Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Ernesto Che Guevara, njeriu që u përpoq aq shumë për të shkatërruar kapitalizmin, është shndërruar dekadat e fundit në një markë të kapitalizmit. Fytyra e tij është e stampuar në kapuçë, çakmakë, kuleta, kapele bejsbolli, bluza, çanta, xhinse etj.
Produktet me fytyrën e ?Che? tregtohen nga korporata të mëdha por edhe biznese të vogla. Dhe ironia më e madhe:godina ku lindi Guevara në Rozario të Argjentinës, një ndërtesë e shkëlqyer e fillimit të shekullit XX, ishte deri vonë selia e fondacionit privat të pensioneve ?AFJP Máxima?, një model i privatizimeve që ndodhën në vend në vitet 1990.
Metamorfoza e ?Che Guevara? në një markë kapitaliste nuk është e re. Por kjo markë fitoi një lloj ringjallje të vonë, kryesisht falë filmit ?The Motorcy Diaries?, i prodhuar nga Robert Redford dhe me regjit të Uollter Seljs. Por është mëse e zakonshme që shumë nga ndjekësit e një kulti të mos e dinë historinë e jetës reale të heroit të tyre, të vërtetën historike.
Guevara ishte në fakt një vrarës i etur për gjak. Në prillin e vitit 1967, duke iu referuar përvojës, ai e përmblodhi kështu idenë e tij mbi drejtësinë në ?Mesazhin për 3 kontinentet?:?Urrejtja si një element i luftës; urrejtja e pandërprerë për armikun, që e shtyn një qenie njerëzore përtej kufizimeve të tij natyrore, duke e bërë atë në një makinë vrasëse efektive, të dhunshme, selektive dhe me gjak të ftohtë?.
Edhe shkrimet e tij të mëparshme janë të mbushura me këtë dhunë retorike dhe ideologjike. Në një letër drejtuar nënës së tij në vitin 1954, shkruar nga Guatemala, ku ai pa përmbysjen e qeverisë revolucionare të Jakobo Arbenz, ai shkroi:?Ishte shumë kënaqësi, bombat, fjalimet dhe shpërqendrimet e tjera, ma thyen monotoninë në të cilën po jetoja. ?
Kur ai udhëtoi me Fidel Castron nga Meksika në Kubë në bordin e anijes ?Granma?, i shkruan këtë frazë gruas së tij më 28 Janar 1957:?Këtu në xhunglën Kubane, i gjallë dhe i etur për gjak!?. Ky mentalitet ishte përforcuar nga bindja e tij se Arbenz e humbi pushtetin, pasi nuk kishte arritur të ekzekutonte armiqtë e tij të mundshëm.
Ndaj nuk është e habitshme pse gjatë luftës së armatosur kundër Fulgencio Batistas, dhe më pas pas hyrjes triumfale në Havana, Guevara vrau ose mbikëqyri ekzekutimin e shumë njerëzve – armiq të provuar, armiq të dyshuar apo të gjithë ata që u ndodhën në vendin dhe kohën e gabuar.
Në janarin e vitit 1957, siç e tregon ditari i tij nga Sierra Maestra, Guevara qëlloi për vdekje Eutimio Guerra, pasi dyshonte se ai kishte dhënë informacione tek armiqtë:?Unë i dhashë fund problemit me një pistoletë të kalibrit 32, në anën e djathtë të trurit të tij… sendet tani ishin të miat?.
Më vonë vrau Aristidion, një fshatar që shprehte dëshirën të ikte sa herë që rebelët zhvendoseshin diku tjetër. Ndërsa pyeste veten nëse kjo viktimë e veçantë ?ishte vërtet aq fajtore sa të meritonte vdekjen?, ai nuk kishte asnjë shqetësim për të urdhëruar vdekjen e Echevarrías, vëllat të njërit prej shokëve të tij, për shkak të krimeve të paspecifikuara:?Ai duhej të paguante çmimin!?.
Në raste të tjera ai nxiste ekzekutimet por pa i kryer ato, si një metodë e torturës psikologjike.
Luis Guardia dhe Pedro Corzo, dy studiues kubanë me banim në SHBA morën dëshminë e Jaime Costa Vázquez, një ish-komandant i ushtrisë revolucionare i njohur si ?El Catalán?, që cili pohon se ndërsa shumë prej ekzekutimeve i atribuohen Ramiro Valdés, Ministri i Brendshëm i ardhshëm i Kubës, ato ishin përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Guevarës, pasi Valdés ishte nën urdhrat e tij në male.
?Nëse keni dyshime, vriteni atë!? ishin udhëzimet e Che. Në prag të fitores, sipas Costa, Che urdhëroi ekzekutimin e dhjetëra njerëzve në Santa Clara, në Kubën Qendrore, ku njësia e tij kishte shkuar si pjesë e një sulmi përfundimtar në ishull.
Disa prej tyre u vranë në një hotel, siç ka shkruar Marcelo Fernándes-Zayas, një tjetër ish-revolucionar që më vonë u bë gazetar, që shton se midis të ekzekutuarve, ishin fshatarë që i ishin bashkuar ushtrisë thjesht për të shpëtuar nga papunësia.
Por ?makineria vrasëse me gjak të ftohtë? e tregoi egërsinë e saj të plotë menjëherë pas shembjes së regjimit Batista, kur Fidel Castro e vendos Guevaran në krye të burgut La Cabaña. La Cabaña, ishte një fortesë e përdorur për të mbrojtur Havanë kundër piratëve anglezë në shekullin XVIII; ndërsa më vonë u bë një kazermë ushtarake.
Në një mënyrë që të kujton kasapin e Stalinit në Bashkimin Sovjetik, Lavrenti Beria, Guevara drejtoi gjatë gjysmës së parë të 1959 një nga periudhat më të errëta të revolucionit. Che ishte në krye të ?Comisión Depuradora?, një gjykatë ushtarake që eliminoi dhjetëra njerëz.
Ekzekutimet ndodhnin nga e hëna në të premte, në mes të natës, menjëherë sapo ishte dhënë dënimi dhe ishte konfirmuar automatikisht nga organi i apelit. Vetëm në një natë, u ekzekutuan 7 burra. Po sa njerëz u vranë në La Cabaña?
Pedro Corzo ofron një shifër prej 200 dyqind, të ngjashme me atë të dhënë nga Armando Lago, një profesor i ekonomisë që përpiloi një listë me 179 emra, si pjesë e një studimi të gjatë mbi ekzekutimet në Kubë. Por të dhëna të tjera tregojnë se 400 njerëz u ekzekutuan vetëm midis janarit dhe fundit të qershorit të vitit 1959.
Ndërkohë kabllogramat sekrete të dërguara nga ambasada amerikane në Havanë Departamentit të Shtetit në Uashington, flisnin për ?mbi 500 të vrarë?. Por Jorge Castañeda, një nga biografët e Guevaras, flet për 700 viktima. Félix Rodríguez, një agjent i CIA-s, që ishte pjesë e ekipit të ngarkuar me ndjekjen dhe eliminimin e Guevarës në Bolivi, thotë se revolucionari akuzohej për vrasjen e rreth 2 mijë apo më shumë njerëzve.
Guevara u distancua nga Bashkimi Sovjetik në vitet e fundit të jetës së tij. Ai e fajësoi Moskën se ishte shumë e butë ideologjikisht dhe diplomatikisht, duke bërë shumë lëshime.
Ai u vra në Bilovi më 8 tetor 1967 në xhunglat e Bolivisë. Trashëgimia e tij mbeti e debatueshme. Por pas shembjes së regjimeve komuniste në vitet 1989-1990, doli në pah fytyra e vërtetë e një krimineli të maskuar si një revolucionar idealist./ independent–Përshtatur nga CNA.al
Marrë me shkurtime
Thuhej se një nga udhëheqësit më brutalë të grupit terrorist...
Vladimir Putin, një nga njerëzit më me ndikim në botë, mbush...
Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, nuk kanë për momenti...
Nga Paul Mccarthy & Paul Prososki “National Interest”Ballkan...
Nga David Catron “The Spectator”* Demokratët nuk po mundnin ...
Në pamje që parë të kuptuarit e trishtimit përkundrejt depre...
Nga Sasha Toperich “The Hill”Nëntorin e kaluar, presidenti f...
Stiv Xhobs, themeluesi i kompanisë “Apple” dhe një nga gjeni...
Nga Billy Hallowell “Fox News”Shtrimi në spital i presidenti...
Fuqitë dhe sytë e tij misteriozë, që ishin në gjendje të hip...
Objekt i një debati të përhershëm, dhe nëse deri një vit më ...
Nga Timothy J. Lynch “The Conversation”Kur ka mbetur vetëm 1...
Sipas një studimi me 3.000 të rritur të kryer nga “Premier I...
Nga Gregorio Sorgi “Huffington Post”* Cili është sekreti i m...
Pavarësisht nëse shkaku ishte zhgënjimi, zemërimi apo disipl...
Ribashkimi 30 vjet më parë krijoi një Gjermani të fuqishme, ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”* Historia e epidemive, është ...
Nga Simon Lamb “Cosmos Magazine”* A keni menduar ndonjëherë,...
Janarin e kaluar, Covid-19 goditi Italinë, ndalesa e parë ev...
Nga Boris Pistorius “The Financial Times”Është e qartë se pa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...