut brenda kufijve të vendit, nuk është diçka e re. Por ndërsa Kina po bëhet më e integruar globalisht, Pekini po punon për të paragjykuar zhvillimet në të gjithë botën, të cilat mund të gërryejnë kontrollin e tij të brendshëm apo të dëmtojnë aspiratat e veta globale.

Dhe Partia Komuniste Kineze sheh kudo kërcënime. Për shembull, Pranvera Arabe, e nxiti Pekinin të shtrëngonte kontroll mbi mediat sociale, nga frika se edhe populli kinez mund të frymëzohej të dilte në rrugë. Edhe kur shijohen përtej kufijve të Kinës, liritë personale duke filluar nga të folurit tek besimi fetar, cilësohen si rreziqe të mundshme për shkak të ndjenjave që ato mund të nxisin në Kinë.

Strategjia e Pekinit për t?i shfuqizuar këto kërcënime të sapolindura, përbën një fushatë ambicioze të mirë-financuar. Qeveria kineze po punon përmes një rrjeti të gjerë qeverish, kompanish të teknologjisë, universitetesh dhe korporatash, që janë të gatshëm të bëjnë kompromise mbi vlerat perëndimore, për të siguruar qasjen tek paratë dhe tregjet kineze.

Dhe kjo nevojë po dikton tashmë dhe se çfarë historish mund të tregohen në Hollivud. Producentët dhe regjisorët, hezitojnë të flasin për sakrificat që po i bëjnë lirisë artistike. Presione të ngjashme po ndikojnë edhe lojërat në internet dhe botimin e librave.

Ndërkohë, Kina po forcon kontrollin e tij mbi institucionet akademike në Shtetet e Bashkuara, Australi dhe gjetkë përmes fondeve universitare, kontributeve filantropike dhe partneriteteve që duken tepër joshëse për udhëheqësit e universiteteve të etur për para.

Shembulli më i spikatur janë më shumë se 480 Institute Konfuci, kushtuar mësimit të gjuhës dhe kulturës kineze, me seli në kampuset universitare në të gjithë botën, dhe të financuara nga PKK, që të diktojnë se çfarë mësohet dhe nga kush.

Nga qindra mijëra studentë kinezë që studiojnë jashtë Kinës, shumë prej tyre kanë lidhje profesionale ose familjare me qeverinë kineze, duke ngritur pyetje komplekse në lidhje me potencialin e spiunazhit dhe vjedhjes së pronës intelektuale në shkenca dhe teknologji.

Pekini po fiton gjithashtu mbështetje për një përpjekje për të rishkruar rregullat e internetit, duke zëvendësuar të drejtat në lirinë digjitale, me idenë e ?sovranitetit kibernetik?, një parim që u jep qeverive një hapësirë ??të pakufishme për të policuar fushën digjitale siç e gjykojnë ata të arsyeshme, pa marrë parasysh fjalën e lirë, privatësinë ose të drejtat e tjera civile.

Sulmi i Pekinit ndaj sistemit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, kërkon një përgjigje nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe vendet e tjera që respektojnë të drejtat. Një qëndrim pasiv, do të lejonte Pekinin të ecte me shpejtësi përpara, duke e ndryshuar sistemin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut deri në një pikë ku ai të mos njihet më.

Së pari duhet të rindërtohen aleancat dhe partneritetet historike; të ritheksohet respekti për të drejtat e emigrantëve, lirinë e shtypit, barazia racore dhe normat e tjera në shtëpi. Suksesi i kësaj lufte, do të varet nga krijimi i koalicioneve të gjera të gatshme t?u rezistojnë ndërhyrjeve të Pekinit.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara, do të duhet të krijojnë bashkëpunime më të ngushta midis ekspertëve të tyre të të drejtave të njeriut, diplomatëve dhe zyrave dhe ambasadave rajonale. Synimet dhe taktikat e Pekinit, duhet t?i nxisin politikëbërësit perëndimore që mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ta bëjnë shqetësimin e tyre kryesor.

Ndërsa forca dhe ndikimi i Kinës po intensifikohen, nuk është e tepruar të thuhet se e ardhmja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, mund të jetë të fije të perit. Vetëm një përpjekje në shkallë të gjerë, mund të bëjë që ngritja e Pekinit të mos sjellë me vete një rritje të autoritarizimit dhe shtypjes globale./Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga