web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë na ka mësuar reagimi i Gjermanisë ndaj koronavirusit

9 Tetor 2020, 06:33, Blog CNA

Bodo Ramelov, guvernator i landit lindor gjerman të Turingisë, flet ulur në zyrën e tij për autobusët. Më saktë për dy prej tyre. Autobusi i parë ishte plot me nxënës që vinin nga një ekskursion në Liqenin Balaton në Hungari, ndërsa tjetri po transportonte pensionistë nga llixhat Franti?kovy Lázn? në Republikën Çeke.

Secili kishte në bord pasagjerë të infektuar me koronavirusin e ri. Në autobusin e parë, asnjë fëmijë tjetër nuk e prek nga infeksioni. Por në autobusin e dytë, u prekën thuajse të gjithë, ashtu si shumë nga njerëzit me të cilët më vonë ranë në kontakt në landin Turingisë.

?Tek pensionistët, virusi u përhap në mënyrë shpërthyese, por me fëmijët kjo gjë nuk ndodhi?-thotë Ramelov. Nëse dikush mund të supozojë se këto udhëtime me autobus ishin përfaqësuese të sjelljes së virusit, atëherë kjo do të nxirrte në pah dy gabime domethënëse të bëra nga udhëheqësit politikë në fillim të pandemisë.

Një nga reagimet e para ndaj përhapjes së SARS-CoV-2, ishte mbyllja e qendrave të kujdesit ditor dhe shkollave. Ndërkohë, masat e veçanta të mbrojtjes për të moshuarit u refuzuan, përveç atyre në azilet e të moshuarve. Por në fillim të pandemisë, situata ishte e re dhe kishte aq shumë pasiguri, sa që fjala ?gabim? nuk ka të njëjtin ndikim si zakonisht.

Një gabim i tillë do të ishte i pafalshëm, nëse prej tij nuk do të merren mësimet e duhura. Por a ka ndodhur kështu? Gjermania ka kaluar gati 7 muaj nën zgjedhën e koronavirusit, dhe pandemia vazhdon të diktojë jetën tonë të përditshme si dhe shumë vendime politike.

Pas një pranvere të vështirë, dhe një vere relativisht të relaksuar, vendi gjendet aktualisht nën tension pasi ka mbërritur vjeshta. Me shifrat e rritura ndjeshëm të rasteve të reja, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më tej. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur për skenarin e 19.200 rasteve të reja çdo ditë deri në Krishtlindje, shifër që shumë njerëz mendojnë se është shumë alarmante.

Por tani e dimë që vetëm numri i infeksioneve, nuk tregon aq shumë mbi rreziqet që vijnë nga koronavirusi. E megjithatë ky numër është ende në fokusin kryesor të udhëheqjes politike dhe medieve në Gjermani. Atëherë, a kemi mësuar ndonjë gjë nga pandemia?

Në tërësi, njohuritë tona mbi virusin, sjelljen dhe efektet e tij janë shtuar shumë, duke e përmirësuar bazën për vendimet politike. Gjithsesi, ka ende shumë pasiguri, prandaj ka një pikëpyetje pas çdo vendimi të marrë nga qeveria.

Çfarë është më e arsyeshme? Cili është vendimi i saktë brenda treshes së shqetësimeve: shëndeti, liria dhe prosperiteti? Shëndeti, ka sigurisht përparësi. Por është po aq e rëndësishme të shmanget një bllokim i dytë, për shkak të implikimeve të tij mbi lirinë dhe prosperitetin.

Nëse e pyet Rene Gotshalk, infektiolog dhe drejtues i Departamentit të Shëndetit Publik në qytetin e Frankfurtit, se mos Gjermania ka qenë me fat, pasi pandemia nuk e ka goditur vendin aq fort sa të tjerët, përgjigjja e tij është:?Jo, nuk ishte fat, por një sistem shumë efektiv i kujdesit shëndetësor publik?.

Spitalet kanë shumë shtretër, thekson ai, dhe zyrtarët e shëndetësisë kanë qenë të zellshëm në gjurmimin e zinxhirëve të infeksioneve. ?Gjurmimi i kontakteve, veçanërisht në fazat e hershme, ishte çelësi i suksesit?- thotë ai.

Gjatë shpërthimit të parë epidemik të të SARS në vitin 2003, Gotshalk shkoi në Hong Kong. Përdorimi i gjerë i maskave, i kombinuar me masat e vendosura nga zyrtarët e shëndetit publik, thotë ai, çoi në zhdukjen e virusit. Të gjitha viruset e tjerë që përhapen përmes ajrit u kufizuan gjithashtu, shton ai.

