web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bota është fokusuar tek koronavirusi, po ky është kërcënimi tjetër i madh për shëndetin e njerëzve

7 Tetor 2020, 06:23, Blog CNA

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, nuk kanë për momentin një vëmendje aq të madhe sa Covid-19, pasi sëmundjet që ato shkaktojnë përhapen ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, në vend se ta mbërthejnë gjithë botën brenda një kohe të shkurtër.

Por ekspertët thonë se ato mund të shndërrohen në një kërcënim të ngjashëm me koronavirusin e ri. Dhe kjo gjë do të ndodhë në një mënyrë të ngadaltë. Sipas Qendrave të Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në SHBA (CDC), gati 3 milion amerikanë në vit preken nga një infeksion bakterial rezistent ndaj antibiotikëve.

Prej tyre, gati 35.000 vdesin. Në rang global rreth 700.000 vdesin çdo vit nga këto lloj infeksionesh. Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon që, me ritmet aktuale, rreth 10 milion njerëz  mund të vdesin nga infeksione rezistente ndaj antibiotikëve çdo vit deri në vitin 2050.

Për shkak të teprimit me rekomandimin e antibiotikëve nga ana e mjekëve, përdorimit të tepruar të tyre por dhe faktorëve të tjerë, shumë lloje të ndryshme infeksionesh bakteriale, përfshirë shtamet e gonorresë, tuberkulozit dhe salmonelës janë bërë jashtëzakonisht të vështira, dhe ndonjëherë edhe të pamundura, për t?u kuruar.

Kjo sepse pjesa e vogël e baktereve që i mbijetojnë këtyre antibiotikëve evoluojnë dhe riprodhohen, duke zhvilluar rezistencë. Në të gjithë botën, 230.000 njerëz vdesin çdo vit vetëm nga tuberkulozi rezistent ndaj antibiotikëve.

?Infeksionet bakteriale të patrajtueshme bëjnë shumë dëme. Ato vrasin njerëz?- thotë Sara Fortun, profesore e imunologjisë dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Harvardit.

Ndërkohë Stefani Stredi, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, thotë se nuk po flitet aq sa duhet për këtë kërcënim.

?Ndryshe nga Covid-19, që erdhi papritmas, kriza e super-baktereve ka qenë duke u zhvilluar gradualisht. Dhe ajo është tashmë një pandemi, një krizë globale e cila po thellohet nën pandeminë e Covid-19?- thotë ajo. Në korrik të këtij viti, OBSH  bëri thirrje për një përdorim më të kujdesshëm të antibiotikëve tek pacientët me Covid-19, për të ndihmuar në frenimin e kërcënimit nga rezistenca ndaj antibiotikëve.

Një studim në maj zbuloi se midis 2.000 pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital në të gjithë botën, 72 për qind prej tyre morën antibiotikë edhe pse vetëm 8 për qind kishin të dokumentuar sëmurjen më herët nga infeksionet bakteriale ose kërpudhore.

Ndërsa bakteret bëhen më rezistente ndaj antibiotikëve, rreziku i pasojave katastrofike rritet. Për shembull E.coli, shkakton miliona infeksione të traktit urinar çdo vit. Nëse zhvillohet një lloj bakteresh ekstremisht rezistente ndaj antibiotikëve, ai mund të përhapet dhe të vrasë ?shumë njerëz? thotë Lens Prajs, drejtori themelues i Qendrës së Veprimit mbi Rezistencën ndaj Antibiotikëve në Universitetin Xhorxh Uashington.

?Njerëzit mund të shkojnë te mjeku me atë që ata mendojnë se është një infeksion rutinë i fshikëzës së urinës, dhe të përfundojnë të vdekur nga infeksionet në qarkullimin e gjakut, ndërsa mjekët përpiqen dhe nuk arrijnë t?i trajtojnë infeksionet e tyre?- thekson Prajs.

Fortun thekson se me kalimin e kohës bakteret do të fitojnë rezistencë ndaj antibiotikëve të rinj, ndaj ne do të duhet të jemi të kujdesshëm se si t?i përdorim ato, dhe të vazhdojmë të krijojmë barna të reja për t?u përballur me problemin.

Por kanë kaluar dekada që kur është krijuar një klasë e re antibiotikësh. Kompani si ?Achaogen? dhe ?Aradigm?, të cilat u përqendruan dikur në krijimin e kompanive të reja, janë mbyllur gjatë viteve të fundit. Dhe gjigantët e farmaceutikës si ?Novartis? dhe ?Allergan? nuk po merren më me këtë gjë.

Prodhuesit e ilaçeve, thotë Fortun, nuk parashikojnë të kenë shumë fitime në zhvillimin e antibiotikëve të rinj, sesa të barnave të tjera. Shumë prej tyre kanë investuar në zhvillimin e një antibiotiku të ri dhe dështuan, tha ajo. Britani e Madhe, po tenton të krijojë stimujt e duhur në këtë drejtim.

Vendi po investon 60 milion dollarë amerikanë në zhvillimin e antibiotikëve përmes një fondi inovacioni dhe Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Sipas këtij plani, NHS do t?i paguajë kompanitë paraprakisht për qasjen tek antibiotikët, në vend se t?i paguajë ato bazuar në sasinë e pilulave që shesin./sciencealert.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga