21 vite në pushtet/ Çfarë nuk dini mbi Carin e ri të Rusisë, Vladimir Putin
Vladimir Putin, një nga njerëzit më me ndikim në botë, mbush...
Thuhej se një nga udhëheqësit më brutalë të grupit terrorist Al-Kaeda ?qante gjatë gjithë kohës, dhe se ishte shumë i ndjeshëm, si një fëmijë?. Abu Musab Al-Zarkaui quhej ?kasap; nga mediat. Por ai qante vazhdimisht. Ne jemi mësuar t?i shohim xhihadistët me mitraloza dhe automatikë nëpër duar në skenat mizore nga sulmet terroriste ose lufta në Siri.
Por xhihadistët duket se janë shumë sentimentalë. Ata qajnë kur luten, apo kur dëgjojnë predikime. Ata qajnë para se të shkojnë në betejë dhe pas saj, për shokët e rënë dhe për myslimanët që vuajnë. ?Ti mund të jesh një luftëtar i etur për gjak, dhe në të njëjtën kohë një person që qan shpesh??-thotë Tomas Heghamer, studiuesi kryesor në Institucionin Kërkimor të Mbrojtjes në Norvegji (FFI).
Ai ka studiuar historitë mbi të qarat e xhihadistëve. ?Të qarit, është shembulli më i qartë i rëndësisë së emocioneve në mjedise të tilla. Jeta nga brenda është shumë emocionuese?- thotë Heghamer. Për xhihadistët, lotët dhe brutaliteti shkojnë dorë për dore. Dhe kjo gjë mund të jetë surprizuese për shumë njerëz.
?Ata janë profilizuar si shumë burrërorë dhe të dhunshëm. Në Perëndim, ne nuk i lidhim ata me të qarat dhe ndjeshmërinë?-thotë Heghamer. Por pse luftëtarët terroristë qajnë aq shpesh? Ata thonë se e bëjnë këtë për fenë e tyre, veçanërisht për adhurimin dhe frikën ndaj Zotit.
Xhihadistëve u pëlqen të qajnë bashkë me të tjerët, dhe ata e tregojnë këtë përmes filmave të tyre propagandistikë.
Ka rregulla të qarta se kur është në rregull të qash. ?E qara duhet të përputhet me normat ideologjike, duke shprehur mundësisht entuziazëm për besimin në kauzën e përbashkët dhe në Zot?- thotë Heghamer. Anëtarët dhe mbështetësit e Shtetit Islamik dhe organizatës terroriste Al-Kaida, qajnë në kontekste të ndryshme.
Një luftëtari iu tha nga udhëheqësi i Al-Kaidës Osama bin Laden se ishte shumë mbipeshë për të marrë pjesë në luftime. Thuhet se ai qau i zhgënjyer, pasi do të humbiste shansin për t?u bërë një martir. Vetë Bin Laden qante shpesh për kushtet e këqija të jetesës së myslimanëve nëpër botë.
Mullah Krekar, një terrorist i dënuar që jetoi në Norvegji për shumë vite, qau kur predikoi në Kurdistan në vitet 1990. Edhe publiku qante bashkë me të. Heghamer ka mbledhur shumë shembuj dekadën e fundit, duke synuar të studiojë dhe kuptojë kulturën e ekstremistëve.
?Fillova të shoh gjëra, që nuk kanë asnjë lidhje me luftimet. Dhe pastaj zbulova se aty brenda kishte shumë të qara?- thotë Heghamer. Përgjatë viteve, ai ka mbledhur qindra histori, të marra nga propaganda e ekstremistëve, dokumentarë, diskutime në mediat sociale, dhe autobiografitë e dezertorëve.
Por Heghamer nuk mendon se ajo që zbuloi ishte veçanërisht befasuese. Në të kaluarën, edhe evropianët gjithashtu e kombinonin luftën dhe të qarat, thotë ai. ?Ideali stoik në luftën moderne perëndimore se një ushtar nuk duhet të qajë, është në fakt një përjashtim?- thotë studiuesi i terrorizmit.
Të qash me të tjerët është një dukuri që ndodh brenda disa feve, përfshirë Krishterimin. Por nuk dihej se e qara do të ishte aq e shpeshtë midis anëtarëve të ISIS dhe Al-Kaidës, të cilët identifikohen me rrymën e Salafizmit brenda Islamit.
Salafistët zakonisht i dënojnë të qarat e pakontrolluara. Ata praktikojnë më shumë të qarën e qetë dhe të kontrolluar. Ndërkohë të qarit, është gjithashtu i zakonshëm në praktikat paqësore myslimane, si për shembull gjatë një predikimi. Por a janë të sinqertë apo shtirren terroristët me të qarat e tyre?
Heghamer nuk e di. ?Në një farë mase, ndoshta është një lloj teatri. Por unë nuk mendoj se ne mund të bëjmë plotësisht dallimin midis lotëve të vërtetë dhe atyre artificialë. Ato mund të fillojnë si një normë dhe të bëhen origjinale?-thotë ai.
Heghamer mendon se lotët janë të sinqertë tek shumica e njerëzve. Ato mund të burojnë nga një besim i zjarrtë, si dhe nga shkaqe të tjera. Ai përmend dezertorët që u larguan nga xhihadistët. ?Në retrospektivë ata e besonin plotësisht se do të shkonin në parajsë nëse do të vdisnin në betejë?-thotë ai.
Nga ana tjetër, terroristët nuk flasin për ndjenjat e kësaj bote që mund të gjenden brenda tyre.
Xhihadistët kanë një marrëdhënie ambivalente me të qarën. ?Ata nuk lejohen të qajnë sepse i mungon nëna e tyre, për shkak të dhimbjes, apo sepse kanë frikë?- thotë Heghamer.
?Ata i përqeshin armiqtë që qajnë për ato arsye, dhe tregojnë se sa frikacakë, njerëzorë dhe të dobët janë ata?-thekson ai. Terroristët thonë se ata qajnë para betejës, pasi shpresojnë të bëhen dëshmorë, dhe më pas zhgënjehen kur nuk e arrijnë këtë gjë./sciencenorway– Përshtatur nga CNA.al
Vladimir Putin, një nga njerëzit më me ndikim në botë, mbush...
Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, nuk kanë për momenti...
Nga Paul Mccarthy & Paul Prososki “National Interest”Ballkan...
Nga David Catron “The Spectator”* Demokratët nuk po mundnin ...
Në pamje që parë të kuptuarit e trishtimit përkundrejt depre...
Nga Sasha Toperich “The Hill”Nëntorin e kaluar, presidenti f...
Stiv Xhobs, themeluesi i kompanisë “Apple” dhe një nga gjeni...
Nga Billy Hallowell “Fox News”Shtrimi në spital i presidenti...
Fuqitë dhe sytë e tij misteriozë, që ishin në gjendje të hip...
Objekt i një debati të përhershëm, dhe nëse deri një vit më ...
Nga Timothy J. Lynch “The Conversation”Kur ka mbetur vetëm 1...
Sipas një studimi me 3.000 të rritur të kryer nga “Premier I...
Nga Gregorio Sorgi “Huffington Post”* Cili është sekreti i m...
Pavarësisht nëse shkaku ishte zhgënjimi, zemërimi apo disipl...
Ribashkimi 30 vjet më parë krijoi një Gjermani të fuqishme, ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”* Historia e epidemive, është ...
Nga Simon Lamb “Cosmos Magazine”* A keni menduar ndonjëherë,...
Janarin e kaluar, Covid-19 goditi Italinë, ndalesa e parë ev...
Nga Boris Pistorius “The Financial Times”Është e qartë se pa...
Kijong-dong duket nga larg si një fshat tipik, me një depozi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...