Mësimi që ai ka nxjerrë:?Nëse njerëzit do të mbanin vazhdimisht maska, makthi do të mbaronte për disa javë?. Por kancelaria Merkel dhe shefja e kabinetit Helga Braun, nuk ishin që në fillim dakord me këtë qasje. Ato madje menduan se maskat mund të ishin kundërproduktive.

Ndaj në vend të kësaj, u zbatua një bllokim i moderuar. ?Po flasim për një sëmundje, me të cilën 80 për qind e popullsisë nuk ka ndojë problem serioz. Shumë pak pacientë vdesin. Në Gjermani norma është midis 0.4-0.7 përqind. Që nga marsi, 3.428 njerëz në Frankfurt janë infektuar me virusin, dhe 71 prej tyre kanë vdekur?- thotë Gotshalk.

A është kjo situatë për shkak të masave të vendosura? A do të kishte dalë Gjermania relativisht e padëmtuar edhe pa një bllokim? Ky është një debat që ka të ngjarë të vazhdojë gjatë. Propozimi i Gotshalk për një qasje të re është:?Mbroni ata që janë veçanërisht në rrezik, pra të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Popullsia është duke u bërë gjithnjë e më e vetëdijshme për rëndësinë e masave?- thotë Gotshalk

Mbyllja e shkollave dhe qendrave ditore në Gjermani, ishte një nga hapat e hershëm që u ndërmor pasi virologu Kristian Drosten, që u bë këshilltari kryesor i qeverisë gjermane për Covid-19, ndryshoi mendim mbi këtë çështje, dhe pasi guvernatorët e landeve nisën të shqetësohen gjithnjë e më shumë për pandeminë.

Armin Lashet dhe Markus Soder, janë përkatësisht drejtuesit e landeve të Vestfalisë së Veriut dhe Bavarisë. Ata kanë pasur një qasje të ndryshme ndaj pandemisë. Soder kërkoi që në fillim masa të rrepta, strategji që u mirëprit në Bavari dhe në të gjithë vendin.

Ndërkohë Lashet, ishte shumë dyshues. Sa kufizime në të drejtat themelore mund të përballojë një demokraci? Por pavendosmëria e tij nuk u prit mirë nga qytetarët, dhe këtë e treguar sondazhet. Gjatë një krize, gjermanët me sa duket preferojnë shfaqjen e sigurisë dhe një tendence drejt autoritarizmit. Edhe ky është një mësim interesant nga kjo pandemi.

Por Soder refuzon ta përdorë termin ?autoritar?. As ai dhe as pjesa tjetër e bavarezëve, këmbëngul ai, nuk janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj prirjeve autoritare.

?Sa më shumë liri që të jetë e mundur, aq më shumë mbrojtje që është e nevojshme?, ishte ky ?litari? i hollë në të cilin ai po përpiqej të ecte. Është një fjali që komunikon qartë hierarkinë:E domosdoshmja përcakton shkallën e mundshme. Liria vinte e dyta pas shëndetit.

Edhe kancelarja, që shihet si një liberale ashtu si Lashet, e ka shumë të qartë përparësinë e shëndetit publik mbi liritë demokratike.

Gjatë konferencës së fundit online me guvernatorët e landeve gjermane të martën e kaluar, ajo bëri thirrje për zbatimin e rreptë të masave mbrojtëse. Ajo donte imponim të tyre. Shumë guvernatorë, veçanërisht nga landet që dikur përbënin Gjermaninë Lindore, ishin kundër.

Në Gjermani ka pasur herët paralajmërime për një pandemi virale. Në një raport të vitit 2013 në parlamentin gjerman, u fol për rreziqet e mundshme për sigurinë e vendit, dhe për mundësinë e një epidemie të ngjashme më atë të SARS-it.

Të gjithë u tronditën, thotë Ramelov, por nuk u mor asnjë masë. ?Ne nuk kishim një pandemi në radarin tonë?- thekson ai. Ky është dështimi më i madh i udhëheqjes politike dhe institucioneve të vendit, por edhe i shoqërisë, përfshirë mediat. Me sa duket, një paralajmërim bardh e zi nuk ishte i mjaftueshëm.

Njerëzit duhej të vdisnin para se gjërat të lëviznin. ?Ne i mbrojmë rrjetet kompjuterike nga viruset, por jo në jetën tonë reale?- thotë Ramelov. ?Unë e shoh këtë gjë si një gabim të rëndë?- shton. Ai propozon marrjen e masave paraprake për të shmangur emergjenca të tilla në të ardhmen.

Marrë me shkurtime-?Der Spiegel?-Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga